Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja qoftë mbi Muhamedin, alejhis-selam, dhe mbi familjen e tij.

Islami është feja e vërtetë. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Fe e pranuar te All-llahu është Islami.”

A e dini se shumë njerëz pretendojnë se janë myslimanë por realisht Islami është i pastër prej tyre?

A e dini se metodologjia e lëvizjes vahabiste bazohet mbi disa njerëz të devijuar nga konsensusi i Umetit dhe për të kanë paralajmëruar shkencëtarët (dijetarët) e ummetit?

A e dini se pas daljes në skenë të Ibn Abdul Vehabit dhe pas shfaqjes së lëvizjes vehabiste në Nexhd, dijetarët dhe shkencëtarët bashkëkohorë hadithin e Pejgamberit a.s.: “Djalli i shekullit, del Nexhdi” e interpretuan se bëhet fjalë për Muhamed Ibnm Abdulvehabin dhe pasardhësit e tij.

A e dini se vehabistët kanë shumë para dhe me to botojnë devijimet e tyre të shtypura dhe ua shpërndajnë ato njerëzve pa pagesë, për t’i mashtruar muslimanët?

A e dini se vehabinjtë kohëve të fundit kanë media të mëdha përmes së cilave bëjnë përhapjen e ideve të tyre famëkeqe, kurse ato përsëriten deri në atë pikë, saqë shumë njerëz mund të besojnë të gabuarën vetëm nga shkaku se ajo përsëritet pa ndërprerë?
A e dini se vehabistët, pavarësisht nga të gjitha paratë dhe mediumet propaganduese të tyre, sërish vehabizmi është ende minoritet i vogël në krahasim me sunitët (Ehli Sunneh Vel Xhemah)?

A e dini se vehabistët e luftuan dhe po luftojnë kundër sunive dhe atë duke pretenduar se ata janë Ehli Sunne vel xhemat, edhe pse Ehli sunne vel xhemah është i pastër nga vehabizmi. Në këtë drejtim janë shkruar më shumë se njëqind vepra duke iu përgjigjur vehabive dhe duke u sqaruar se ata janë vetëm muxhesiminë (antropomorfistë)?

A e dini se Hafidh Al-Zubaidi, në shpjegimin e librit “Ihja ulumud-din”, thotë: Në qoftë se përmendet nocioni “Ehlus-sune vel xhemah” me të përfshihen sunitët që janë Maturiditë dhe Esharit. Ngjashëm kanë thënë edhe dijetarët: Es- Subki, dhe Ibn Abdul-Salam dhe të tjerët?

A e dini se i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ka thënë: All-llahu për këtë Ummet dërgon në krye të çdo njëqind viteve ringjallës (përsëritës) të fesë?

A e dini se të gjithë ringjallësit apo ripërtëritësit e fesë nëpër epoka deri në ditët e sotme janë nga Ehli Sunneti dhe Xhemati?
A e dini se vehabitë për Esharitë thonë: Ata nuk meritojnë të quhen “Ehli Sunne vel xhemah”. Këtë fjalë tendencioze e përmend Salih bin Favzani në librin e tij të quajtur: “Minel meshahiiril el muxhed-didin”. Autori këtë libër e ka shkruar vetëm e vetëm që Emrin e Harranit ta radhisë në mesin e rojtarëve të islamit për një shekull?

A e dini se vehabitë – muxhesiminët duke gënjyer thonë se shumë dijetarë nga Ehli Sunneti i kanë shpallur për kafira (pabesimtarë) Esharitët!? Kjo është shumë e shëmtuar sepse Maturiditë dhe Esharitë janë sunitë, pra “Ehli sunne vel xhemath”. Kush dëshiron të bindet për gënjeshtrat e tyre le të shfletojë librin “Fet’hul mexhid”.

A e dini se vehabitë e akuzojnë me dalalet dijtarin e madh islam, hafidhin, imam En-Nevevijun, shpjeguesin e Sahihut të Imam Muslimit dhe të Ibn Haxher el Askalanit, Komentin e Sahihut të Buhariut? Këtë e vërteton dijetari vehabij Ibn Uthejmini kur thotë: Ata dy (Neveviju dhe Ibni Haxheri) nuk janë sunnij”. Këto supozime dhe gënjeshtra të tyre gjenden në librin e quajtur: “Lika el babul meftuh”.

A e dini se vehabitë akuzojnë me dalalet (humbje dhe kufr) edhe sulltanin Salahudin Ejubin, njeri i cili çliroi Kudsin (Jeruzalemin) nga duart e armiqve të fesë?

A e dini se vehabitë akuzuan me pabesim dhe humbje edhe sulltanin Muhamed Al-Fatih, të cilin e lavdroi Pejgamberi a.s. dhe lavdroi edhe ushtrinë tij, duke i thënë: “Do të çlirohet Konstandinopoli (Stambolli), andaj i lavdëruar është udhëheqësi (princi) i tij dhe e lavdëruar është ajo ushtri”. Me këtë hadith Pejgamberi a.s. përveç se na informoi për çlirimin e Stambollit ai njëkohësisht edhe e lavdëroi udhëheqësin dhe ushtrinë që e bëri këtë vepër kapitale. Mirëpo vehabitë, për fat të keq, akoma pretendojnë se Stambolli nuk është çliruar?

A e dini se vahabistët i shpallën të pa fe (qafira) banorët e Egjiptit, Sirisë, Hixh azit dhe të Jemenit, vetëm për shkak se ata vizitojnë varret e prindërve dhe qytetarëve të mirë? Nuk ka dilemë se askush nga ta nuk adhurojnë diç tjetër përveç Allahut xh.sh., por e tërë kjo bëhet për shkak se vehabitë konsiderojnë se ai i cili viziton varrin e babait apo varrin e njerëzve të mirë, konsiderohet adhurues i të vdekurit. Për këtë mund të lexosh komentin e Ibn Bazit që i bëri librit “Fet’hul-Mexhid”

A e dini se vehabitë urrejnë të quhen dhe të dëgjojnë fjalën vehabij, andaj pretendojnë se të parët që i quajtën ata kështu janë armiqtë e fesë? Me këtë ata konsiderojnë se dijetari Sulejman Bin Abdul Vahab (vëllai i Muhamed b. Abdulvehabit) ëshë armiku i fesë, ngase ai ishte i pari i cili shkroi librin “Es-savaikul ilahijeti fi er-redi alel vehabijeti”(Rrufetë e Perëndisë në përgjigje të vehabinjve”. Ngjashëm pretendojnë edhe për dijetarin dhe fekihun e madh hanefi, Ibn Abidinin, ngase ai i quajti ata si vehabistë, si dhe Myftiu i Mekës Ibn Zaini Dahlan në një kapitull të quajtur „Fitneja Vehabite“.

A e dini se vehabitë në disa vende e vetëquajnë veten selefij në mënyrë që të shmangen nga emri vehabij dhe për të pretenduar para njerëzve se ata ndjekin rrugën selefit? Të përkujtojmë se të vetëquajturit e tyre selef është veprim i ndaluar (haram) sepse një veprim i tillë është shpifje.

A e dini se kush janë selefët vehabistë? Ata janë antropomorfistët (muxhesiminët) të cilët ishin në kohën pas kohës së selefit të ndershëm, pas shekujve të përparimit? A e dini se vahabistët mbajnë flamurin e modelimit dhe simulimi në kohën e sotshme?

A e dini se vehabistët pretendojnë se Allahu xh.sh. është trup dhe pohojnë se Ai ka formë dhe imazh, zë vend dhe hapësirë. Ata thonë çdo gjë që imagjinojnë në mendjet e tyre, edhe pse në besimin e muslimanëve është: Pa marrë parasysh se si ka imagjinuar njeriu, Allahu xh.sh. është ndryshe nga ajo që imagjinon. Allahun xh.sh. nuk mund të njihet përmes imagjinatës dhe iluzioneve. Ai nuk mund të krahasohet me krijesat, sepse nuk ka krijesë të ngjashme me Të.

A e dini se vehabinjtë janë ata që Allahut xh.sh. në krijimin e Tij i përshkruajnë atribute të qenieve njerëzore dhe pretendojnë se ai ulet në karrige. Ky mendim gjendet te libri i nipit të Ibn Abdul-Vehhabit, i quajtur “Fet’h el-Mexhid”.

A e dini se vehabinjtë besojnë se Zoti duket si një njeri, por ata pretendojnë se Madhësia Tij është më e madhe se madhësia e njeriut? Allahu xh.sh. nuk është trup dhe nuk i përngjet asnjë njeriu dhe atij nuk i përngjet asnjë nga krijesat e Tij. Ky pabesim i tyre shprehet në librin e quajtur “Akidetu elhlul iman”.

A e dini se vehabitë i atribuan Zotit xh.sh. gojë, e ky është kufër i qartë që nuk dyshon myslimani. Ky lloj i kufrit është i publikuar në librin e quajtur “El Esmau ves-sifatu” nga Harrani.

A e dini se vahabitët Allahut xh.sh. i atribuan gjuhë, e edhe kjo formë është kufër (pabesim). Ky lloj i kufrit të tyre publikohet në librin “Tabekatul hanabile” nga Ebu Ja’li që vehabitët e botuan me kënaqësi të veçantë për shkak të asaj që thuhet në të. Një gjë të tillë Uthejmini, në takimin e tij të tretë mujor, tha: Nuk vërtetojmë se ka gjuhë por as nuk e kontestojmë”, por edhe kjo formë është kufr sepse jemi të detyruar të pastrojmë Krijuesin tonë nga gjymtyrët, e në këtë nuk dyshojmë.

A e dini se vehabitët Allahut xh.sh. i atribuan edhe këmbë , e edhe kjo është kufr? Ata thonë: Karriga është vendi ku Allahu i vendon këmbët e Tij. Kjo formë e kufrit publikohet në librin e quajtur “Tefsiru Ajetul kursij”. Jehudët shtrembëruan Teuratin, të krishterët shtrembëruan Biblën, kurse Vehabitë po shtrembërojnë kuptimet dhe domethëniet e Kur’anit, Zoti na ruajt.

A e dini se vehabisti Ibn Baz thotë: Mohimi i antroporfizimit, gjymtyrëve dhe organeve të Zotit është veprim i dënueshëm? Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e tij, Allahu është i pastër nga antropomorfizmi, nuk ka asgjë si Ai. Fjalët e këtij vehabisti, që konsiderohen kufr, gjenden në librin e quajtur “Tenbihat fi er-red-di ala men tevele bis-sifat”.

A e dini se Ibn Bazi beson se Allahu është trup dhe se Ai qëndron mbi Arsh, e qëndrimi i Tij mbi Arsh është trupor. Kjo thënie dhe bindje e tij gjendet në revistën e quajtur “El Haxhxh” të vitit 1415 sipas hixhretit.

A e dini se vehabitë pasi formuan bindjen se Allahu është trup, filluan të hulumtojnë për vendin e Tij, dhe si rezultat i këtij kërkimi u ndan%C 3� në shumë grupacione? Disa prej vehabive janë të mendimit se Allahu është në Qiell dhe atë duke u bazuar në përcipshmërinë e një hadithi të transmetuar nga nga një robëreshë. Disa janë të mendimit se Ai rrinë ulur mbi Arsh, siç qëndron te libri i Harranit “Mexhmuul fetave”, të cilin vehabitë e botuan dhe shpërndanë me shumë krenari. Disa janë të mendimit se Ai qëndron në Arsh, siç thuhet në librin e quajtur ”Nadharat ve Ta’kibat”. Disa thanë: Jo, ai qëndron mbi Arsh, siç pretendon Albani i cili ka thënë: “Ai qëndron mbi Arsh pa vend”. Kjo thënie e Albanit është e regjistruar në shirit, të cilin e posedojmë edhe ne. Disa vehabistë thonë se Allahu është mbi Arsh, siç thekson nipi i Ibn Abdzul Vehabit në librin e quajtur “Fet’hul Mexhid”. Disa vehabinjë thonë se Allahu banon në Xhenet, siç qëndron te libri “Mearixhul kabul”. Kurse myslimanët suni janë unik në faktin se Allahu xh.sh nuk kufizohet në vend dhe në kohë, siç potencon Imam Ebu Mensur el Bagdadi, Shejhi i Bejhekiut, në librin e tij “El fireku bejnel fireki”, ngjashëm potencoi edhe nxënësi i tij, Bejhekiu në librin e tij “El esmau ves-sifatu” dhe shumë të tjerë.

A e dini se vehabinjtë pretendojnë se afërsia me Zotin është ndijore (fizike), andaj ai që është më afër qiellit është më afër Zotit? Kjo do të thotë se ata që janë në aeroplan apo anije kozmike janë më afër me Zotin se sa myslimanët të cilët adhurojnë Allahun në xhami apo shtëpitë e tyre duke rënë në sexhde! Tërë kjo gjendet në librin e antropomorfistit, Ed-Darimij, nga i cili Harrani mbështetet në shpjegime. Libri quhet: “Red-du edarimij ala bishr el merisij”.

A e dini se një pjesë e vehabive mohojnë pejgamberllëkun dhe fletushkat e Ademit, paqja qoftë mbi të? Imam Abdulkahir Ebu Mansur el-Bagdadi thotë se vehabitë e mohojnë pejgamberllëkun e Ademit a.s. në librin e tyre të quajtur: “El Imanu bil enbijai xhumnleten” edhe për krah faktit se emri i librit fletë për besimin në të gjithë pejgamberët, ata mohojnë pejgamberllëkun e Ademit a.s.

A e dini se një grup tjetër nga vahabistët njohin pejgamberllëkun e Ademit, paqja qoftë mbi të, por Havën, bashkëshorten e Ademit a.s., e konsiderojnë idhujtare? Këtë bindje të tyre e gjen në librin “Ed-dinul halis”.

A e dini se vehabistët u predikojnë pasuesve të tyre se zjarri i xhehenemit shuhet, dhe kështu përfundon dënimi i pabesimtarëve? Me këtë përgënjeshtrohen me më shumë se dyzet ajete kur’anore që mësojnë se zjarri i xhehenemit është i përhershëm, ashtu si edhe dënimi i jobesimtarëve. Ky mendim i vehabive gjendet në librin e quajtur “El kavlul muhar li bejani fendi en-nar”, që e ka shkruar Abdulkerim Salih El Humejdi, si përgjigje ndaj Albanit i cili iu kundërvu Harranit dhe Ibni Kajimit.

A e dini se vehabistët besojnë se disa çështje aksidentale nuk kanë fillim, që nënkupton së ka krijesa që nuk janë të krijuara? Këto çështje mund t’i gjeni në shtatë vepra nga veprat e Ibni Tejmijes që i botuan Vehabitët.

A e dini se vehabistët muxhesiminë i akuzojnë myslimanët me pabesim (kufr) dhe thonë se Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi kishin besim më të sinqertë ndaj Zotit se sa muslimanët, të cilët thonë se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, dhe se Muhammed është i dërguari i All-llahut, e në anën tjetër bëjnë tevesul përmes evlijave dhe njerëzve të mirë. Këtë çështje mund ta gjeni te libri i quajtur “Kejfe nefhemu Et-tevhid”.

A e dini se vehabitë i akuzojnë me kufr muslimanët të cilët salevatet mbi Pejgamberin a.s. i dërgojnë me këtë tekst: All-llahum-me sal-li ala Muhammedin tibel klubi ve devaiha ve afijetul ebdani ve shifaiha ve nurul ebsari ve dijaiha “. Vehabisti Ibn Bazi thotë: Kjo fjalë është idhujtari (shirk). Kjo çështje gjendet e publikuar në librin e quajtur “Kejfe ihtedejtu ila et-tevhid” .

A e dini se vehabistët i konsiderojnë kafira (të pa fe) ata që e përmendin Allahun xh.sh. njëmijë herë e më shumë, sepse thonë se kjo formë e dhikrit është jashtë normave të sheriatit dhe tejkalon në shirk? Këtë bisedë të tyre e gjenë te libri i tyre i quajtur “El hallkat el memnuatu”.

A e dini se vehabistët ndalojnë përdorimin e tesbihëve? Përdorimi i tesbihëve për të bërë dhikr apo për t’i dërguar salevate Pejgamberit a.s. është veprim i lejuar sipas Islamit. Ky mendim i tyre gjendet në librin e quajtur “El hedijjetu es-sunijetu” nga Abdullah b. Muhamed Abdulvehabi”.

A e dini se vehabitë i akuzojnë myslimanët me pabesim (kufr) për shkak të lutjes% 20së myslimanëve kur thonë: “O Zoti im, për nder të Pejgamberit a.s., ndihmoje ummetin e Muhamedit a.s”. Kjo çështje shpjegohet nëpër shumë libra të tyre e në mesin e tyre edhe libri “Ahtaun Shaiatun”.

A e dini se vehabistët, ata që ndërmjetësojnë me nderin dhe autoritetin e Pejgamberit a.s., i konsiderojnë murtedë (të dalë nga feja), dhe për ta ka dënim të përhershëm të zjarrit të xhehenemit ? Tërë këtë më gjerësisht mund ta gjeni te libri i tyre “Akidetul mu’min”.

A e dini se vehabizmi ndalon manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. edhe pse dijetarët e Ummetit, bile edhe disa dijetarë që ata mbështeten te ata nuk e ndalojnë manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s., por për kundrazi kanë thënë se njeriu me këtë arrinë sevape nëse ka nijetin e pastër.? Tërë këtë mund ta gjeni te libri i tyre i quajtur “Et-tevhid”.

A e dini se vehabistët, të cilët ndalojnë manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s., për çdo vit manifestojnë javën e Muhamed Abdulvehabit, themeluesit të ideologjisë së tyre. Për manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. e konsiderojnë ngjashmëri me çifutët, e këtë mund ta vëreni në veprën e Bin Bazit.

A e dini se vehabizmi ndalon salevatet për myslimanët pas ezanit? Ibn Bazi ka thënë: Ky veprim është veprim i kotë dhe duhet ndaluar! Ata nuk marrin parasysh faktin se Pejgamberi a.s. ka thënë se, kur të përmendet emri im, më dërgoni salevate.

A e dini se vehabistët ndalojnë thënien e fjalës “Sadekall-llahul adhim” pas përfundimit të leximit të Kur’anit? Kjo ndalesë është nga Bin Bazi që e ka thënë në revistën vehabiste të quajtur “Mexhel-letul buhuth el islamije”, në numrin 45 të viti 1416 sipas hixhretit.

A e dini se se një grup nga vehabitë ndalojnë që para ushqimit të thuhet fjala e plotë “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” edhe pse Pejgamberi a.s. ka thënë: O Djalosh, përmende emrin e Allahut? Mirëpo vehabitë thonë se është e ndaluar (haram ) të përmendet emri “Err-rrahman dhe Err-rrahim”. Ky mendim i tyre gjendet në librin “Ahtaun shaiatun”

A e dini se vehabinjtë mohojnë atë që muslimanët të bëjë në të gjitha vendet e tokës, e që është leximi i sures E-Fatiha për të vdekurin? Ata thonë se një veprim i tillë është bidat dhe veprim i ndaluar! Këtë shpjegim të tyre mund ta gjeni nëpër shumë vende në literaturën e tyre.

A e dini se vehabinjtë ndalojnë për të lexuar ndonjë gjë nga Kurani për një musliman të vdekur dhe thonë se kjo është një gjë e kotë? Andaj, sipas tyre, ai i cili bënë këtë veprim meriton ndëshkim ashtu si meriton ndëshkimin ai i cili ka bërë prostitucion, ka pirë alkool apo ka vjedhur! Këtë mund ta gjeni te libri i tyre i quajtur “Tevxhihatru el islamije”.

A e dini se vehabizmi ndalon leximin e talkinit të vdekurit me pretendimin se një veprim të tillë nuk e ka aprovuar Pejgamberi a.s., edhe pse ekzistojnë hadithe se Pejgamberi a.s. ka urdhëruar të lexohet talkini dhe atë pikërisht në këtë formë që e përdorin sot muslimanët.

A e dini se vehabizmi mohon se emri i Melekut të vdekjes quhet Azrail, edhe pse Kadi Ijadi ka theksuar konsensus për këtë çështje?

A e dini se vehabizmi ndalon vizitat e njëri-tjetrit gjatë festave (bajrameve) të myslimanë, gjithashtu ndalon edhe vizitat e varrezave, edhe pse një vizitë e tillë është e preferuar. Këtë ndalesë Albani e paraqet në fletushkën e tij 63.

A e dini se vehabizmi i ndalon gruas të vizitojë varrin e burrit, nënës apo babait të saj, vëllait të saj ose një të afërmi, e qoftë edhe i Dërguari i All-llahut, paqja qoftë mbi. Dijetari i tyre Uthejmini thotë: “Vizita e varrezave nga gratë është mëkat, që konsioderohet nga mëkatet e mëdha, andaj është veprim i ndalur qoftë edhe vizita e varrit të Pejgamberit a.s.! Këtë e thotë në librin e tij të quajtur “Fetave muhimme”.

A e dini se vehabistët i ndalojnë myslimanit që të udhëtojë për të vizituar varrin e Pejgamberit s.a.v.s. edhe për krah faktit se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që e viziton varrin tim, ndërmejtsimi (shefati) im është i detyrueshëm për të”? Ibn Bazi ka thënë: Nalohet udhëtimi për të vizituar varrin e Pejgamberit a.s. qoftë edhe për haxhiun që është larg nga Medina. Shih librin e tij “Et-tahkiku vel idah”.

A e dini se vahabinjtë ndalojnë që në gjysmën e muajit Sha’ban të agjërohet dhe të falet namaz nate, edhe pse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të vjen nata e gjysmës së muajit Sha’ban, faluni natën dhe%2 0agjëroni ditën.” (Ibni Maxhe).

A e dini se vehabinjtë ndalojnë për myslimanët që të mësojnë gjuhët e huaja si psh gjuhën franceze apo angleze etj? Këtë çështje të çuditshme e paraqet Ibni Fevzani në librin e tij të quajtur “El velau vel berau” ku thotë: “Ndalohet t’i përngjasësh jomyslimanëve, qoftë edhe përmes foljes së gjuhës së tyre”.

A e dini se Ibn Bazi ka thënë: Nuk lejohet për femrën që të drejtojë automobilin, pra që të ketë patentë shoferi? Kjo thënie e Ibn Bazit gjendet e regjistruar në librin e quajtur “Fetave muhimme”.
A e dini se Albani ka thënë se palestinezët duhet të lëshojnë palestinën dhe t’ua lirojnë vendin çifutëve? Kjo thënie e tij gjendet te libri “Fetava Albani”.

A e dini se vehabinjtë e konsideroj kafir çdo kend që nuk hynë në fenë e tyre dhe nuk pranon mendimet e tyre. Ata nuk shpallën kafira vetëm një apo dy persona, por shpallën si qafira tërë Ummetin e Muhamedit a.s. Këtë e gjenë te libri “esahbul labile” nga Muftiu i Mekës Muhamed b. Abdullah el Hanbelij dhe te libri “Axhaibul athar” nga Xheberuti.

A e dini se vehabinjtë e refuzojnë edhe konsensusin e dijetarëve islam (ixhmain) dhe nuk e pranojnë si burim të sheriatit?

A e dini se vehabinjtë medhhebet i konsiderojnë si rezultat të jomyslimanëve sepse janë formuar prej tyre për ta përçarë Ummetin? Këtë e gjemë te libri “Hel el muslimu mulzemun bi itbai medhhebin muajin minel medhahibil erbeati”.

Pra, i nderuar vëlla dhe motër muslimane, këto janë vetëm disa nga ato që vehabistët kundërshtojnë Islamin e vërtetë dhe veprimet e myslimanëve, sepse ka edhe shumë punë të tjera të çuditshme që i bëjnë ata, krejt me qëllim të rrënimit të Islamit dhe unitetit islam.

Nga arabishtja:
Jusuf Zimeri