Pse njeriu bën mëkate?

0

Pa dyshim ekzistojnë disa faktorë që e nxisin njeriun të bëjë mëkat në raport me Allahun xh. sh., duke e harruar atë që është urdhëruar nga Allahu xh. sh.. Këta faktorë janë të llojllojshëm. Disa faktorë burojnë nga vetë njeriu, disa janë rezultat i shoqërisë ne të cilën njeriu jeton kurse disa burimin e kanë të përbashkët, pjesërisht nga njeriu e pjesërisht nga mjedisi i tij.

Në këtë rast dua të hedhë dritë mbi shkaqet kryesore të cilat e nxisin njeriun të bëjë mëkat. Po ashtu, dua t’i zbuloj e sqaroj se cilat janë këta faktorë, që në këtë mënyrë të mund të mbrohemi dhe ngadhënjejmë kundrejt atyre shkaqeve që nxisin në bërjen e mëkateve, sepse rezultati i mirë vjen pas diagnostifikimit të saktë të sëmundjes dhe njohjes së ilaçit të saj, shkaqet e gjendjes dhe luftimi i tyre, pastaj përdorimi i ilaçit shërues, i cili njeriun do ta pastronte përfundimisht nga sëmundja. Disa nga shkaqet që njeriun e bëjnë mëkatar janë:

1. Mosnjohja e qëllimit

Ndër faktorët më të rrezikshëm që e bëjnë njeriun mëkatar është se njeriu nuk e njeh qëllimin e krijimit të tij në këtë botë përse e ka krijuar Allahu xh. sh. dhe qëllimi për të cilin jeton.

Shumë njerëz do të mësojnë se qëllimet e tyre janë tejet të kufizuara dhe të shkurtra e që kanë të bëjnë vetëm me këtë botë dhe marrëdhëniet me të. E gjithë dëshira e tyre është që ata t’i plotësojnë dëshirat e epsheve të tyre, ndërsa disa që në thelb nuk njohin kurrfarë qëllimi dhe jetojnë në këtë botë pa kurrfarë qëllimi, ashtu si jetojnë krijesat e botës shtazore, nuk dinë përse është krijuar njeriu, përse jeton ai dhe përse duhet të jetojë!

Allahu xh. sh. e ka përcaktuar shumë qartë qëllimin për të cilin është krijuar njeriu, për të cilin Kur’ani famëlartë thotë: “  Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë „  ( Dharijaat  56 )

Është e qartë se qëllimi për të cilin është krijuar njeriu dhe për të cilin duhet të jetojë       është adhurimi i Allahut xh. sh., në kuptimin e përgjithshëm, por ajo se ç’përmban në vete shprehja “adhurim” në fakt, na e kanë shpjeguar dijetarët islamë me fjalën e tyre: “Adhurim është çdo gjë (punë) me të cilën Allahu xh. sh. është i kënaqur nga fjalët dhe veprat, të dukshme dhe të padukshme.”

Çdo fjalë e thënë, çdo lëvizje e gjymtyrëve, çdo ndjenjë e dukshme apo e padukshme, duhet të bëhet për Allahun xh. sh. dhe kjo shndërrohet në ibadet ndaj Allahut xh.sh. Kjo nënkupton se të gjitha qëllimet dhe veprimet duhet të jenë prapa qëllimit të krijimit të njeriut, kurse kjo e lartëson dhe e ngre në shkallë të lartë këtë veprim, e bënë lidhjen ndërmjet njeriut dhe krijuesit të Tij, e bënë njeriun që të edukohet me moral hyjnor.

2. Dobësimi i imanit

Pa dyshim se dobësimi i imanit (besimit) në Allahun xh. sh. dhe në Ditën e Gjykimit është gjithashtu një nga shkaqet më të mëdha që e bëjnë njeriun të bëjë mëkat. Njeriu bënë mëkat kur ai dëshiron diç që është në kundërshtim me dëshirën e Tij, ose kur ai e urren diç që është në pajtim me dëshirën e Allahut xh.sh. Në anën tjetër, imani i plotë e bënë njeriun që ta dojë atë që Allahu e donë dhe ta urrejë atë që Allahu e urren. Pejgamberi a.s. thotë: „Nuk ka besuar askush nga ju derisa dëshirat e tij të mos jenë në përputhje dhe prapa asaj me te cilën kam ardhur unë“.

Njeriu në çastin kur bënë mëkat, ai nuk e sheh Allahun xh. sh., nuk i sheh shpërblimet as dënimin e mëkatarëve. Njeriu nuk sheh asgjë në çastin e bërjes së mëkatit pos kënaqësinë e gjynahut dhe zbukurimet e djallit që ia bënë atij djalli i mallkuar. Ai është sikur zogjtë që shohin dashurinë jashtë kafazit e nuk shohin se kafazi është duke i shkatërruar. E gjithë kjo e dërgon me shpejtësi të madhe në shkatërrim , kurse Allahu xh.sh. na ruajt nga kjo.

3. Mosnjohja e Allahut xh.sh., urdhrave, ndalesave, shpërblimeve dhe ndëshkimeve të Tij

Njëmend mosdija është një shenjë e cila i dallon ata të cilët nxitojnë për mëkatbërje dhe mosbindje ndaj Allahut xh.sh., sepse ata sikur ta njihnin mirë Allahun xh. sh. me një njohje t�%A B vërtetë do ta donin Atë, do t’i nënshtroheshin urdhrave të Tij, do ta kuptonin Allahun xh.sh. është ai i cili e meriton t’i nënshtrohemi, sikur ta mësonin fenë e tyre dhe sheriatin e tyre atëherë do ta gjenin kënaqësinë dhe lumturinë e tyre, sikur ta dinin shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut xh.sh.  atëherë do të nxitonin dhe do ta dëshironin shpërblimin dhe do të frikësoheshin dhe largoheshin nga dënimi.

Pejgamberi a.s. ka bërë krahasimin ndërmjet ngritjes së dijes, shtimit të padijes dhe shfaqjen e mëkateve në kohën e fundit. Pejgamberi a.s. ka thënë: „Vërtetë ndër shenjat e Çastit të fundit është ngritja e dijes, shtimi i padijes, pirja e alkoolit dhe shfaqja e prostitucionit“.

Dijetari i njohur Ebn Kajjimi (Allahu xh.sh. e mëshiroftë) ka thënë: “Të paditurit nuk kanë aspak dituri; ata kanë veshur petkat e poshtërimit dhe turpit.”

4. Cytjet e djallit

Djalli është armiku i parë dhe kryesor i njeriut. Ai nuk qetësohet, nuk kënaqet dhe nuk heshtë ta dërgojë njeriun në mëkat. Ai është ashtu si ka njoftuar Pejgamberi a.s.: “Djalli vepron në damarët e gjakut të njeriut.”

         Djalli i mallkuar ec me ty hap pas hapi dhe të dërgon në gabim pas gabimi. Nuk lodhet dhe nuk ngopet me këtë asnjëherë sepse mu për këtë është betuar se do ta bëjë.

          Ibn Kajjimi ka caktuar tri anë përmes të cilave djalli hyn të njeriu. Ato janë: teprimi në gjera të lejuara, moskujdesi ndaj përmendjes se Allahut xh.sh. (dhikrit)  dhe preokupimi me gjera të pavlefshme. .  ( [1] )

Ndërsa për ata te cilët nuk din se  si te largohen nga mëkatet apo mundohen te largohen nga mëkatet dhe nuk gjejnë zgjidhje  , ilaçin për këtë problem mund ta gjejnë  në ngjarjen kur një njeri shkoi tek Ibrahim bin Ed’hemi dhe i tha : “ O imam , dua te pendohem dhe t’i le gjynahet , por përsëri kthehem dhe i veproj . Prandaj me trego diçka që të më mbrojë nga gjynahet „. Ibrahimi i tha : “ Nëse të shkon mendja të bësh gjynah , mos e bëj mbi tokën e Zotit “ . Ai e pyeti i habitur . “ Po si i bëhet , o imam , kur te gjithë e dimë që e gjithë toka është e Zotit ?“ Ibrahim ibn Ed’hemi iu përgjigj : “ Nëse e di që e gjithë toka është e Zotit , si mundesh të bësh gjynahe mbi tokën e Tij ? „

Më pas shtoi : “ Nëse dëshiron të bësh ndonjë gjynah dhe të shkelësh ligjet e All-llahut xh.sh. , atëherë mos ha nga rizku i Tij “ . “ Po si të jetoj , o imam “ – e pyeti burri . “ A nuk të vjen turp të hash nga rizku i All-llahut dhe shkel ligjet e Tij , në një kohë që Ai të ka dhënë kaq te mira ?“ ia ktheu imami.

E më tej imami vazhdoi : “ Nëse dëshiron patjetër të kundërshtosh urdhrat e All-llahut , bëje në një vend ku nuk të shikon All-llahu „. “ Ku ta gjej atë vend o imam , pasi All-llahu është në çdo vend me dijen e Tij dhe di çdo gjë që ndodh ?“ – ia ktheu burri . “ A nuk të vjen turp prej All-llahut , i Cili është me ty dhe të shikon në çdo vend që ndodhesh , dhe çfarëdo që të bësh?! – i tha Ibrahimi. Nëse kërkon të veprosh ndonjë gjynah, kur të të vij meleku i vdekjes i thuaj më prit sa të pendohem „. „Po kush e ka në dorë diçka të tillë o imam „.

Ibrahimi ia ktheu : “ A nuk të vjen turp ? Mund të vdesësh duke vepruar gjynahe , të të vij meleku i vdekjes dhe ti je duke shkelur ligjet e All-llahut ?!Nëse kërkon që përsëri të bësh gjynah, kur të të vijnë melekët zebanije të të çojnë në zjarr, u thuaj që nuk pranoj të vij me ju. Nëse nuk ke mundësi ta bësh , atëherë bëje tani dhe largohu nga gjynahet. Nëse dëshiron të bësh gjynahe, shiko mëshirën dhe mirësitë e Zotit ndaj teje, që të mësosh turpin prej Zotit“.  ( [2] )

Përgatiti : Zuhdi B. Hajzeri

Artikulli paraprakManifestimi i Ashuras sipas Islamit
Artikulli tjetërLetra, natën e Kadrit.
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).