Vrasja në emër të fesë është në ligjet e terroristëve

0

Vrasja në emër të fesë është në ligjet e terroristëve

„Të vrarët tonë në Parajsë dhe të vrarët tuaj në zjarr“. Ky është besimi i ngulitur në të cilin besojnë  elementët terroriste dhe grupet ekstremiste të cilët e lejojnë „Gjakun e ndaluar“ dhe vrasjen në emër të fesë bazuar në hadithe të dobëta dhe versione të tjera të vargjeve Kur’anore dhe traditave profetike, dhe mund të mos zbatohet në  kohën e tashme dhe nganjëherë duke u bazuar në deklaratat dhe interpretimet e disa prej imamëve të ekstremizmit dhe xhihadit.

Ky lloj „xhihadi i shenjtë“, i kryer nga përkrahësit e grupeve
terroriste dhe të ISIS-it; në emër të fesë, kjo nuk ka bazë në ligjin islam, as në ndonjë ligj hyjnor dhe është thjesht një formë e kriminalitetit dhe rrugaçërisë që është krejtësisht e papajtueshme me fenë dhe ligjin.

Grupet terroriste të të gjitha llojeve janë të bazuara gabimisht në një sërë mendimesh, fetva dhe interpretime të gabuara të disa vargjeve kuranore dhe traditave profetike, siç janë thënia: „Luftoni për hir të All-llahut ata që ju luftojnë“. Pastaj ajetet Kur’anore :”Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.192. E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.193. Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë”.

„Luftoni për hir të All-llahut ata që ju luftojnë“ ,  “luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues”, këto ajete dhe të tjera si këto quhen ajetet e Xhihadit por se këto janë të lidhura me rregullat e sheriatit dhe ka kufij që  nuk mund të kapërcehen ashtu siç ka urdhëruar  Profeti i Shenjtë.

Konsensusi i katër juristëve është se çështja e xhihadit duhet të urdhërohet dhe autorizohet vetëm nga sundimtari i vendit ose kreu i shtetit. Asnjë individ ose grup nuk mund ta deklarojë xhihadin me iniciativën e vet, përndryshe është një grup mashtrues që është jashtë kufijve të fesë dhe ligjit  të drejtë dhe se këto grupe lejohet të luftohen deri sa të kthehen në rrugën e drejtë dhe të vërtetë.

Për shembull vargu Kur’anor i cili thotë: „Luftoni për hir të All-llahut ata që ju luftojnë“  këtë varg e përdorin terroristët si një udhëzues legjitim për vrasjen e ushtarëve egjiptian në Sinai, ose të pafajshmit në Siri, Libi dhe Jemen, ndërsa ky ajet ka ardhur për Kurejshit që thyen besën e tyre me të Dërguarin e Allahut paqja qoftë mbi të dhe ia ndaluan të Dërguarit të Zotit të shkonte në Qabe në vitin e Hudejbijes, dhe pas marrveshjes së profetit me banorët e asaj e Mekes të asaj kohe që profeti ta vizitoj Qaben vitin e ardhshëm dhe ti lihet profetit Meka për tri ditë por muslimanët u friksuan se Kurejshit do ti luftonin dhe se  muslimanët e urrenin të luftonin me mosbesimtarët në Meke prandaj erdhi: „Luftoni në rrugën e All-llahut“ pastaj erdhi në fund të ajetit  „të mos shkelësh kufijtë dhe të bëheni agresorë“.

Këtu gjejmë se vendimi i ajetit është specifik dhe në një kohë të caktuar  dhe nuk mund të zbatohet në kohën e tanishme kundër ushtrisë egjiptiane, siç pohohet nga terroristët.

Në përfundim, çfarë bëjnë grupet terroriste në Sinai, Siri, Libi apo Jemen janë vrasje dhe nuk kanë të bëjnë me xhihadin. Këto grupe mashtruese janë „Khavarixhët e kohës“ dhe „grupi i devijuar“  të cilët po vrasin të pa fajshmit.

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: „Shkatërrimi i Qabes një nga një gurët e saj është më e lehtë se vrasja e një muslimani“. Al Nesaa’i ka transmetuar: „Vlera e besimtarit është më
e madhe se sa shkatërrimi i botës.“ Ibn Maxheh transmeton nga hadithi i
el-Bara: „Zhdukja e botës është më e lehtë tek Allahu sesa vrasja e një
besimtari pa të drejtë“.

Terrorizmi nuk ka fe dhe nuk ka atdhe, dhe të gjitha grupet terroriste, si ISIS-i, Fronti Nusra dhe mbështetësit e Jerusalemit, janë mercenarë, duke luftuar për para dhe jo për Islamin.

Grupet terroriste që shpërthenin veten në ushtarët dhe kampet egjiptiane nuk janë martirë, siç thonë ata, por janë „vrasës“ dhe „bomba
vetëvrasëse“, sepse bombarduesi vetëvrasës që futet në radhët e armiqve po bën vetëvrasje nga konsensusi e juristëve mund te konsiderohet në vend të një martiri. (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: „Kushdo që vret veten me diçka po me atë do të torturohet në Ditën e Ringjalljes“. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: „Mos vrisni veten“.

Xhihadi nuk lejohet nëse nuk është ligjësuar dhe urdhëruar nga kujdestari, jo individë apo grupe të qeverisura nga pasionet personale dhe qëllime të kësaj bote si qasja në pushtet, fitimet politike ose duke e detyruar shtetin të përgjigjet ndaj kërkesave ideologjike.

Autore : Emani El Lejthij

(Thirrëse islame dhe vajza e dijetarit të njohur të hadithit
Dr. Ahmed Omer Hashim)

Artikulli paraprakMësim i jetës (Harun Reshidi dhe Behluli)
Artikulli tjetërAkademia për Rehabilitimin dhe Trajnimin e Imamëve
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).