Muaji Shaban

0

1. Hyrje e përgjithshme
Muaji Sh’aban është muaj i kalendarit islamik. Kuptimi tekstual i fjalës “sh’aban” është: të përhapësh, të zgjerosh dhe të denoncosh, të tregosh. Për gjatë kohës së këtij muaji lëshohen bekimet, kurse veprat e kryera dhe të pakryera i tregohen cdo personi. 
 
Çka është muaji Sh’aban?

Muaji Shaban është muaj i cili gjendet ndërmjet muajit Rexhebit dhe Ramazan. Të shumta janë ditët e bekuara me të cilat Allahu i Lartësuar e ka nderuar ummetin e Pejgamberit të Tij, alejhisselam. Neve na është premtuar shpërblim i madh për çdo vepër të mirë, madje qoftë edhe e vogël siç është mënjanimi i pengesës nga rruga e cila u pengon të tjerëve. 

Për çdo ditë, Allahu i Lartësuar me dashurinë dhe mëshirën e Tij ka caktuar kohë konkrete në të cilat pranohet thirrja e drejtuar Atij. Ka caktuar edhe disa ditë në të cilat mëshira e Tij nuk kufizohet për ata që ato i dëshirojnë. Në mesin e atyre muajve dhe ditëve gjendet edhe muaji Shaban në të cilin cdo vepër e bërë shpërblehet nga ana e Allahut më shumë se sa në ditët e tjera.

2. Pse është i rëndësishëm muaji Sh’aban?


Në hadithin të cilin e transmeton Uthama, transmetohet se i Dërguari i Allahut, alejhisselam, ka thënë: “Ndërmjet Rexhebit dhe muajit Ramazan gjendet një muaj i cili quhet Sh’aban. Njerëzit janë të pakujdesshëm ndaj këtij muaji edhe pse shpërblimi për çdo vepër të bërë në këtë muaj është më i madh se sa vetë vepra, ndërsa vepra i është treguar Allahut, të Lartësuarit. (Hadithin e shënon Bejhekiu në veprën e tij “Shu’bu-l-iman”)

Transmetohet nga Enesi, r.a., se me hyrjen e muajit Rexheb, i Dërguari i Allahut, lexonte: “All-llahum-me, barik lena fi Rexhebin ve Sh’bane ve bel-ligna ila Ramadane” (Allahu im, bekona ne në muajin Rexheb dhe Sh’aban dhe mundësona ta presim muajin e Ramazanit).

Gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut, alejhisselam, ka thënë: “Sh’abani është muaji im.” Në rivajetin tjetër, A’isha, r.anha, transmeton se i Dërguari, alehjisselam, ka agjëruar në muajin Sh’aban duke e bashkuat atë më muajin e Ramazanit. 

Nga e gjithë kjo që u theksuar kuptojmë rëndësinë e muajit Sh’aban dhe lidhjen e të Dërguarit të Allahut, alejhisselam, me këtë muaj të bekuar. 

Ky muaj duhet që të kalohen duke u përgatitur për muajin e Ramazanit, duke bërë vepra të mira në mënyrë që gjatë muajit të Ramazanit të shtohen edhe më shumë. 

3. Ndodhitë në muajin Sh’aban


1) Lejlei-berat (Nata e faljes), nata e pesëmbëdhjetë e muajit Sh’aban.
2) Përsëri si Kible, drejtim i të kthyerit në namaz, u pranua Qabeja në Mekke (pasi që përkohësisht si drejtim ka qenë Bejtu-l-Makdisi në Jerusalem). Kjo ka ndodhur në vitin e dytë pas Hixhretit, me pesëmbëdhjetë sh’aban.
3) Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë i detyrueshëm në vitin e dytë sipas Hixhretit, me 25 sh’aban.

4. Cka duhet të bëhet në Natën e faljes (Lejlei-berat), gjegjësisht në natën e 15. të muajit Sh’aban?

Aq sa është e mundur, kohën duhet kaluar në faljen e namazeve nafile dhe në leximin e Kur’anit. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., hazreti ‘Aishes i ka thënë: Në këtë natë këndo kete dua dhe këtë dua mësova të tjerëve sepse Xhibrili me të mua më ka mësuar: Cila eshte ajo lutje?

“All-llahum-me, in-ni e‘udhu bi aufike min ‘ikabike ve e‘udhu bi ridake min sehatike ve e‘udhu bike minke, subhaneke, la uhsi thenaen ‘alejke, Ente kema ethnejte ‘ala Nefsike.”

(Allahu im, mbështetem në faljen Tende prej dënimit Tënd, dhe në kënaqësinë Tënde prej zemërimit Tënd, prej Teje Ty të mbështetem. Ti je i lavdëruar. E pa mundur është të të lavdërojmë ashtu siç duhet. Ti je i tillë, ashtu siç vet e ke lavdëruar Vetveten.”

5. Vlera e natës së pesëmbëdhjetë të muajit Sh’aban

Allahu i Lartësuar zbret në qiellin më të afërt e posaçërisht mëshirën dhe faljen e orienton kah ata të cilët pendohen dhe kërkojnë falje. Për dallim nga netët e tjera, kur Allahu, xh.sh., zbret në qiellin më të afërt aty kah fundi i pjesës së natës, në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Sh’aban, Allahu i Lartësuar në qiellin më të afërt zbret menjëherë pasi të perëndon Dielli. 
Te gjithe jane kanditate per te fituar meshiren e Allahut xh sh ne kete nate pervec disa njerez, e ata jane:

1. Idhujtarët
2. Alkoholpirësit  (që njihen për pirje të madhe)
3. Personat që janë të padëgjueshëm ndaj prindërve
4. Zinaqarët (prostitutat) dhe vrasësit
5. Ato që i ndërpresin lidhjet farefisnore
6. Ato që nxitin armiqësi ndaj të tjerëve
7. Njerezit qe jane mendemedhenje dhe arrogant..