Kush është përfituesi?

0

Kush është përfituesi më i madh në këtë krizë?

Dje, pata një bisedë të gjatë rreth çështjes në Siri me një mikun tim që është doktor dhe vjen nga Damasku. Ai jeton dhe vepron në Hamburg që kah fundi i viteve 60-ta.
Para ca muajve, pata nderin të bisedoj me një hoxhë nga rajoni jonë, ishte mysafir këtu tek ne e që studimet i ka kryer në Medinen e bekuar e që ka përkthyer shumë libra nga gjuha arabe në shqipe të autorëve të njohur.
Deshti Zoti, patëm një debat dashamirës, edhe pse nuk pajtoheshim në esencë të temës rreth çështjes së Sirisë. Më kujtohet hyrja e bisedës, siç ia filloi me një dezinformatë, kinse policët kanë qëlluar mbi demonstruesit!

Edhe në biseda tjera kam hasur shpesh në të njëjtin tenor, që televizionet e masëmediave i përsërisin si vargjet e Biblës, pothuajse tërë ditën, kinse policët filluan të qëllojnë mbi demonstruesit e kështu me radhë, por në fakt kjo është një gënjeshtër e rëndomtë si shumë gënjeshtra tjera, rreth Lindjes së Mesme.

Dilema është prezent, popullata siriane gjendet në një traumë të
nivelit të lartë, qofshin musliman apo jo, transferimi në jetën normale ju është bllokuar nga të gjitha anët. Mjekimi i gjeneratës do të zgjasë shumë vite, netë të tëra dhe lotë e mallkime pa fund, damarët e gjakut të jenë të mbushura me pelinë dhe ankesa të panumërta.

Si mund të jetë zgjedhja shpesh e pyes veten?!

Sipas meje, duhet ulur në tavolinën e bisedimeve, së shpejti!
Armiqësia mes muslimanëve shtohet dita-ditës.
Të ndalohet armatimi i opozitës kriminele FSA dhe frakcioneve tjera nga cili vend qofshin, Turqia të mbyllë kufijtë dhe të nderpresë ndihmën bashkë me arabët e Golfit Persik dhe t’i largojë nga vendi çdo rrymë opozitare nga rajoni, të bllokohet transferimi i armëve dhe trafiku i njerëzve menjëherë. Amerika ka bllokuar çdo bisedë me qeverinë dhe nuk ulet në bisedime me të. Kjo është absurde, në shekullin e kaluar pothuajse çdo prezident në kohën e krizës kanë biseduar me armikun më të madh të tyre si p.sh. Kennedy me Kurtshovin, Nixon me kinezët, Willy Brand, etj. Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë ndërhyrjen e tij në Siri. Siria duhet të ketë zgjedhjen e lirë e jo me imponim të Perëndimit. Negociatat duhet të nxirren bëhen tavolinë-më-tavolinë e të bisedohet në një nivel. Të krijohet një qeveri tranzicionale dhe të ngelë në zgjedhjen e popullit sirian. Këtë e ka pranuar qeveria e tanishme që nga fillimi i krizës.

Unë nuk jam nga ana e qeverisë dhe asesi nga ana e opozitës, por jam për një zgjedhje paqësore për popullin sirian. E vetmja zgjidhje është ulja në tavolinë me prezidentin e Sirisë.

Të kthehem në fillim të bisedës, t’mos ju mbes borxh për përcjelljen e linkut të videos, ku në ditën e parë filluan demonstratat dhe vet policët qëllohen për vdekje dhe njëri nga
policët në sekondën e fundit shpëton jetën e një demonstruesi nga plumbat parreshtur. Këto snajperistë janë ushtarë, servilë të xhaxhit Sem, padyshim dhe për mua nuk ka më kriminel se udhëheqësit e Francës, Britanisë, Israelit e të Amerikës. Ndaj këtyre bosave të mafiozëve, Bashar Al- Assad është lule.

Kurse doktori i nderuar më tregoi që në vitin 1974 është informuar në disa bisedime me do miq në Damask, që Izraeli dëshiron ta ndajë Sirinë në dy pjesë për të krijuar Izraelin e Madh në rajon. Plani është i siguruar.

Tani ju mendoni vetë se kush është përfituesi më i madh në këtë krizë?

Autor: Haxhi Harun M. Xhaferi

Snajperat: https://www.youtube.com/watch?v=_PzTlwa1Xcg

Molla Jakup Asipi r.a. rreth perqarjes se lindjes se mesme