Nëse nuk..

0

Të gjitha shpërfaqjet fizike të mundshme, janë të rreme nëse në to nuk merr pjesë gjallëria e zemrës. Loti është lagije sysh e faqesh, nëse nuk qan zemra.
Buzëqeshja ështe vetëm ndryshim i formës së buzëve, nëse nuk qesh zemra. Ecja është vetem lëvizje këmbësh, nëse nuk qesh zemra. Takimi është vetem afrim trupash, nëse nuk takohen zemrat. Fjalët e meloditë janë vetëm tinguj të pranuar nga receptorët shqisor, nëse nuk dëgjon zemra. Germat janë vetëm njirje fletësh, nëse nuk shkraun zemra. Leximi është vetëm përceptim ngjyrash, nëse nuk lexon zemra. Lutjet janë vetëm shprehje dhe shpeshi, nëse nuk lutet zerma. Premtimet janë vetëm gënjeshta, nëse nuk premton zemra. Cdo veprim njerëzor buron nga zemra dhe nëse zemra është e gjallë, edhe veprimet janë gjallëruese. [Fatmit Muja]