Përkthim i falsifikuar i Kur’anit në gjuhën shqip

0

Shkruan: Jusuf ZIMERI

(Ky teskst është shkruar dhe botuar në Gazetën kulturoreinformative Islame „Hëna e re“ në numrin 132, të datës 9Korrik 1997)

Njerëz të cilët umorën me tendenca për përkthim të falsifikuar të Kur’anit dhe tëhadithit të Pejgamberit a.s., pavarësisht se cilit sekt apo vend itakojnë, pati thuajse në të gjitha kohërat. . Kohëve të fundit,respektivisht viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta njëveprimtari qëllimkeqe dhe me tendenca të errëta ju afrua edhepopullatës sonë në gjuhën shqipe. Më konkretisht kemi fjalënpër përkthimin e Kur’anit Famëlartë në gjuhën shqipe, përkthyernga Muhamed Zekerija Khan, me origjinë pakistaneze por që jetondhe vepron në Angli dhe Gjermani. Ky njeri i takon sektit Ahmedij-Kadijanij, fraksion ky i cili mbi vete ka marrë përgjegjësinë përdevijimin e argumenteve autentike islame dhe principeve islame.

KyKur’an i përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyesi ilartëpërmendur, është botuar vitin 1990 në Islamabad, nënmbikëqyrjen siç thuhet të: Hazreti Mirza Tahir Ahmadi- Kalifi ikatërt i Mesihut të premtuar dhe, kryetar suprem i lëvizjesAhmediane me seli në Londër.

 

Dy tri fajlë përpërkthyesin!

Para se të bëjmë njëvështrim të shkurtë mbi këtëpërkthim të Kur’anit, të njoftojmë lexuesit tanë se ky njeriështë kuadër i përgatitur për shkatërrimin dhe përçarjen emuslimanëve enkas në trevat tona shqipfolëse . Ky kuadër ështëi finansuar nga organizata ahmedijane-kadijane, për shkollim nëgjuhën shqipe ku ka studjuar në Universitetine Prishtinës. Kyparaqitet si albanolog, porse e vërteta e tij është se paraopinionit nuk demostron albanologji por teologji – edhe atë nëemër të islamit, por sipas parimeve të sektit-fraksionitahmedij-kadijanij. Ky njeri vetëm para disa ditëve në cilësinë eemisarit vie në trevat tona, më konkretisht në Kumanovë dhe panjë pa dy më 26, 06, 1997 paraqitet në një emision kontatktivteleviziv ku demonstron kinse një islam të pastër që popujt ekëtyre trevave nuk e paskan të njohur. Mirëpo, falë vigjilencëssë popullatës sonë me pyetjet e tyre menjëherë e demaskuan dhe edetyruan të pranoj se i takon sektit ahmedij. Për këtë çështjeBashkësia Islame në koordinim me Muftininë e Kumanovës menjëherëditën e nesërme u gjend para ekraneve televizive dhe në mënyrëdefinitive informuan opinionin e gjerë për qëllimet e tijatendencioze dhe me prapavijë serioze.

 

Njëanalizë të shkurtë këtij përkthimi.

Sesa zotëriu në fjalë qenka i përpikët në përkthimin e Kur’anitnë gjuhën shqipe, mjafton të citojmë vetëm fjalët e tij që itha para ekranit, citoj: „Çdonjeri ka të drejtë të përkthejë Kur’anin, sipas logjikës sëtij“. Ngakjo nënkuptohet se ai nuk përktheu Kur’anin sipas asaj që ështëpor, si kriterium ka përdorur logjikën e tij të sëmurë.

Përkthyesi si duket gjatë përkthimittë tij jo vetëm që ka thyer të gjitha normat Kur’anore, por edhevetë normat e gjuhës arabe.Në këtë përkthim në mënyrëglobale vërehet se ai nuk pranoi mrekullitë e të dërguarve tëAllahut xh.sh. Dhe kështu ai në këtë formë lirisht mund tëthuhet se shpalosë kufrine tij. Në pamundësi të paraqesim tëgjitha devijimet dhe falsifikimet e bëra në këtë përkthim, nëvazhdim do të potencojmë vetëm disa nga to.

-Në përkthimin e ajetit 4 të szres el Bekare ku thotë: „vebil ahireti hum jukinun“përkthyesi jashtë çdo standardi shprehjen „ahireti“e komenton si një revolucion shpirtëror që do të paraqitet në tëardhmen, kurse fjala na qenka për ardhjen e Mesihut të premtuar. Kykomentim nuk ka asgjëm të përbashkët me realitetin , sepse meshprehjen „Shireti“ jetën e pa fund të botës tjetër.

– Gjatë komentimit të ajeteve 30 dhe 31të sures el bekare, ajete këto të cilat flasin për krijimin eAdemit a.s. si n jeriu dhe i dërguari i parë në rruzullintokësorë, përkthyesi nuk pranon se Ademi është njeriu dhe idërguari i parë. Sipas tij, bota ka përjetuar disa ciklone që ishkatërruan njerëzit, e njëri që ngeli pa u shkatërruar nga këtociklone, paska qenë edhe Ademi a.s. dhe ky qenka njeriu i ngelur ngaraca e vjetër njerëzore. Nga kjho nënkuptohet se ai ka marrëtrimëri që ndonjë pejgamberi t’ia mohojë edhe pejgamberllëkun etij.

Sipas Kur’anit realiteti është seAll-llahu Fuqiplotë Ademin a.s. e krijoi në Xhennet, por për tëjetuar në tokë si mëkëmbës në sipërfaqen e tokës, e jo siçmendon zotëriu

-Është shumë qesharake fakti kur përkthyesi i këtij Kur’anipërkthen ajetin i cili dëshmon se Allahu xh.sh. Ia mësoi tëgjitha emrat Ademit a.s. ku përdorë termin „kul-lehu– të gjitha“.Përkthyesi këtë e përkthen dhe e komenton :“ia mësoi disa qëi nevojiteshin“, andaj shprehjen kul-lehu e zëvendëson meshprehjen „Ba’dahu“.

– Duke komentuar ajetin 262 të sures elBekare në faqen 30 ajet ky i cili flet për mrekullinë e Ibrahimita.s., kur pyeti Allahun xh.sh. Se si do ti ringjallë të vdekurit?Allahu xh.sh. Për t’ia përforcuar bindjen Ibrahimit a.s. e urdhëroiqë të marrë katër zogjë, ti shpërndajë në katër kodra dhe tithërrasë dhe në këtë mënyrë dë të përforcojë bindjen eringjalljes. Kjo është mrekullia e Ibrahimit a.s. që përshkruanKur’ani Famëlartë dhe, është obligim i muslimanit që ta besojësi mrekulli.

Mirpo përkthyesi në përkthimin e tij emohon këtë duke duke e komentuar këtë ajet si vijonë: „katërzogjët tregojnë se pasardhësit e Ibrahimit do të rrëzohen katërherë.Ky fenomen ndodhi dy herë para Muhamedit a.s. dhe dy herë pastij. Herën e fundin ndodhi me ramjen e Bagdadit, ndërsa u lulëzuaislami kur stërnipi i Halakut e pranoi fenë islame. Kurse rrënimii dytë i fesë është sot, e renesanca do të bëhet me ardhjen eMesihut-Mehdiut të premtuar“

ky komentim në këtë mënyrë ështëgënjeshtër me qëllime të caktuara dhe nuk ka aspak tëpërbashkët me realitetin e komentimit të Kur’anit.

-Duke komentuar ajetin 20 të sures Err-rrahman „merexhelbahrejni jeltekijan“,se me këtë ajet është për qëllim kanali i suezit. Kjo thënie tij nuk don koment, sepse çdo gjë është e qartë.

-Në komentimin e ajetit 18 të sures Gashije faqe 859 shprehjen egjuhës arabe „ibil –devenë“ përkthenë me „retë“, gjë që është shumë qesharake.

Nëajetin 4 të sures Ed-duha ku Allahu xhg.sh. Thotë: „velel ahiretu hajrun leke minel ula“/dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se sa epara? , përkthaesi e komenton se kur botën do ta mbulojë errësirado të ketë reformaatorë, të dërguar që të mënjanojnëerrësirën!. Nga kjo nënkuptohet se shprehja „ahiret“ aludonnë Mesihun i cili është më i mirë se i pari që aludon nëMuhamedin a.s. !.

Ky komentim është kulminacioni i kufritdhe i devijimit i cili nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë.

Devijime të tilla ka mjaft thuajse nëpërtë gjitha faqet e këtij përkthimi, por në pamundësi qëtërësisht dhe në detaje të precizojmë, apelojmë te pjestarët ebesimit islam, që nëse rastësisht u bie në dorë ky llojpërkthimi është mirë që të mos praktikohet.

Për ata që janë të interesuar tëlexojnë përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe, ju sygjerojmë tëpërdorni vetëm përkthimet e dijetarëve tanë eminent shqiptarëautokton nga trojet tona siç janë përkthimi i Kur’anit nga Dr.Feti Mediu, Prof, ef. Hasan nahi dhe Prof. ef. Sherif Ahmedi.