Arabia Saudite do të ekzekutojë tre dijetar të shquar pas Ramazanit

0

Tre dijetar të njjohur mirë në opinionin mbarbotëror po ekzekutohen për „terrorizëm“ pas Ramazanit, raportoi Syri i Lindjes së Mesme (MEE).

Ato janën Shejh Selman el-Auden, Avad al-Karnin dhe Ali al-Omarin.

Shpallja më e fundit iu komunikua MEE-së nga dy burime qeveritare dhe një të afërm të dijetarit shejh Aude.

Më i njohuri nga të tre është Shejh Selman el-Aude, i njohur ndërkombëtarisht për pozitën e tij mbi ligjin e Sheriatit dhe unitetin e muslimanve.

Shejh Selman el-Aude u arrestua në shtator 2017 pasi kishte postuar një kërkesë për paqe midis Arabisë Saudite dhe Katarit në Twitter, tre muaj pasi Riad nisi një bojkot kundër Katarit.

Dy dijetarët e tjerë që presin ekzekutimin e tyre janë Shejh Ali el-Omari, një predikues i njohur në televizion dhe Shejh Awad al-Karni, akademik, autor dhe predikues.

Një burim i tha MEE: „Ata (qeveria) nuk do të presin që këta njerëz të ekzekutohen sapo të vendoset dënimi me vdekje“.

Burimi i dytë i qeverisë saudite tha se ekzekutimi i 37 shtetasve sauditë të dënuar për terrorizëm, kryesisht janë aktivistë shiitë, ishte një provë për të parë se sa do të dënonte komuniteti ndërkombëtar dënimet me vdekje.

Burimi, i cili dëshironte të mbetet anonim, tha: „Kur ata gjetën se kishte shumë pak reagime ndërkombëtare, veçanërisht në nivel të qeverive dhe krerëve të shtetit, ata vendosën të vazhdojnë me planin e tyre për të ekzekutuar dijetarët me famë botëror“.

Burimi i parë tha, „Ju jeni të inkurajuar ta bëni këtë, veçanërisht duke pasur parasysh tensionet aktuale në Gjirin Persik. Uashingtoni dëshiron t’i pëlqejë sauditëve për momentin. Qeveria [Arabia] pret që ajo të mund të largohet prej vendimeve të saj. „

Një nga anëtarët e familjes së dijetarëve i tha MEE: „Ekzekutimet, nëse kryhen, do të ishin shumë serioze dhe mund të ishin një pikë kthese e rrezikshme“.