„TRE MUAJT“ DHE NETËT E MIRA

0

„Rexhepi është muaj i Zotit (xh.sh.), Shabani është muaj im kurse Ramazani është muaj i ummetit tim“. Muhamedi a.s.

Jemi duke i përjetuar ditët e para të muajt Rexhep, ditë këto që për nga vlefta dallojnë nga ditët e muajve tjerë, pos të atyre të muajt Shaban dhe Ramazan. Pra, janë ditët e njërit nga tre muajt e mëdhenj apo të bekuar, të cilët All-llahu xh.sh., për të mirën e besimtarëve të Tij, i bëri që të jenë të bekuar e të begatshëm. 

Vlera e muajt Ramazan përmendet drejtpërdrejtë në Kur`anin famëlartë duke theksuar se Libri i All-llahut xh.sh., Kur`ani iu shpall njerëzimit mu në këtë muaj. 

Rëndësinë e këtyre tre muajve e tregon edhe fakti se në këta muaj gjenden katër netët e mira: Nata e Regaibitqë është në natën e parë të ditës së premte (xhuma) të muajt Rexhep; Nata e Miraxhite cila është nata e njëzetë e shtatë e po të njejtit muaj; Nata e Beratite cila është natën e pesëmbëdhjetë të muajt Shaban dhe Nata e Kadrite cila është me të njëzetë e shtatën natë të muajt Ramazan.

Me hyrjen e këtyre muajve, besimtarët pos ibadeteve të përditshme, duhet ta shtojnë vëllimin e punëve të dobishme, siç janë agjërimi, namazi nafile,  dhënia e lëmoshës, (sadakasë), zeqatit, të mësuarit etj. Muhamedi a.s. në fillim të muajt Rexhep, Zotit xh.sh. i është drejtuar me këtë lutje:

„O Zot, na beko në Rexhep e në Shaban dhe na mundëso që ta presim Ramazanin.“

Po ashtu, Muhamedi a.s. e ka praktuar agjërimin në muajn Shaban. Kështu ai në një hadith i përgjigjet Usame ibn Zejdit, i cili shpreh habinë e vet duke e vërejtur Pejgamberin a.s., nuk agjëron në asnjë muaj (pos ramazanit) më së shumti se sa në muajn Shaban: „Ky është muaj që e kanë lënë anash njerëzit edhe pse është në mes Rexhepit e Ramazanit. Në këtë muaj i shkojnë veprat Zotit të gjithësisë, ndërsa unë më së shumti dua që veprat e mia të shkojnë derisa jam duke agjëruar.“  (transmeton Nesai, Ahmedi, Ebu Davudi).

Nata e Regaibit

Nata e Regaibit, siç u përmend më lartë, gjithnjë bie në natën e xhumasë së parë të muajt Rexhep. Sipas emrit kjo natë konsiderohet si natë e dëshirave dhe e shpresave. Rëndësinë e kësaj nate, respektivisht mund kuptojmë edhe nga ky hadith i Pejgamberit a.s.:

„Transmetohet nga Ebu Bekr Essidiku r.a. se Pejgmaberi a.s. ka thënë: „Kur kalon pjesa e tretë e natës së xhumasë së parë të muajt Rexhep, nuk mbetët melek në qiell e as në tokë, sepse ata mblidhen në Qabe, e All-llahu xh.sh. i shikon ata dhe u thotë: O melekët e mia, kërkoni çka të doni! Ata thonë: „O Zoti ynë, kërkesa jonë është që të`i falish ata që e agjërojnë muajn Rexhep“. All-llahu xh.sh. u përgjigjet: „Janë të falur ata.“ 

S`ka dyshim se për „tre muajt“ dhe netët e bekuara në ta mund të thuhet edhe shumëçka. Kjo sidomos vlenë për muajin e Ramazanit dhe Natën e Kadrit. Kjo që u tha më lartë për ta, ka për qëllim që t`i nxisë besimtarët që sa më shumë ta shfrytëzojnë praninë e këtyre muajve.

Hamburg, 02.06.2011