Metodat e organizatave terroriste në operacione terroriste dhe ushtarake

0

Kur flasim për terrorizmin mendja na shkon në drejtime të ndryshme, ndër të tjera,  arsyet për shfaqjen e terrorizmit dhe  kërkimi shkencor edhe për mendimin e tyre ideologjik dhe synimeve të tyre pas kësaj. Për të arritur këto synime, ata duhet të kenë metodat dhe  planë programet  të planifikimit organizativ dhe planet në terren për të arritur suksesin e qëllimeve të tyre ideologjike. Organizatat terroriste kanë një njësi të organizuar dhe një strukturë administrative të ngjashme me institucionet shtetërore dhe kanë elemente të ekspertëve në fushën e administratës, ekonomisë, sigurisë, ushtrisë dhe elektronikes.

Prandaj, kur i luftoni ato organizata terroriste e shohim se nuk është e lehtë të eliminohen ato, por është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet drejt zbatimit të planeve gjithëpërfshirëse strategjike për të siguruar kontrollin dhe të bëhet e mundur reduktimi i aktivitetit të tyre dhe eliminimin e rrjetit terrorist. Gjatë këtij procesi, do të sqarojmë disa pika lidhur me rrjedhën e operacioneve të tyre në terren, si më poshtë:

I – Njohja e llojeve të qelizave te operacioneve.

II – Si bëhet rekrutimi i të rinjtë për t’u bashkuar me ta.

III – Çfarë lloj trajnimesh marrin ata?

IV – Metodat e kryerjes së operacioneve terroriste.

V – Metodat e kryerjes së operacioneve ushtarake

I. Llojet e qelizave operacionale në organizatat terroriste:

1) Qeliza qendrore

2) Qeliza e fshehur

3) Qelizat logjistike

4) Qeliza të dukshme ose të ekspozuara

5) Qelizat e reja

6) Qelizat e fjetura

Qeliza qendrore: janë elementët kryesorë që udhëheqin organizatën dhe punojnë në planifikimin e objektivave të organizatës dhe udhëheqin elementet terroriste, identifikojnë detyrat për të gjithë elementët e anëtarëve të saj, qeliza qendrore është ajo që pajis me informacione dhe udhëzime elementët terroriste mbi aktivitetet e operacioneve të organizatës, qoftë aktet e terrorizmit apo operacionet ushtarake.

Llojet e drejtuesve brenda organizatave terroriste:

• Udhëheqja e lartë e organizatës

• Udhëheqja rajonale

• Udhëheqja operacionale

• Udhëheqja ekzekutive

Qeliza e fshehur: Janë qeliza të cilat bëjnë zbatimin e qëllimeve kryesore me një fshehtësi të plotë po ashtu veprime operacionale të përqendruara në punët e veçanta që kanë të bëjnë me zbatimin e aksioneve terroriste apo ushtarake, ndërsa veprimet operacionale   janë të përqendruara në komunikimin, duke u dhënë informacione administrative elementeve të rrjetit terrorist, autorizimin dhe trajnimin e elementeve terroriste dhe sigurimin e linjave të komunikimit ndërmjet elementëve të rrjetit terrorist.

Llojet e qelizave të fshehura:

• Qelizat operacionale për punë administrative.

• Qelizat ekzekutive të akteve terroriste.

• Qelizat për veprim ushtarak.

Qelizat logjistike: Ata kryejnë detyrën për furnizim me pajisjet e nevojshme  për kërkesat e procesit. Ata janë gjithmonë larg organizatës derisa të sigurohen për liri nga kontrolli i sigurisë. Nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me organizatën, përveç përmes ndërmjetësimit dhe nganjëherë jo brenda organizatës, për të larguar dyshimet nga shërbimet e fshehta të shërbimeve të sigurisë.

Qelizat e ekspozuara ose të dukshme: Këto qeliza njihen nga shërbimet e sigurisë që ata janë të përfshirë në organizatë, por nuk ka dëshmi të qarta në shërbimet e sigurisë kjo qelizë është nën kontrollin  e organeve të sigurisë, kjo qelizë përdoret nga organizata në operacionet e maskuara për të lëvizë pastaj drejt  qelizave të dukshme organet e sigurisë nga vende të ndryshme pa ndonjë punë ose sjellje në kundërshtim me ligjin, kjo qelizë përdoret vetëm sa për të mashtruar organet e sigurisë për të nxjerrë aparatin e sigurisë dhe për të mashtruar përpjekjet e tyre.

Qelizat e reja: Janë qeliza të reja që sapo kanë hyrë në organizatë  dhe i nënshtrohen testimit dhe provimit duke i ngarkuar  me detyra për të siguruar besimin e tyre në organizatë. Pas testimit dhe provimit të suksesshëm, procesi i trajnimit fillon të eksperimentohet me aftësitë dhe shkallën e organizimit të tij.

II. Si bëhet rekrutimi i të rinjtë drejt organizatës:

Ka shumë arsye pse të rinjtë dhe të rejat po bashkohen me një organizatë terroriste. Shumë prej tyre po përdorin elementet e organizatës për të tërhequr të rinjtë që të bashkohen me ta duke portretizuar shtetin islam si një parajsë ku të gjithë jetojnë si një familje. Ata kanë luksin e jetesës dhe ata që nuk i përkasin asaj humbasin dhe janë humbur.

Organizatat terroriste ekstremiste ndërtojnë ide xhihadiste të bazuara në xhihad dhe tekfirin (akuzimin për mos besim) e shoqërisë. Këto ide arrijnë të rinjtë për përfshirjen e tyre në organizatë dhe konceptet e xhihadit dhe sheriatit në bazë të bindjeve të tyre ekstremiste. Për të arritur këtë, ata duhet të ndjekin metodat të cilat bëjnë të mundur kapjen e sa më shumë të rinjve dhe bashkimin e tyre me organizatën terroriste.

Metodat e rekrutimit te rinjve janë si më poshtë:

1) Së pari  përdorin metodën e ngjalljes së pasionit në fe dhe të mos merret me konceptet e drejta të ligjit.

2) Përqendrimi në ngritjen e „Kalifatit Islamik“ dhe aplikimin e Sheriatit.

3) “Xhihadi Islamik”  është global, dhe bazohet në faktin se, baza e fuqisë së Islamit global duhet të përqendrohet në një vend islamik.

4) Vetëm me Xhihad mund të fitohet  kundër agresorëve.

5) Xhihadi fillon me „armikun e afërt“  dhe jo me  „armikun e largët“, kundër sunduesve myslimanë të pabesë si  „armik i afërt“,  jo kundër sovjetikëve dhe amerikanëve  si  „armik të largët“.

6) Lejimi i luftimit kundër sundimtarëve myslimanë dhe kundërshtarëve të organizatës  myslimanëve dhe të tjerëve.

7) Realiteti i shtetit nuk është i kufizuar në kufij, popuj dhe fise.

III. Çfarë lloj trajnimesh marrin ata?

1 – Trajnimi i sigurisë: Kjo fazë është trajnimi për disa elemente, duke përfshirë ofrimin e komunikimeve dhe mesazheve përmes enkriptimit të të dhënave me kodet larg objektivave të kërkuara, në mënyrë që ata të mos kuptohen dhe të jenë të qarta për të tjerët dhe  trajnohen se si të ruhen informatat , qoftë letre apo dixhitale, dhe shpejtësia e shlyerjes pas leximit,  trajnimi se si të veprohet në rast të zbulimit nga organet e sigurisë dhe cilat janë hapat e nevojshëm drejt shpërbërjes së qelizës dhe shpejtësisë së fshehjes, fshehjes në vende të përshtatshme për elementët e qelizës, deri në ikjen jashtë vendit në kohën e duhur.

Më pas bëhet trajnimi se si të monitorohen objektivat dhe të regjistrohen boshllëqet e sigurisë në objektivin e synuar, gjë që është e rëndësishme për suksesin e operacioneve të tyre terroriste.

Trajnimi i marrë nga elementet terroriste në organizatë:

• Trajnim se si të bëhet komunikimi i sigurte ndërmjet grupeve.

• Trajnim se si të lëvizni nëse qeliza është zbuluar dhe si ta shpartallojnë atë.

• Trajnim se si të zbulohet monitorimi i objektivave të kërkuara.

2 – Trajnimi ushtarak: faza e dytë pas kalimit të personelit nga trajnimi i sigurisë vjen trajnimi ushtarak në disa faza,  si vijon:

• Trajnim për përdorimin e armëve të lehta

• Trajnim mbi përdorimin e armëve të mesme të tilla si një armë automatike me 50 fishek dhe një raketë qe bartet.

• Trajnim në përdorimin e materialeve shpërthyese për operacione vetëvrasëse.

• Trajnimi mbi taktikat ushtarake në fushën e betejës.

IV. Metodat e zbatimit  të operacioneve terroriste:

Metodat e operacioneve terroriste ndryshojnë sipas rrethanave të përshtatshme në lidhje me kohën dhe vendin e duhur për të kryer operacionin. Operacioni i parë identifikon objektivat që janë si qëllim për tu sulmuar përmes operacioneve terroriste, së dyti  monitorimi i objektivit ndaj të cilit do të kryhet operacioni në drejtim të monitorimit të aspekteve të zbulimit të boshllëqeve të sigurisë që mund të shfrytëzohen për të kryer procesin me sukses dhe pas monitorimit dhe mbledhjes së informacionit drejt objektivit të synuar fillon procesi i planifikimit të procesit dhe të përcaktojë numrin e elementëve njerëzorë të nevojshëm për të zbatuar, dhe çfarë pajisje dhe armë janë të nevojshme për procesin, caktimi i kohës për të kryer operacionin, dhe cilat janë rezultatet e pritshme të operacionit për madhësinë e humbjeve njerëzore dhe materiale.

Zbatimi i operacioneve terroriste varet nga parimi  (centralizimi i organizimit dhe decentralizimi i zbatimit).

Metodat e kryerjes së operacioneve terroriste:

• Identifikimi (përcaktimi) i cakut  të  procesit.

• Monitorimi i objektivit të synuar në drejtim të zbulimit të cenueshmërisë së sigurisë.

• Identifikimi i kërkesave të nevojshme për funksionimin e elementeve, pajisjeve dhe armëve të nevojshme njerëzore.

• Zhvillimi i një plani të përshtatshëm për operacionin pas monitorimit të informacionit rreth objektivit.

• Studimi i kohës dhe vendit të duhur për procesin.

• Përcaktimi i madhësisë së humbjeve të pritura nga operacioni.

V. Metodat e zbatimit të taktikave ushtarake në operacionet luftarake:

Rregullat e lojës:

Lufta e milicëve është një luftë krejtësisht e ndryshme në ligjet dhe parimet e saj dhe si të përgatiten për ta. Varet nga goditja dhe drejtimi,  strategjia e sulmit dhe e tërheqjes. Objektivi taktik është rezistenca dhe jo fitorja. Në luftën e milicëve nuk ka rëndësi  humbja e tokës, qytetit apo fshatit, ose pushtimi përmes betejave sepse kjo është e përkohshme, përkundrazi mund të jetë një taktikë për tërheqjen e forcave luftuese deri në vdekje, për të qenë një kurth dhe një pritë për ta zmbrapsur ngadalë dale.

Rregullat më të rëndësishme janë fshehja e identifikuesve dhe përzierja me popullatën lokale dhe arritja e konfidencialitetit të plotë. Planet e veprimit, rregullat e nisjes dhe këmbimit, si dhe rruga kryesore, duhet të njihen vetëm nga disa.

Pikëpamja, shpejtësia dhe vendosmëria janë gjithashtu të rëndësishme në taktikat e milicëve dhe është thelbësore që militantët të armatosen për të arritur qëllimin e tyre të mëparshëm me durim të plotë dhe të mos pranojnë kurrë ndonjë sugjerim që rrjedh nga humbja e durimit ose nxitimi i vendosjes ushtarake.

Parimet e taktikave ushtarake:

• Mos  luftoni nëse nuk jeni të garantuar për sukses.

• Asnjëherë mos përdorni të njëjtin plan, sepse e bëni më të lehtë për t’ju kapur.

• Nëse i besoni suksesit në një betejë, çfarëdo qoftë madhësia, sulmoni.

• Tërheqje nëse armiku përparon, shqetësoje armikun nëse përparon.

• Sulmo armikun kur ai është i lodhur, ndiqeni atë nëse ai  tërhiqet.

Përdorimi i taktikave realizohet si më poshtë:

1) Sulmi i shpejtë i këmbësorëve, goditja e caqeve, ikja dhe fshehja në një vend tjetër në një drejtim tjetër me tërheqjen e forcave armike në një zonë tjetër për t’u marrë pastaj me ta.

2) Paraqitni sulmin ndaj një pike dhe sulmoni një tjetër, duke shmangur kujdesin e armikut.

3) Shpërndarja dhe diferencimi i grupeve të vogla në rastin e goditjeve armiqësore.

4) Kryerja e veprime tallëse me armikun në mënyrë që të detyrojë armikun të shkojë drejt drejtimit të një rruge të caktuar për të arritur elementin e befasisë ndaj armikut.

5) Sulmi ndaj cakut të paraparë nga disa drejtime të ndryshme.

6) Në rast se armiku hyjnë në zonën e tyre duhet të sulmohet në mes të qytetit dhe të sulmohet nga disa anë me shpejtësi dhe duke futë mjete shpërthyese  drejt armikut për të pas mundësinë e shkatërrimit.

7) Shkatërrimi i  pikës së dobët të armikut.

Autor: Hassaan Abdulaziz El Hamiis

Kolonel (ushtarak) në pension.

Përktheu nga arabishtja : Zuhdi  Hajzeri

Artikulli paraprakIslamofobia dhe terrorizmi i së djathtës ekstreme
Artikulli tjetërStrategjia e grupeve ekstremiste kundër fëmijëve
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).