Libri që i dhurohet Sulltan Abdylhamidit II nga truprojet e tij shqiptarë

Libri i botuar në Stamboll në vitin – 1879.

Kapaku i librit është i mbështjellur me kadife të kuqe dhe përveq titullit që është i shkruar me ngjyrë ari poashtu edhe majat e fletëve janë të ngjyrosura me ngjyrë ari. Në titullin e librit të shkruar me alfabetin e Stambollit qëndrojnë këto fjalë: „Madhërisë Ti Zotit Math Mbëretit Dashurë T’ynë Sulltan Abdyl Hamit Hanit II“

Libri shkruhet nga disa administratorë osman shqiptarë. Pjesën më të rëndësishme të librit e përbën alfabeti shqip dhe historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky libër i dorëzohet në dorë Sulltan Abdylhamidit II nga truprojat e tij shqiptare. Sulltan Abdylhamidi, i cili e fliste shqipen pasi që ishte i rrethuar me shqiptarë në oborrin e tij, i thotë njërit në mesin e shqiptarëve që i’a dorëzon librin: A bëjmë garë se kush mund i pari nga ne të dy të mësoj të shkruaj shqip?

Në këtë libër Shemseddin Sami shkruan:

„Shqiptarët natë e ditë duhet të bëjnë dua për Sulltan Abdylhamitin. Pra, ju shqiptarë, që e çmoni Sami Frashërin, çonjani amanetin e tij në vend. Nëse nuk i bëni dua Sulltanit ç’do natë e ditë atëherë bëni së paku njëherë gjatë jetës suaj“.