Reagim ndaj fjalëve ofenduese të Kryetarit te Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi

0

Reagim ndaj fjalëve ofenduese të Kryetarit te Komunës së Bogovinës drejtuar hoxhallarëve të Fshatit Bogovinë.

Hoxhallarët dhe xhamijat xhdoherë kanë qenë dhe do të mbesin në shërbim të popullit dhe saherë që është paraqitur nevoja ata kanë ndihmuar dhe kanë perkrahur iniciativat dhe nevojat e popullit.

Prandaj duke u nisur nga ky fakt,ne hoxhallarët e Fshatit Bogovinë e perkrahëm pa rezervë iniciativën qyetetare për mbrojtjen e Ujësjellësit Ali Munishi të Fshatit Bogovinë, rast i cili tanimë është i njohur për opinionin më të gjërë.

Mirëpo ne në disa shkrime të Kryetarit të Komunës u nënçmuam u ofenduam dhe u shpifëm me fjalë të pahijshme, prandaj ne reagojmë si vijon:

1.E drejta e protestës është e drejtë demokratike dhe e regulluar me ligj, prandaj ne e perkrahëm këtë protestë popullore sepse bisedohet për të mirën e popullatës, personit të vetëm të cilit i pengojnë protestat dhe mendimi ndryshe, sepse mendon të na kthejë në sistemin e kaluar dhe i çili ofendon,nençmon dhe shantazhon njerëzit, siç ishte rasti i protestës së kaluar, ai është Kryetari i Komunë së Bogovinës.

2.Fyerja e Kryetarit të Komunës ndaj neve si hoxhallarë ,nuk është një fyerje e thjeshtë ndaj një personi, por ndaj personalitetit hoxhë, personalitet ky i cili është mbrojtur nga besimtarët e këtyre trevave gjatë historisë në veçanti tek ne në kohën e komunizmit ku sistemi ka bërë presion ndaj hoxhallarëve.

3.Kryetari i Komunës akuzon për keqpërdorim te vakëfeve, i tërë opinioni i gjërë e din mirë se personi i cili ka shitur vakëfe në të kaluarën dhe vazhdon edhe sot është vet ai.

4.Kryetari i Komunës akuzon per mospagesë të ujit, personi i çili asnjëherë nuk ka paguar ujë dhe anëtarësi në xhami ka emër dhe mbiemer ai është Kryetari i Komunës së Bogovinës.

5.Kryetari i komunës flet për keqpërdorim, personi i çili më së shumti i ka keqpërdorë paret e njerëzve është pikërisht ai duke pirë gjithë kohën alkohol,(është pikëpytje a është ndonjëherë jo i dehur) dhe duke harxhuar me dhjetëra mijëra euro nëpër restorante të ndryshme, ka emër dhe mbiemër ai është Kryetari i Komunës së Bogovinës.

6.Kryetari i komunës flet për keqmenaxhim, personi si rezultat i të cilit është keqmenaxhuar puna në komunë ,sot kemi tre drejtorë të Ndërmarjes N.P.K.Shari të cilët janë para burgosjes.

7.Kryetari i komunës flet për keqmenaxhim,pikërisht është ai i cili e zvogëloi dukshëm numrin e arsimtarëve dhe mbylljen e shumë paraleleve në nivel të Komunës më qëllim që ato mjete të i keqpërdor, kur dihet se ne shqipëtarët në këtë shtet kemi bërë kërkesa të mëdha që të shtohet numri i paraleleve dhe arsimtarëve shqipëtar.

8.Personi i cili është ankuar dhe ka shpifur për ne hoxhallarët në Bashkësinë Islame ka emër dhe mbiemër dhe ai është Kryetari i Komunës së Bogovinës.

9.Personi i cili paguan njerëz që të i dërgojnë informata se çka bisedohet për të nëpër kafenetë e fshatit ka emër dhe mbiemër ai është Kryetari i Komunës së Bogovinës.

10.Dihet fetarisht dhe përvoja e tregon se ata që kanë ofenduar hoxhallarët kanë pasur një përfundim jo të mirë të jetës së tyre

Pyesim publikisht Kryetarin e Komuns së Bogovinës pse sulmon,ofendon,
nënçmon,shantazhon,poqese ligjerisht komuna duhet të menaxhojë me ujësjellësin, por realiteti është se populli edhe ligjërisht ka të drejtë ta menaxhojë ujësjellësin.

Prandaj në fund kërkojmë që të kërkojë falje publike për ofendimet, sepse do të përballet me reagime tjera.

Gjithashtu kërkojmë që këtë veprim të e dënojnë edhe qytetarët,
Bashkësia Fetare Islame,Shoqatat e ndryshme,Asociacionet e ndryshme,
Partitë politike,Ministritë,Ambasadat, dhe të gjitha institucionet tjera.

 

Iniciativa Qytetare e Bogovinës

13.02.2016