Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), janë të mendimit se personi që pohon se namazi është detyrim (obligim) hyjnor dhe nuk e fal atë nga dembelizmi, nuk bie në felëshim dhe rrjedhimisht nuk i asgjësohen veprat e tij. Pra përderisa personi është musliman i bie që sipas këtij mendimi i cili është i shumicës, agjërimi i këtij personi është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm.
Allahu i Lartmadhëruar thotë në Kur‘anin Famlartë
”Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” [Kur‘an;21/47]
”E kush e punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.“ [Kur‘an;99/7-8]
Në një hadith të saktë tregohet se Allahu i Lartmadhëruar ka thënë
”Çdo vepër që bën biri i Ademit (çdo njeri) është për vetë atë, përveç agjërimit i cili është për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për të.” [Buhariu, Muslimi]