Strategjia e grupeve ekstremiste kundër fëmijëve

0

Strategjia e grupeve ekstremiste  kundër fëmijëve

Fëmijët janë të rinjtë e së nesërmes dhe shpresat e së ardhmes janë mbi ta. Prindërit gjithmonë janë të etur që e ardhmja e fëmijëve dhe statusi i tyre shoqëror të jetë më e mirë. Prindërit përpiqen të plotësojnë të gjitha nevojat e fëmijëve edhe nëse çmimi është shëndeti i prindërve. Pejgamberi ka thënë: „Fëmija është një krijesë frikacake“.

Nga ana tjetër, organizatat terroriste (me të gjithë emrat dhe ideologjitë e tyre) miratojnë një strategji trevjeçare në vrasjen e pafajësisë së fëmijëve, duke filluar me shkatërrimin e sistemit arsimor, duke përhapur injorancën, duke rekrutuar fëmijët dhe më në fund duke përdorur ato si armë dhe mburoja njerëzore. Është esenciale për organizatat terroriste që të garantojnë mbijetesën dhe vazhdimësinë e tyre duke shfrytëzuar vakumin e sigurisë, varfërinë, terrorizmin dhe shfrytëzimin seksual.

Aksi i parë: Sistemi arsimor:

Organizatat terroriste janë të vetëdijshme për rolin e procesit arsimor në kristalizimin e vetëdijes kolektive dhe për këtë arsye kanë hartuar plane dhe programe të dizajnuara për të eliminuar sistemin arsimor brenda zonave nën kontrollin e tyre, jo vetëm mbylljen e shkollave publike dhe terrorit të studentëve dhe mësuesve por synon kryesisht në falsifikimin e ndërgjegjësimit shoqëror dhe fetar, dhe zëvendësimin e grupit me atdheun.

Krijimi i një brezi të terroristëve më të egër, misioni i të cilëve është përhapja e kaosit dhe terrorizmit në emër  të pastrimit të shoqërisë. Për fat të keq, në dritën e dobësisë së qeverisë dhe vakumit të sigurisë, grupet terroriste kanë shkatërruar sistemin arsimor dhe kanë nisur atë që mund të quhet proces terrorist arsimor.

Observatori Al-Azhar kishte përgatitur më parë një studim gjithëpërfshirës mbi kurrikulat arsimore në Irak dhe theksoi ndihmën për organizatën nga një grup i madh ekspertësh dhe specialistësh në zhvillimin e këtyre kurrikulave, që synon të krijojë një brez luftarak; duke cituar një varg ajetesh Kur’anor dhe haditheve të Profetit të nxjerra nga kontekstet e saj dhe duke vendosur gabimisht parimin e grupit të shpëtuar“

Në të njëjtin kontekst, Ministria Afgane e Arsimit zbuloi se numri i shkollave të mbyllura është rreth 17,800 shkolla të mbyllura përgjithmonë ose përkohësisht nga kërcënimet terroriste; gjë që çoi në heqjen e rreth 9 milion fëmijëve nga arsimi për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Aksi i dytë: Rekrutimi i fëmijëve:

Organizata mbështet nga një numër aktivitetesh rekreative dhe atmosfere të veçantë për kapjen e fëmijëve , të cilën fëmijët shpesh humbasin për shkak të konflikteve. Organizata ISIS ka miratuar (sipas raporteve të shtypit) një strategji gjashtë-vjeçare në rekrutimin e fëmijëve, duke filluar me joshjen përmes takimeve jo të dhunshme  me anëtarët e organizatës në ngjarje publike.

Procesi i nënshtrimit dhe programimit të mentalitetit të fëmijës fillon nëpërmjet një sërë ushtrimesh fizike dhe psikologjike që sigurojnë ndarjen nga familja, uniformitetin e uniformës, dhe thellojnë ndjenjën e vlerave të organizimit, dhe pastaj, organizata kërkon të  forcojë përvojat e fëmijës para se të caktojë detyrat sipas aftësive të tij.

Grupi “Boko Haram“ ndjek programe të kombinuara në raport me fëmijët varësisht nga situata e fëmijëve, i detyrojnë vajzat të martohen me pjesëtarë të grupit pastaj duke u ofruar mundësi për sulme terroriste, njëra nga ato tha: „Ata erdhën në fshatin tonë me pushkë dhe na thanë: ‚Ata duan të martohen me ne‘. Ne thamë: „Jo,“ tha ajo, „Udhëheqësit vijnë dhe pyesin: kush dëshiron të kryejë një sulm vetëvrasës?“ Atëherë vajzat bërtasin: „Unë, Unë, Unë, madje ato luftuan për të bërë punën“, në fillimin mendoja se atyre ua kanë shpërlarë trurin,  por ato donin vetëm të iknin nga “Boko Hramam”.

Ndërsa shfrytëzojnë kushtet e vështira ekonomike, terrorizmin dhe kërcënimet për të rekrutuar dhe përdorur meshkujt si mjete në operacionet terroriste, ose për të mbledhur informacion dhe për të kryer detyra që nuk kërkojnë përpjekje fizike. Terrorizmi, pasi u siguron atyre para, siguri, mbrojtje dhe fuqi. Kjo mund të duket një mundësi tërheqëse në këmbim të varfërisë dhe urisë. Fëmija merr një pagë mujore prej 30 deri 50 dollarë për shërbimet e armatosura sipas Amnesty International shumë fëmijë në Al Shabaab janë rrahur me kamgjik, dhe kanë përjetuar abuzime të tmerrshme, përfshirë gurëzimet, amputimet dhe vrasjet.

Kështu kanë qenë edhe dëshmitarë të vrasjeve ose dhunimeve të familjarëve dhe të afërmeve, një fëmijë i cili quhet Xhafer i cili ishte 13 vjeçar i cili ishte kapur në një nga aksionet e organizatës terroriste i cili tha:   „Unë thjesht dëshiroja të jetoj një jetë normale, kam dashur të shkoj në shkollë dhe më kanë thënë se do të më japin arsim falas dhe nuk kam menduar se do të gjendem në kësi situate“, tha Xhaferi 13-vjeçar.

Në Afganistan, organizatat terroriste përdorin terrorin dhe abuzimin e fëmijëve në një mënyrë që i detyron ata të bashkohen me këto organizata në kërkim të sigurisë. Numri i fëmijëve viktima të operacioneve terroriste është rritur, në krahasim me operacionet e prerjes së kokës.

Raportet e lajmeve publikuan lajmin për zbatimin e një plani nga ISIS që bën thirrje për dënimin me vdekje dhe ia këputën kokën një fëmije, të akuzuar për ndihmë të forcave lokale të policisë. Kombet e Bashkuara kanë kritikuar frekuencën e lartë të bombardimeve të njëpasnjëshme që kanë të bëjnë me fëmijët në veçanti.

Boshti i tretë: përdorimi i fëmijëve

Përdorimi i fëmijëve brenda organizatave terroriste ndryshon nga angazhimi në luftime, vrasje apo bombardime. Një raport i OKB-së theksoi përdorimin sistematik të organizatës ISIS të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare si prerës kokash, duke filluar nga  luftëtar 16-vjeçar i cili ua këputi kokat dy ushtarëve, të cilët ishin rrëmbyer nga baza e „Tabkatu“ në qytetin e Al Rika.

Një tjetër videokasetë gjithashtu tregoi një fëmijë nën moshën 8 vjeç që ekzekutoi dy burra, të cilëve organizata ISIS akuzoj se ishin spiun për rusët, nga ana tjetër, dy gra u vranë në një sulm vetëvrasës në një treg në Maiduguri, në verilindje të Nigerisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

Ai shtoi: „Të dy fëmijët që shpërthyen janë shtatë dhe tetë vjeç dhe thanë se ata panë dy fëmijët që zbrisnin nga njëri nga automjetet dhe më pas u drejtuan në një ndërtesë që përmbante shumë dyqane dhe më pas shpërtheu. “ Një në pesë sulme vetëvrasëse nga grupi i armatosur në Nigeri, Kamerun dhe Çad tani po kryhen nga fëmijët këtë vit.

Në të njëjtin kontekst, talebanët po përdorin fëmijë për të transportuar eksplozivë në shkolla në Afganistanin lindor dhe forcat afgane të sigurisë i kanë shkatërruar me sukses një numër eksplozivësh të mbjellë nga një nxënës 8 vjeçar në përputhje me urdhrin.

Forcat e sigurisë arrestuan Basheer Ahmed, 16 vjeç, pas një bombë të mbjellë nga talebanët në anën e rrugës në fshatin Pashtunkot në Farjab fëmija e pranoj se një udhëheqës  „Taliban“ i quajtur „Bereketullah” e urdhëroi atë të mbjellë këtë bombë; për të vrarë një oficer policie.

Ai shtoi: „Një muaj pasi bomba u mboll dhe nuk u shpërthye, lëvizja kërcënoi ta vriste dhe kërcënoi edhe familjen e tij të digjej. Pas këtyre kërcënimeve ai u detyrua të shpërthente bombën.“ Bomba u shpërthye në kohën kur forcat e sigurisë u larguan, e bëra me dashje që askush të mos dëmtohej. “

Media njoftoi se organizata „ISIS“ ka publikuar një video të ceremonisë së diplomimit të një numri të fëmijëve brenda radhëve të organizatës, si dhe raportin e (Business Insider) një aktivisti lokal që thotë: „Më shumë se 30 fëmijë po luftonin në radhët e ISIS e të cilët u vranë në luftime kundër forcave kurde në qytetin e Kobanit „.

Gazeta “Indipendent” duke cituar burime besnike  afër organizatës ISIS
gjithashtu publikoi fotot e luftëtarit më të vogël të huaj të vrarë në një
betejë, jo më shumë se 10 vjeç.

Së fundi, ne besojmë se organizatat terroriste kanë të përbashkëta –
pavarësisht nga emrat dhe ideologjitë të ndryshme – në shfrytëzimin e kushteve të sigurisë, ekonomike dhe mjedisore në rekrutimin e fëmijëve dhe përdorimin e tyre si bomba kohore që kërcënojnë njerëzimin dhe në të njëjtën kohë i garantojnë mbijetesën dhe vazhdimësinë e këtyre organizatave.

Rehabilitimi i këtyre fëmijëve do të zgjasë shumë vjet për të pastruar mendjet e tyre nga idetë terroriste duke i riintegruar ata në shoqëri dhe duke siguruar një ambient të sigurt pa abuzime.

Burimi: Alazhar Observer – مرصد الأزهر
Al-Azhar Observatory for Combating Extremism

Artikulli paraprakMetodat e organizatave terroriste në operacione terroriste dhe ushtarake
Artikulli tjetërA është ekstremizmi prodhim islam?
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).