Mulla SADRA

0

MULLA SADRA

Principi i pare: Gradimi i Shpirtit

Shpirti njerezor, qe nga fillimi i krijimit te tij e deri ne telos ka nje sere gradash e ne kete linje kalon neper faza te ndryshme ekzistenciale. Si i tille, shpirti nuk mund te jete statik, perkundrazi energjik, vital dhe i pershkallezueshem.
Ne bashkimin fillestar me trupin, Shpritit i referohemi si substance somatike, me pas ai fiton energji nga nje stad ne tjetrin dhe transformohet ne forma te ndryshme te konstruktit te tij te natyrshem, derisa te mos kete me nevoje per trupin e te ndahet me vehte.
Shpirti pasi e le trupin si ndarje nga bota materiale dhe udheton drejt botes se pafundshme, kthehet prane Zotit te vet.
Ne baze te ketij udhetimi dhe principi, shpirti eshte korporeal (i trupezueshem) ne zanafillen e tij, por spiritual ne subsistencen e tij apo qenesine e tij.
Prandaj, kur shpirti shfaqet per here te pare ne boten materiale ai eshte energji fizike, me pas transformohet ne nje fryme te ndjeshme (enstantike) dhe pas kalimit te disa niveleve te kesaj gjendjeje, ai arrin ne stadin ku eshte ne gjendje te krijoje forma te ndryshme brenda esences se vet e ne kete stad i referohemi si „Mufekkireh“ qe ka kapacitet te mendoje. Me pas ai ruan cka ka zbuluar ne vetvete dhe kesaj aftesie i referohemi si „Dhakireh“ kapaciteti per te mbajtur mend. Duke u ngritur nga kjo grade, shpirti arrin shkallen e arsyetimit dhe te te plote-kuptuarit te universalitetit te botes. Me pas ngrihet ne graden e intelektit praktik qe i referohemi si „Akl El-A’mali“ dhe intelektit spekulativ „Akl En-Nadhari“.
Stadet e Intelektit Spekulativ jane: Intelekti i Potencialitetit „Akl bil Kuueh“, Intelekti i Aktualitetit „Akl bil Fi’l dhe Intelekti Aktiv „Akl Fe’aal“.
Trupi dhe Shpirti ne menyre konstante transformohen deri sa arrijne kulmin e stadit te tyre dhe kapin origjinen supreme (iper).

Autor:
Alban Çuli