Terrorizimi i terrorit

0

Albafonika

Terrorizimi i terrorit
(Terrori jeton nga koha e caktuar, terrori i sajitur edhe me shume)
Përshtati Harun M. Xhaferi
Ndihmuan Ermedin Arifi, Blerimi dhe Bastian Musa Gerner
Folësi Harun M. Xhaferi
Falemnderit edhe Ken Jebsen

Kush vrau „me gjakftohtësi“ dymbëdhjetë persona tek redaksia e revistës satirike „Charlie Hebdo“ në Paris? Ne nuk e dimë!
E gjitha që dimë është ajo që na serviret „rastësisht“ prej mediave, e që tanimë është e qartë se kush e ka bërë:

„myslimanët radikalë“.

Në minutat e para, policia paska bërë të ditur identitetin e dy personave: dy vëllezër me prejardhje algjeriane, me pasaporta e shtetësi franceze, ku njëri prej tyre, para shtatë viteve, ka qenë në arrest si dhe i gjykuar – informatë e transmetuar nga revista „Focus“, e që për referencë merr lajmin nga gazeta „die Welt“ (http://www.focus.de/politik/ausland/anschlag-auf-charlie-hebdo-im-live-ticker-terroralarm-in-paris-nach-anschlag-auf-satirezeitung-mit-zwoelf-toten_id_4388855.html).

Nëse e ndiqni linkun në vazhdim, do t’ju hapet një faqe në të cilën gjendet vetëm një postim privat në Twitter nga profili i një gazetari të „die Welt“-it i cili nuk jep asnjë burim për informacionin në fjalë. (https://twitter.com/FlorianFlade/status/552921014393655297)

Pra, një „cicërimë“ (tweet) e vetme pa burim informacioni, postuar në Twitter, po i mjafton gazetës „die Welt“ si burim, në të cilën „Focus“-i referohet. Mirëpo, kjo formë e neglizhencës (joprofesionalizmit) gazetaresk nuk është aq me rëndësi tanimë. Me rëndësi është që, vrasja është kryer në Paris e që terroristët janë „myslimanë“.

E qëlluar (perfekte) apo jo?! Më në fund, njerëzit e armatosur e të maskuar, gjatë aktit, paskan deklaruar: „Ne morën hak për profetin“, në një frëngjishte të rrjedhshme. (http://www.spiegel.de/politik/ausland/charlie-hebdo-in-paris-der-tag-des-terrors-a-1011791.html).

Redaksia e revistës satirike në fjalë, e cila në të kaluarën, me artikujt e saj, ka provokuar muslimanët sa-e-sa herë për fenë dhe profetin e tyre, është sulmuar. Për këtë arsye, redaksia ishte nën mbikëqyrje të policisë. Mbikëqyrja (mbrojtja) sikur nuk mjaftoi: dy policë u vranë në breshërinë e plumbave, si dhe dhjetë redaktorë të revistës u ekzekutuan.

Por, çfarë bie ne sy është fakti se, ky rasti duket se është „zgjidhur“ para se hetuesia të kryente e të merrte rastin përsipër: duhet të jenë „myslimanë“, s’ka si ndryshe – ashtu sikurse 11 Shtatori (2001).

Nju Jorku ishte shokuar (tronditur) pas këtij lajmi, ashtu sikurse Parisi, e në të dyja rastet, minuta jo të shumta pas sulmit, si „kristal i qartë“, autorët e krimit „u gjetën“.

Si me ngjarjen e 11 Shtatorit (2001), policia përsëri pati fat në punën e tyre: një prej vrasësve e paskësh „harruar“ pasaportën (kartën e identitetit) të tij, mirëpo, kësaj radhe, jo më larg se në veturën e tij, në largim e sipër
(http://www.n-tv.de/politik/22-36-Polizei-findet-Personalausweis-in-Fluchtwagen-article14272651.html).

Po, kush është ai i cili merr me vete kartën e tij të identitetit, pasi të ketë bërë plan të bëjë krim e të vrasë njerëz?
Po, vetëm „myslimanët radikalë“.

Njerëzit si Satam al-Sukami. Pasaporta e tij qarkulloi më 11 Shtator (2001) gjithandej, madje e padëmtuar, nga aeroplani e drejt në tokën e qytetit të Nju Jorkut, 100 metra në veri të Kullave Binjake, në drejtim të kundërt të „Fluturimit 11“ (http://www.hintergrund.de/201309112799/hintergrund/11-september-und-die-folgen/911-perfektes-drehbuch-schlechter-film.html).

Pasaporta i mbijetoi një përplasjeje me ndërtesën e WTC I (World Trade Center), i mbijetoi shpërthimit të aeroplanit, si dhe nuk ra nën gërmadhat e kullave: (që) të gjitha janë „fakte të forta“, të cilat mediat na servojnë, që atëherë e deri më sot.

Fajtorë bazuar në dyshime, jo (të merren) si të dyshuar!
Në këtë mënyrë, (me siguri) mund të zbusësh presionin e madh në autoritetet hetuese, të drejtosh (çorientosh) emocionet e masave etj., por (me të vërtet) në këtë mënyrë askujt nuk i ndihmohet, madje (i) bëhet padrejtësi.

E habitshme është fakti se ky akt ndodh në Paris, kryer (kinse) nga „myslimanët radikalë“, e zhvillohet në një kohë kur Franca masivisht është duke lëvizur nga „e djathta“:

Partia e Frontit Nacional (FN), e udhëhequr nga Marine Le Pen bën terren maksimal në Francë. Kundër FN janë partitë tjera, sikur VMRO-ja – çerdhe për fëmijë.

Çfarë i bashkon ato? Janë, thjesht, thëniet e tyre në fushatën kundër „të huajve”, emigranteve, nga të cilët ka një numër të konsiderueshëm me prejardhje afrikane – falë historisë së saj koloniale (http://www.faz.net/aktuell/politik/europawahl/europawahl-2014-front-national-gewinnt-in-frankreich-12957984.html).

Franca siguron, ndër të tjera, në Mali, nën flamurin e mashtrimit të „humanizmit“, mundësuar edhe nga trupat luftarake, luftërat koloniale; ndër të tjera, sigurojnë për industrinë e tyre nukleare edhe materialin e papërpunuar „yellow-cake“ (http://www.manager-magazin.de/politik/weltwirtschaft/a-879615-3.html).

Përgjegjësia e raportimit të lajmeve bie edhe mbi udhëheqësinë e gazetës „Le Monde“; mes të tjerëve, është edhe pronari Mathieu Pigass, nënkryetar i „Lazard Europe“-s. (http://de.wikipedia.org/wiki/Le_Monde).

Lazard Europe është një degë e „Lazard“-it, një nga bankat më të mëdha të investimeve amerikane, me zyra në 24 shtete të ndryshme të botës (http://de.wikipedia.org/wiki/Lazard), pra ka dhe një bankë të investimit në Shteteve e Bashkuar të Amerikës me ndikim të rëndësishëm, e që po kjo bankë ndikon (në mënyrë direkte apo indirekte) edhe në atë se çfarë një francez po lexon në një prej gazetave më të mëdha në Francë, rreth vet jetës në Francë. Dhe çfarë përfundime mund të nxjerrë ai (lexuesi) nga këta burime?

Përfundime të cilat do të përshtaten me doktrinën anti-terror të SHBA-së?!

Konkurrencë më e madhe për „Le Monde / lexo Lë Mondë“, është gazeta „Le Figaro“ që i takon një kompanie të armëprodhuesve „Dassault / lexo Desou“, e që kontrollon edhe 70 media (gazeta) të tjera. Kur Serge Dassault (Serzh Desou) nuk shtyp dot (në gazeta), ai ndërton aeroplane luftarake, si „Mirage“, apo si anëtar i „partisë së djathtë“, konservatore, UMP (http://de.wikipedia.org/wiki/Serge_Dassault).

Ai është i treti politikan prej më të pasurve, aktualisht aktiv në tërë botën, si dhe njeriu i pestë më i pasur në Francë
(http://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/europa/serge-dassault-macht-und-machenschaften-12744861.html).

Pyetja që ngel e hapur e që po parashtrojmë është se, „sa i pavarur është me të vërtet shtypi në Francë?

Kush është (bie fjala) vazhdimisht e ushtarakisht i përfshirë në kontinentin afrikan me produktet e saja (si „Dassault“) (http://de.wikipedia.org/wiki/Dassault_Aviation)?“

E të tjera pyetje e dilema të shumta, ku në këtë mënyrë (heshturazi) ata pranojnë faktin se këto zona janë të përfshira nga milici e grupacione terroriste që industria bën biznes me ata (bie fjala) duke i furnizuar me armë e duke eksportuar uranium, e pastaj s‘duhet habitur kur shohim emigrimin masiv te vendasve, duke ikur nga një vend terrori në vend tjetër më me pak terror (përshkak të interesit të ngushtë).
Janë po këta njerëz emigrantë, të cilët janë të varfëruar, të paarsimuar etj. e për këtë arsye të prirur për hakmarrje për gjendjen e shkaktuar nga ata. Feja, pa marrë parasysh përkatësisë fetare, është vetëm një „instrument“ që përdoret nga politika.

Mirëpo, e gjithë kjo, në rastin e Francës, është pak më ndryshe, (bie fjala) sikurse terrori i pretenduar „islamik“, ngase është vet NATO-ja po ajo që ekzekuton për çdo ditë – në njëfarë mënyre – në „faturë“ (emër) të Francës.

A është NATO-ja një aleancë ushtarake krishtere? A nuk ka mbrojtur vlerat perëndimore (krishtere) deri më tani?
Pra, kryesisht krishtere e hebraike!?
Kush deklaron diçka të tillë, me siguri do të konsiderohej për një kontroll psikatrik.

Pra, le të lëmë kishën, e të mos e (keq)përdorim (si ata fenë e xhamiat), përshkak se ne duhet të jemi të përmbajtur ndaj tyre. Fotografitë e „betejës së Parisit“ janë po aq brutale, aq sa ato nuk janë të destinuara për të shpjeguar realitetin ekzistues: ato pamje (sipas tyre) duhet të shpiejnë njerëzit në një histeri latente; ne tanimë e njohim këtë mekanizëm (instrumentalizim) që me 11 Shtatorin (2001).

Tani, qeveria e Francës mund të shpërqëndrojë njerëzit nga problemet e brendshme, ngase tanimë sapo krijoi armikun imagjinar. Përveç kësaj, ata tani mund që përmes „ligjeve të përkohshme“ apo ligjeve të veçanta që i prek jo vetëm azil-kërkuesit apo emigrantët në Francë, por do e prek edhe pjesën më të madhe të vet francezëve, që nuk i takon as njerës e as tjetrës palë.

Ndaj, kush po përfiton nga kjo skenë? Përse tani?

Nga historia e errët e NATO-s, e dimë mirë që ajo vetë ka kryer sulme të karakterit terrorist mbi më se 40 vite ose (dhe) kanë kursdisur të tjerët që t‘i kryejnë këto akte. Ndërkaq, nga pala e tretë, bie fjala neo-nazistët e njohur si dhe ekstremistët e krahut të djathtë, autorët e krimit shpesh kanë përdorur të njëjtin brutalitet, njëjtë sikurse tani në Paris.

Të gjithë keto informata mund t‘i lexoni në veprën e njohur të historianit zviceran Dr. Daniele Ganser të titulluar “NATO Geheimarmeen in Europa: Inszenierter Terror und verdeckte Kriegsführung in Europa” që në shqip përkthehet „Ushtritë sekrete të NATO-s në Evropë: Organizimi i sulmeve të terrorit dhe luftës së fshehtë në Evropë“ (http://www.danieleganser.ch/monografien.html).

Fakt është se, sulmuesit në Paris vepruan në mënyrë shumë profesionale: ata nuk patën asnjë sjellje spontane, ndërkaq sulmi u realizua si rezultat i një planit mirë të planifikuar.
Ata si rol luajtën mirë, mirë të trajnuar madje si forca speciale. Ata erdhën, vranë dhe u larguan: thuajse pa aspak emocione; madje në një mënyrë që nuk lanë (thuajse) aspak gjurmë.
Me fjalor letrar, thënë më ndryshe, këtu kapet lepuri me karrotë:

A nuk mund ta bënin atë sulm me një veturë me bombë në të? A nuk kishin kamera më të mira se sa „Dirty Harry?“ Po kanë, po në qoftë se doni efektin më të madh te arrini tek masa, kështu është e vetmja mënyrë.

Sulmi në Paris padyshim se është ashtu siç u bë edhe në qytetin e Nju Jorkut, mirëpo në një formë pak më të përkryer e më të përshtatur për transmetim në mediat televizive.

Sulmi në Norvegji u krye nga një radilkal i krishter, i palës së djathtë, Andreis Breivik, e që u realizua thuajse (krejtësisht) pa kamera. Breivik ishte i krishter e deklaroi që ka vrarë për vlerat krishtere. Akti i tij u kushtoi jetë 77 njerëzve, ku shumica e viktimave ishin fëmijë dhe adoleshentë. (http://de.wikipedia.org/wiki/Anschläge_in_Norwegen_2011).

Nëse i shikoni më me kujdes, do të vëreni se sulmet terroriste të kryera nga „myslimanët radikalë“ gjithmonë kanë të njëjtin kahje e sekuencë: autorët e krimit sigurojnë që veprimet e tyre më vonë të jenë në mënyrë optimale para prezencëc së mediave, ndërsa nëse persona të një përkatësie tjetër fetare, qofshin të krishterë, kur ata vrasin, kamerat nuk luajnë rol. Pse vallë është kështu?

Terrori arrinë efektin e saj vetëm në këtë mënyrë: kur përhapet me qëllim e arrin edhe mediat tona. Qëllimi nuk është të tregohen viktimat, qëllimi i vetëm jemi „ne“ (masa): konsumuesit e lajmeve.

Nuk i hyn rrezikut, nëse një lajm s’do të nxiste një efekt bombë të pakontrolluar në të gjithë vendin e rajonin. Parisi do të luajë një rol të madh me anë të posterave e flajerave në të ardhshmene afërt, me demonstrata sikur „Pegida“.

E qëlluar (pefekte) apo jo?!

E tani, ajo e cila është e qëlluar është se nuk ka rastësi në politikë, as në vet historinë. Gustave le Bon, më i madhi antropolog e sociolog francez, kishte të drejtë, 100 vjet më parë, kur ai kishte shkruajtur:
„Masa nuk gjykon, ose gjykojne gabim.“ Vendimet që masat marrin janë të imponuar (nga jashtë masa), por kurrë gjykime të vërteta të bazuara në fakte të verifikuara.

Rast të njëjtë kemi edhe humbjen e aeroplanit MH17, ku pas tragjedisë së njëjtë – pas humbjes së aeroplanit në radar, u shpall që është kryer nga rusët. „Spiegel“ në kopertinën e saj vendosi, pa asnjë fakt, një imazh me mbishkrimin „Ndaloni Putinin!“, ku dhe viktimat civile u keqpërdorën, si një skenë e zakonshme. Kjo revistë, me këtë kopertinë, shpall se Putini e ka bërë (https://benschreibt.files.wordpress.com/2014/08/42371_2.jpg).

Deri më sot, nuk e dimë se kush e ka bërë. Të dhënat e „Black Box“-it (kutisë së zezë) akoma nuk janë gjetur (?). A i pengon dikujt kjo?
Rusët, tani-për-tani, janë armiku numër një. E këtë armik të shtetit nuk duan të shohin, edhe pse në atë kohë ai e çliroi Auschwitz-in.
Në 2015 festohet çlirimi, por pa çlirimtarë! Rusëve u është ndaluar të marrin pjesë ne festë (http://sicht-vom-hochblauen.de/auschwitz-gedenken-an-die-befreiung-ohne-die-befreier/).

Paralelisht, edha shumica në Gjermani janë të mendimit se ka të bëjë me „Islamizimin e Perëndimit“. Nuk duhet të ketë një trillim të tillë si „Islamizimi“, por, për faktin aktual, amerikanizimi i Evropës.

Nuk janë „myslimanët radikalë“ kërcënimi i paqes sociale dhe i masave, por aparati i instaluar për monitorim nga NSA.

Një pjesë jo e vogël e terroristëve të I$I$-it kthehen në Evropë, ngase Orienti u është bërë shumë i nxehtë e që mbeten një kërcënim për paqen botërore. Mirëpo, ideja që armët bërthamore të SHBA-së (të instaluara në Gjermani) duhet të modernizohen e paralelja e Ramstein-it e Stuttgart-it të instalohet (në) një tjetër bazë të kryeterroristit NATO-s, në kontekst të D. Ganserit (të lartpërmendur): m’u aty në Kalkar (http://www.sopos.org/aufsaetze/4f771b821cb85/1.phtml).

„Ne“ Perëndimi, „ne“ NATO-ja, „ne“ Gjermania, vrasim për çdo ditë, „në emër të Zotit“, mijëra njerëz në Lindjen e Mesme e në Afrikë: këta njerëz janë vet myslimanë, mirëpo së pari ne vetë i radikalizojmë me sulmet e veprimet tona në vendet e tyre, e vet sulmet luftarake të NATO-s po prodhojnë terroristë.

Sipas statistikave, më parë ju godet rrufeja në Evropë se sa t‘ju vrasë një psikopat me „Kur’an“ në çantën e tij. Nga 219 sulme në Evropë, në vitin 2013, ishin vetëm dhe vetëm 6 (gjashtë) sulme me motiv fetar, sipas vet të dhënave të Europolit! E përse nuk është temë diskursi ky fakt, në „mediat tona të lira?“ (http://kurier.at/politik/eu/europol-statistik-2013-immer-mehr-terroranschlaege-in-europa/10.507.295).

Kjo ngase nuk përshtatet me një prej agjendave proto-amerikane si ajo e Samuel Huntingtonit, “Clash of civilisations” (Përplasja e qytetërimeve) (http://www.hks.harvard.edu/fs/pnorris/Acrobat/Huntington_Clash.pdf).

Histeria e papushim kundër terrorit të ashtuquajtur „terror(izëm) islamik“ tanimë është kot fare. Madje, edhe „faktet“ nga mediat kanë avantazhet e tyre; kush e di se si një njeri – apo (dhe) vet njerëzit – mbahen në kurthe, me frikë e terror, ku pastaj ata e tërheqin masën e popullin të frikësuar me zinxhirin e demokracisë së dirigjuar.

Masat janë rebele, madje dhe rebelojnë, edhe pa vet frikën nga “terrorizmi islamik”, se rreziku këtu është për vet elitat, sepse demokracia është instrument i tyre për vazhdim të pushteteve, e janë figura të tyre ato që neve na përfaqësojnë në arenat e demokracisë, parlamentet e gjetiu.

„Demokracia është rivendosur (rikthyer) kur qeveria të gjindet në duart e të pasurve,“ thotë Winston Churchill. Mirëpo, gjithçka është relative dhe e përkohshme, por si gjithherë kemi mbetur pa ndonjë alternativë konkrete.

Charlie Hebdo Albafonika Shqip