Atributet (cilësitë ) e krimeve të ISIS-it
Kur organizata terroriste ISIS pushtoi qytetin irakian të Mosulit kjo organizatë rrëmbeu 7,654 Turkmenë dhe Jezidij në vitin 2014, fati i të cilave ende nuk është i njohur. Një anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Parlamentit Irakian konfirmoi se organizata terroriste kishte rrëmbyer mijëra Jezidi dhe Turkmenë. Shumica e të rrëmbyerve ishin Jezidij. Gjashtëmijë e 404 persona u rrëmbyen që nga 3 gushti i vitit 2014, duke përfshirë 3,538 gra, dhe 2,866 burra, ndërsa organizata vrau 1239 jezidij të tjerë. Turkmenët të cilët janë fraksioni i tretë më i madh në Irak pas arabëve dhe kurdëve, është më shumë se një viktimë e sulmeve nga organizata terroriste. Janë 1250 turkmenë të kidnapuar nga organizata, duke përfshirë 600 gra dhe 120 fëmijë, sipas dëshmitarëve okularë, gratë turkmene që janë rrëmbyer janë sulmuar seksualisht dhe shfrytëzuar nga anëtarët e organizatës, duke vënë në dukje se qeveria irakiane po bën çmos për të gjetur se ku janë këta njerëz që t’i kthejnë ato në familjet e tyre të sigurta.
Observatori Al-Azhar beson se Turkmenët dhe Jezidijët janë nënshtruar shumë tragjedive nga organizata që e cilësua si terroriste që kur ajo mori kontrollin e Mosulit dhe në veçanti të qytetit të Tel Afar në gusht të vitit 2014 dhe kreu krimet më të këqija kundër turkmenëve. Në korrik 2017 ata ekzekutuan 200 Turkmenë, përfshirë fëmijët që po përpiqeshin të iknin prej tyre. Ata i arrestuan, i hodhën në burg për dy muaj dhe pastaj i ekzekutuan. Ky incident shkaktoi një rezonancë të madhe në opinionin publik arab dhe mysliman. Në një raport të mëparshëm, observatori publikoi dëshmitë e familjeve turkmene në të cilat ata folën për vrasjet, përdhunimin dhe torturimin e anëtarëve të organizatës.
Sa i përket Jezidive, krimet e kryera nga organizata ishin më të përhapura dhe qarkullonin në mediat sociale dhe faqet e mediave sesa krimet e kryera kundër Turkmenëve, ndoshta për shkak se ato ishin më shumë dhe ndoshta për shkak të vajzave Jezidije që kishin ikur nga organizata dhe i ekspozuan përjetimet e tyre në media. Historia e „Nadia Murad“ vajza Jezidije e rrëmbyer nga organizata e cila u largua prej ISIS vitin e kaluar, historia më e famshme e vajzave Jezidi me organizatën terroriste ISIS. Nadia Murad shkroi një libër në të cilin tregoi rreth kapjes së saj nga organizata, përdorimi i saj si një mall i shitur dhe i blerë nga elementet e organizatës dhe përdhunimi i saj kolektiv kur u përpoq të arratisej. Ajo gjithashtu përmendi në librin e saj se si shpëtoi veten nga ferri i kësaj organizate kriminale, Libri u titullua „Vajza e Fundit: Historia e një të Burgosure dhe Lufta e saj kundër ISIS“, shkruar nga Amal Colonie, avokatja dhe gruaja e aktorit amerikan George Colonie. Nadia tani jeton në Gjermani.
Nadia Murad ka arritur të kapërcejë këtë fazë të ashpër të jetës së saj. E gjithë jeta e saj ka ndryshuar në Gjermani. Aktualisht punon për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe ka një interes për trafikimin e qenieve njerëzore.
Observatori Al-Azhar beson se krimet e organizatës terroriste kishin shumë pasoja. Me gjithë humbjen e saj në Siri dhe Irak, ajo la shumë viktima, duke përfshirë ata që arritën të kapërcejnë krizën e saj dhe u kthyen në jetën normale, siç është Nadia Murad, e të tjera që ende vazhdojnë të torturohen, siç janë vajzat që i janë nënshtruar dhunës seksuale nga anëtarët e organizatës. Si rezultat, ato kanë lindur fëmijë të pafajshëm që nuk janë fajtorë për nënat e tyre duke iu nënshtruar elementeve të përgjakshme. Emri i vetëm që është i përshtatshëm është „rrjeti i trupave që kanë kaluar të gjithë kufijtë e njerëzimit“. Në mars znj. Pramila Patten, „Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara mbi dhunën seksuale në zonat e konfliktit“; shumica e fëmijëve të lindur si rezultat i dhunës seksuale nga pjesëtarët e organizatës ISIS tani nuk pranohen në shoqëri u bë e ditur në një konferencë për shtyp të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB pas një vizite në Irak, e cila zgjati tetë ditë dhe tërhoqi vëmendjen kjo konferencë për incidentet e dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave të shpëtuara nga milicitë e organizatës ISIS që bën thirrje për terrorizëm. Observatori Al-Azhar beson se kjo situatë humanitare është e vështirë dhe e trishtuar. Nënat paguajnë çmimin e gabimeve të huaja, e kjo është krimi më i madh në raport me këto gra në shoqëritë në lindje, është një krim që për fat të keq viktima është më e turpëruar sesa fajtori në kombin tonë arab dhe paguhet edhe për fëmijët e pafajshëm që nuk kanë kurrfarë faji, është e vështirë për ta paguar këtë çmim para se të vijnë në këtë botë. Observatori Al-Azhar bën thirrje për të gjitha familjet, fshatrat dhe qytetet, vajzat e të cilëve janë sulmuar nga anëtarët e organizatës terroriste për tu sjell mirë me fëmijët e tyre dhe për t’u qëndruar pranë atyre në këtë krizë dhe për t’u dhënë atyre të gjitha llojet e mbështetjes psikologjike për të rikthyer ndjenjën e sigurinë dhe për të dalë nga kjo pikëpamje.
Burimi: Alazhar Observer – مرصد الأزهر
Al-Azhar Observatory for Combating Extremism