Mësim i jetës (Harun Reshidi dhe Behluli)

0

Tregim: Harun Reshidi dhe Behluli

Behluli: O Harun, o Harun.. o i sprovuar. Kur do zësh mend?

Haruni: Unë jam budallai, apo kush?

Behluli: Unë jam i mençuri, o Harun!

Haruni: Haaaa, haaa, haaa… (qesh)

E, si është kjo mendja jote?

Behluli: Heee, heee…

Sepse unë e di, se pallati yt do të zhduket, ndërsa ky (varri) do të qëndrojë përherë! Prandaj, e kam ndërtuar këtë. Ndërsa, ti ke ndërtuar pallatin dhe ke shkatërruar varrin tënd dhe urren që të kalosh nga ndërtimi në shkatërrim. Megjithëse, ti e di shumë mirë, se patjetër do të shkosh drejt tij.

Erdha tek varrezat dhe thirra: Ku janë njerëzit e mëdhenj dhe ata të vegjlit? Sepse, i humburi është me pushtetin, ndërsa i dëliri nëse krenohet. Shkon e vjen mes kësaj pasurie dhe fshin pamjen e bukur të saj.

O ti, që pyet për njerëzit që kanë kaluar (në botën tjetër), a nuk por merr mësim prej gjithë kësaj që po shikon!? A nuk të fton kjo për të luajtur mendsh, o Harun?

Haruni: Pasha Allahun, ti je me të vërtetë i sinqertë! Më fol më shumë.

Behluli: Të mjafton Libri i Allahu, prandaj përmbaju atij. Aty ka lajme dhe mësime.

Haruni: A ke ndonjë nevojë, të ta kryejë?

Behluli: Po. Tre nevoja, nëse m’i kryen, do të të falënderoj.

Haruni: Atëherë, kërkoi ato.

Behluli: Të ma zgjatësh jetën.

Haruni: Nuk mundem!

Behluli: Të më mbrosh prej melekut të vdekjes.

Haruni: Nuk kam fuqi.

Behluli: Të më futësh në xhenet dhe të më largosh nga zjarri.

Haruni: Skam forcë për të.

Behluli: Atëherë, dije mirë, se ti je skllav, e nuk je mbret! Dhe, unë nuk kam nevojë për skllevër! Heee, heee…