Pyetja:
A ka ndonjë gjë të veçantë rreth të 15-tit të muajit Shaban?
Përgjigja:
We Alejkum Selam we Rahmetullah
Po, ka. Shumica e dijetarëve Sunni e konsideron atë ditë dhe natë të bekuar. Është e rekomanduar të agjërohet dhe të kalohet një pjesë, ose gjithë nata, në adhurim.
Mirëpo, ASNJË ibadet (adhurim) specifik nuk është vërtetuar autentikisht për këtë natë, dhe Imam Neveviu (në el-Mexhmu’), Imam Buhuti (në Keshshef el-Kina’), Imam Shurunbulali (në el-Shurumbulalijje) dhe tjerët kanë përmendur që namazet si 100 rekate Salat el-Regaib janë risi (bidate) të ndaluara.
Në shkollën hanefite, është e papëlqyeshme (mekruh) të falen namazet jo-obligative (përpos teravive) me xhemat, si dhe mbledhja (takimi) në xhami për këto netë të veçanta. [Ibn Abidin, Radd el-Muhtar; Shurunbulali, Hashijet el-Durer (el-Shurunbulaljje)]
— Wesselam.
— Shejh Faraz Rabbani (el-Hanefij)
(përgjigja tjetër)
Imam Ramli thotë në [veprën] Nihaja:
“Namazi i regaibit të premten e parë të muajit Rexhep dhe natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban janë dy risi të shëmtuara dhe të dënueshme (ar. bid’a), dhe hadithi rreth tyre është I RREMË. [Imam Neveviu në veprën] Mexhmu ka shkuar në detaje për ta kundërshtuar [këtë namaz]. Për më tepër, nuk ka dallim në mes faljes në grup dhe faljes individuale, siç e thotë qartazi autori (Imam Neveviu)(…).
— Shejh Amxhed Rashid (esh-Shafi’ij)
burimi: http://spa.qibla.com.