Dr. Abbas Shoman, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Dijetarëve në Egjipt, tha se bashkëpunimi mes myslimanëve dhe të tjerëve tregon qartë se feja jonë islame kategorikisht kundërshton diskriminimin në bazë të fesë ose besimit, se liria e besimit është e garantuar për të gjithë, dhe nuk pranon të jetë pengesë për bashkëjetesë paqësore dhe marrëdhënie të mira midis qenieve njerëzore.
Shoman mori pjesë në Konferencën e OSBE, e cila u hap në Romë. Gjatë diskutimit të parë me temën „Intoleranca dhe Diskriminimi“, ai shpjegoi se „forma e thirrjes se profetit tonë fisnik për t’i ftuar njerëzit në Islam ishte të ofrohej dhe të komunikonte dhe të linte mundësinë për ata që i ftojnë ata të hyjnë në Islam ose të qëndrojnë në atë që besojnë, me kusht që mos tregojnë agresion apo padrejtësi ndaj muslimanëve. „Nuk është e vërtetë ajo qka propagandohet nga ata që kanë qëllime të tjera, që feja islame e hedh poshtë tjetrin derisa ai kthehet në Islam”.
Shoman shtoi në fjalën e tij në emër të Dr. Ahmed EtTajjib sheiku i Al-Azhar, se „një nga parimet e forta në fenë tonë është të sigurojmë që të huajt të hyjnë në vendet muslimane për qëllime të ndryshme“. Ai vuri në dukje se „dëshmitë më të mira të pafajësisë së feve janë manifestimet e neveritshme dhe diskriminuese që shohim këtu. Ka vizita reciproke midis sheikut të Al-Azhar, Papa Twadros II të Aleksandrisë dhe Patriarkut të Shën Markut dhe Papa Françeskut të Vatikanit, i fundit i të cilit ishte më pak se dy javë më parë. Përveç takimeve periodike ndërmjet Al-Azhar dhe Këshillit Botëror të Kishave, dhe mirëseardhjen e rabinëve hebrej në Al-Azhar, të cilët i kthyen duart nga sionizmin dhe pranuan se nuk pasqyrojnë mësimet e Moisiut, paqja qoftë mbi ta, gjatë pjesëmarrjes së tyre në Konferencën Botërore të Al-Azhar në mbështetje të Jeruzalemit në janar.