Universiteti Al Ez’her ju pergjigjet Imamve vehabist Shqiptar

0

          Pyetje:Në Kosovë ( dhe vendet ku fitet Gjuha Shqipe) ka disa imam dhe jo vetëm imam por edhe persona me pozite më të lartë në institucione fetare (kryeimam) të cilët në disa ligjërime të tyre dhe derse Esh’aritë dhe Maturiditë i konsiderojnë grupe të devijuara, cila është përgjigja juaj në lidhje me këtë që këta imam e thonë në ligjërimet e tyre.

            Përgjigje: Në emër të Allahut, falënderimi i qoftë Perëndisë lutjet dhe paqja qoftë mbi zotërinë tonë  të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

              Doktrina Esh’arite është doktrinë e Kelamit ( Akides)  që merret me besimin dhe përgjigjen ndaj dyshimeve të ngritura rreth tij,  nuk është Medh-heb (Shkollë) i Jurisprudencës Islame, kjo doktrinë kishte meritë të madhe në përgjigjen ndaj Mu’tezilitve dhe në eliminimin e dyshimeve të tyre, ndaj Havarixhëve, Murxhive, Kaderive dhe Xheberijes ……… e të tjerëve, në një kohë nuk kishte të tjerë vetëm se Esh’aritë, dhe vetëm këta posedonin argumentet, ishin mesatar, nuk mohonin asnjë ajet dhe asnjë hadithë, punonin paralel në mes mendjes dhe argumentimit me ajete  Kur ‘anore, u dalluan nga të tjerët në kohën e tyre dhe ata që erdhën pas tyre, nuk punuan vetëm me argumente logjike dhe nëtë njëjtën kohë nuk qëndronin ngurtësisht vetëm tek argumentimi tek ajetet,  kjo doktrinë  është doktrina që nuk i bënte Qafir ( akuzonpër mosbesim) asnjë nga njerëzit e Ehlu Kiblës përgjithësisht, kjo doktrinë është doktrina e vërtetë ( Ehlu Hak ) nën flamurin e të cilës janë rreshtuar dijetarët më të mëdhenj, doktrinë në të cilën nuk ka asgjë të keqe, sepse kjo doktrinë angazhohet për çdo gjë që është obligim, asaj çka lejohet dhe çka nuk është e përshtatshme për Zotin e botëve.

              Kështu, Esh’aritë janë  shumica e Ehlu Synetit, ata përfaqësojnë më shumë se 90% të myslimanëve,  në doktrinën Esh’arite  janë dijetarët më të mëdhenj të Ehlu Synetit, përfshirë Imam Esh ‘ariun, Imam El Xhuvejnij, Imam El Bakilani, Imam IbnHaxheri, Imam Raziu, Imam Gazaliu, Imam Ibn Asakiri,  Imam Iz ibn Abdus Selam, Imam  El Neveviu, Imami  El Bejdavij, El Kadi  Ijad ….. dhe shumë të tjerë.

               Prandaj, doktrina e Al Ez’herit dhe dijetarëve e tij – për më shumë se dhjetë dekada – është doktrina Esh’arite doktrinë e Ehlu Sunetit, dhe se Shprehja EhluSuneti vel Xhemati është dhe iu referohet me te Esh’arive, Maturidive  dhe Ehlul Hadithit, dhe kështu që kjo doktrinë mësohet në Universitetin Al Ez’her Falënderimi i qoftë Zotit.

              Al Ez’her  ka doktrinën Esh’arite për të mësuar dhe kuptuar çështjet e besimit dhe kjo assesi  nuk është fanatizëm në doktrinën Esh’arite, por sepse është doktrina që kombinon në mes argumenteve fetare dhe arsyes, e cila është e mesme që përfaqëson moderim, në këtë doktrinë janë dijetarët më të mëdhenj të komentimit të Kur’anit, dijetarët e Hadithitdhe dijetarët e Shkollave Juridike Islame ….. dhe të tjerë siç i përmendëm më lartë.

             Doktrina Esh’arite nuk është diçka e re dhe as diçka e shpikur, por më tepër një reflektim i ndershëm dhe i disiplinuar i asaj që Profeti (paqja dhe bekimi iAllahut qofshin mbi të) ishte dikur ne te.

              Nëse dëshironi diçka më të zgjeruar, ju mund t’i referoheni librit – El Insaf FiMa Uthire haule El Hilaf  – Dr. Omer Abdullah Kamil.

              Kjo është e tëra dhe Zoti i Plotfuqishëm është më i larti dhe më i dituri, paqja dhe shpëtimi qofshin për Pejgamberin a.s. familjen dhe shokët e tij.

               Faleminderit për kontaktin tuaj të vazhdueshëm me ne – Qendrën Ndërkombëtare Al Ez’her për Fetfa.

Artikulli paraprakBIBO GmbH i mbush 25 vjet
Artikulli tjetërKjo bote eshte thjesht nje iluzion!
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).