Ky qen pasi kishte luftuar kundër një ujku në mbrojtje të kësaj kopeje, ishte ulur të pushonte!
Kurse delet iu afruan për ta shprehur mirënjohjen e tyre për sakrificën e tij dhe për ta përgëzuar për trimërinë e ushtarit të tyre të denjë!
Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë,
a thua sa jemi mirënjohës ndaj atyre që sakrifikuan jetën e tyre për ne!
Sa jemi falenderues ndaj prindërve tanë, të cilët jo rrallherë u gjakosën për ta siguruar kafshatën e bukës për ne!
Sa jemi mirënjohës ndaj shoqërisë së sinqertë, e cila e ndjenë dyfishin e dhimbjes tonë!
Thotë Profeti i Zotit Muhamedi a. s. :
“ Ai i cili nuk është falenderues ndaj njerëzve, nuk është falenderues as ndaj Zotit të tij „.
– Rijad Imeri