Idetë dhe kuptimet e gabuara mjaftojnë për ta shkatërruar Ummetin
Abdul Munim Fuad, Mbikëqyrës i Përgjithshëm i Al-Rawaq Al-Azhari dhe Prof. Abdullah Abdul Ghani Sarhan, dhe Dr. Attia, në një simpozium i titulluar „Teprimi në Fe…. format e tij dhe trajtimi i tij“
Dr. Abdul Moneim Fouad, mbikëqyrës i Al-Rawaq Al-Azhari, tha se idetë e rreme dhe idetë e gabuara janë në gjendje të shkatërrojnë një komb të tërë. Për këtë arsye, Islami bëri thirrje për korrigjimin e koncepteve dhe ndjekjen e fjalëve të mira, duke theksuar se Al-Azhar, me njohuritë dhe shkencëtarët e tij është duke u ballafaquar me rrymat intelektuale që përplasen në mënyrë eksplicite me tekstet e Sheriatit dhe për të qartësuar konceptet e pa qarta midis të rinjve.
Dr. Abdul Munim Fuad tha se disa të rinj besojnë se ekstremizmi ose radikalizmi është diçka normale, i thirrur nga feja, duke theksuar se kjo është një kuptim i rremë, ku Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) gjithmonë bënte thirrje përgëzuese dhe lehtësuese, Pejgmaberi a.s. tha: “lehtëson i e mos vështirësoni, përgëzoni e mos mallkoni”, po ashtu Pejgamberi paqja qoftë mbi të ishte u buzëqeshur, nëse i paraqiteshin dy çështje ai zgjidhte atë që ishte më e lehtë.
Nga ana e tij, Dr. Abdullah Sarhan, dekan i Kolegjit të Studimeve pasuniversitare në Universitetin Al-Azhar, theksoi se mendjet e drejta nuk ekzagjerojnë dhe nuk radikalizohen kurrë në fenë e tyre ose në jetën e tyre, sepse teprimi është në kundërshtim me kuptimin e shëndoshë dhe racional dhe mendjet e ndriçuara, duke shpjeguar se ekzagjerimi dhe teprimi është një fenomen që ekzistonte para Islamit, dhe vazhdoi edhe sot e kësaj dite, dhe arsyet më të rëndësishme të kësaj janë; mungesa e mirëkuptimit të duhur, ose dëshirat, ose injoranca, boshllëqet ose mos drejtimi tek shkencëtarët dhe duke mos i kontaktuar specialistët.
Seminari është pjesë e një sërë simpoziumesh me titull „Dyshime dhe Përgjigje“ të mbajtura në Xhamin Al-Azhar me qëllim të rritjes së komunikimit ndërmjet studiuesve të Al-Azharit dhe audiencës së Al-Rawak dhe për të inkurajuar korrigjimin e shpirtrave, duke futur vlerat dhe parimet etike dhe duke kontribuar në ndërgjegjësimin e komunitetit. E gjithë kjo vjen nga Dr. Ahmed al-Tayeb, sheiku i Al-Azhar Al-Sharif, për të gjithë studentët e Al-Azhar, në disiplina të ndryshme, për të zbritur në realitetin, për të jetuar me masat e gjera dhe për të prekur shqetësimet e tyre, për kërkimin e zgjidhjeve të suksesshme dhe realiste probleme sociale.
© Albafonika. Alle Rechte vorbehalten.
© Albafonika. Të gjitha të drejtat e rezervuara.