Shkruan: Haxhi Harun M. Xhaferi 

Me respektin më të madh ju përshëndesë ne këtë ditë te shenjtë,

Eselamu Alejkum, we rahmetullahi we berekatuhu, duke shpresuar që të jeni mirë dhe shëndosh. Gjeta momentin t´ju shkruaj disa fjalë duke ju përkujtuar në të mirë, dhe me shpresë diku thellë ne zemrën time, që All-llahu xh.sh. të na pranoje adhurimet tona plotësisht me gabime dhe pa gabime!

 Profeti i jonë suprem, Mudammedi alehijselatu-ve-selam ka thënë:

“O njerëz! Po ju vjen një muaj madhështor, muaj plot bereqet, në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Allahu në këtë muaj e ka caktuar agjërimin si obligim të domosdoshëm, ndërsa namazi i teravisë kryet në ato net si formë vullnetare e ibadetit. Kush i afrohet Allahut me çfarëdo bamirësie vullnetare, llogaritet sikur të ketë kryer një obligim të domosdoshëm në ndonjë muaj tjetër. Ky është muaji i durimit e shpërblimi për të është xheneti. Ky është muaji i ndihmesës, muaji ku shtohet furnizimi besimtarëve. Kush përgatit në të iftar dhe e ushqen agjëruesin, ajo do t’i bëhet falje mëkatesh dhe mbrojtje nga zjarri dhe do të fitojë shpërblimin sa të agjëruesit, duke mos u pakësuar shpërblimi i këtij të fundit.”

O dashamirë, sipas kalkulimit të dijetarëve musliman, sotë është një natë më e vlefshme se një mijë muaj tjerë, nata e Kadrit, prandaj mos harroni, le të vazhdojë gjuha jote të jetë e lagur duke bërë dhikër (përmendjen e All-llahut xh.sh.), shtoni ibadetet tuaj ne këtë natë të shenjtë me dhikër sikur ne vijim:

„Estagfirullah“ – të kërkoi falje o Zot,“subhan-all-llah“ – larg çdo të meta je o Zot,“subhan-all-llah we bihamdi-subhan all-llah´l´adhim““la ilahe ilall-llah“ – Nuk meriton të adhurohet gjë tjetër perveq allahut (zbutje për ashpërsine e zemrës)“Elhamdulilah“ – e mbush peshoren e veprave të mirë“la ilahe ilall-llah vahdehu lasherike leh, lehulmulku ve lehulhamdu ve huvel ala kuli shejin kadiiir“ 100x sikur ja ke dhënë lirinë 10 sklevërve“la haula ve la kuvata ilah bilah“ – një thesar nga Xhehneti, derë nga dyert e xhehnetit“hasbuna all-llah venimel vekil“ – më mjafton All-llahu si mbrojtës“Salavat mbi profetin suprem muhamedin a.s.“ – kush bie salavat për mua, Zoti do të lutet për te 10x“subhan-allahi velhamdulilahi veallahu ekber“

O dashamirë, ju dua për All-llah, mos i ndaloni Lavdërimet ndaj Zotit në këtë natë me vlerë sa një mijë muaj edhe netët të tjera, prandaj dua t´ju lehtësoi këtë natë dhe ju permbledhë disa lutje rreth ramazanit me shpresë që All-llahu ve teala të jetë i kënaqur me ju edhe me mua: 

O Zoti ynë, të lusim të na mundësosh kryerjen e veprave të mira, lënien e mëkateve dhe fundin e mirë! 

O Zoti ynë, bëji ditët më të mira dhe më të frytshme për ne ditët e fundit të jetës sonë dhe bëji ditët më të dobishme për ne ditët që do të takohemi me Ty! 

O Zoti ynë, na bë të jetojmë si muslimanë e të vdesim besimtarë, na fut në radhët e më të mirëve dhe largoji prej nesh sëmundjet, epidemitë dhe fatkeqësitë! 

O Zoti ynë, ashtu si bën që shiu ta ringjallë tokën, bëj që edhe zemrat tona të ringjallen nga përkujtimi Yt! 

O Zoti ynë, ndihmoji zemrat tona me Kuranin Famëlartë dhe bëje atë për ne shërues dhe ilaç! 

O Zoti ynë, të lutemi të na japësh sinqeritet, bindje të plotë, ndershmëri, takvallëk dhe që të kapemi fort për litarin Tënd! 

O Zoti ynë, na e stabilizo besimin dhe sigurinë në vendin tonë dhe në vendet e tjera islame! 

O Zoti ynë, kërkojmë prej Teje të na pranosh pendimin e sinqertë, të na pranosh veprat, të na japësh furnizim të mjaftueshëm dhe pasardhës të mirë, o Dëgjuesi i lutjeve tona! 

Qoftë i lartësuar Allahu nga ajo që i përshkruajnë jobesimtarët, bekimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarit e Tij dhe lavdërimi i qoftë vetëm Atij!

 AMIN!

O shokët e mi dhe dashamirësit tim, me gjithë zemër ma bëni Hallall në këtë natë sepse nga mua; Hallall, hallall dhe hallal me gjithë zemër, qoftë All-llahu ve tela i kenaqur me mua edhe me ju, we selamun alejkum we rrahmetullahi we berekatuhu.

Haxhi Haruni

(Natën e Kadrit, 15.09.2009 18:12)