Dhikri me xhematë

0

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Çka nënkuptojmë me shprehjen Dhikr?

Shprehja “Dhikr” është infinitivi i foljes “Dhekere” që në aspektin gjuhësor donë të thotë Përkujtim,  falënderim, kujtim, kujtesë, shqiptimi i sendit, kurse nocioni “Dhikr” në aspektin terminologjik të sheriatit islam nënkupton: Përkujtimin, përmendjen e Allahut xh.sh. në shenjë adhurimi.[1] Nga kjo nënkuptohet se me nocionin dhikr, nënkuptojmë të gjitha shprehjet siç janë tekbiri, tahmidi, tesbihi me të cilat falënderojmë Krijuesin absolut apo lutjet me të cilat i drejtohemi Allahut xh.sh. përmes emrave të Tij të bukur apo cilësive të Tij.

Është i njohur fakti në mesin e myslimanëve se dhikri konsiderohet nga veprimet më të preferuara, andaj nga besimtari islam kërkohet që përmes kësaj forme të veprimit (dhikrit) t’i afrohet Allahut xh.sh. në të gjitha kohët dhe vendet pa kurrfarë kufizimi. Si i tillë dhikri është forma më konstruktive që dëshmon për lidhshmërinë e vazhdueshme të besimtarit islam me Krijuesin e Tij. Pra dhikri, përveç faktit se qetëson dhe freskon shpirtin dhe zemrën e besimtarit islam, shpërblimet e fituara nga kjo formë e adhurimit e ngritin dhe përforcojnë besimtarin islam në pozicione më të larta dhe më të sigurta te Krijuesi i tij. Përmes dhikrit besimtari islam përthithë energjinë e duhur shpirtërore duke e madhëruar Allahun xh.sh. për të ringjallur ndjenjat e besimit dhe shpresat e triumfit në betejën e përhershme me djallin. Përmes këtyre formave të dhikrit, arrin që edhe praktikisht të dëshmojë për bindjen dhe identitetin e tij duke mos iu përulur askujt tjetër, përveç Allahut të lartëmadhërishëm.

Nëse çështjen e dhikrit e kundrojmë nga aspekti akaidologjik, pra nga aspekti i besimit vërejmë se besimtari Islam të gjitha veprimet e dhikrit i bënë të ngritura mbi bazën e bindjes dhe besimit të shëndoshë ndaj Allahut xh.sh..Dhikri është argument që dëshmon për besimin e fortë stabil dhe produktiv të pronarit të tij, argument që dëshmonë se beson në begatit e xhenetit edhe pse nuk i ka parë, beson në ndëshmikimin e xhehenemit pa e parë. Angazhimi me veprime detyrimore të përditshme si namazi, apo vjetore si agjërimi dhe zeqati, apo jetësore si haxhi, si dhe largimi nga kënaqësit e përkohshme të kësaj bote, për tu ulur, pushuar dhe kënaqur dhe freskuar në sofrën e dhikrit, janë cilësi ekskluzive të besimtarëve të devotshëm dhe, këtë mund ta përballojë vetëm ai i cili ka besim të pastër, stabil dhe të fuqishëm. Andaj edhe shpërblimi nga Allahu xh.sh. pikërisht për këtë është i madhë.

Se dhikri, pra të përmendurit e Allahut xh.sh. në mënyrë individuale ka bazë juridike islame, kjo asnjëherë nuk ka qenë e as që është temë diskutimi mes dijetarëve islamë, e as që është kontestuar ndonjëherë nga dikush. Mirëpo, ajo që është çështje diskutimi dhe kontesti është forma e dhikrit të organizuar, respektivisht dhikri kolektiv. Për këtë lloj të dhikrit, pra dhikrit me xhematë të bashkuar në një vend, qoftë shtëpi, xhami apo ndonjë vend tjetër është bërë aq shumë zhurmë dhe debate  saqë kanë arritur edhe nivelin e padurueshmërisë dhe të akuzave deri në shkallën e besimit dhe kufrit. Nëse besimtari islam lëshohet në leximin e këtyre polemikave, formonë përshtypjen, se kjo polemikë jo që nuk është në interes të islamit dhe muslimanëve, por vetëm sa shpalosë fitnen dhe urrejtjen mes besimtarëve islamë. Klithmat dhe zërat e disa njerëzve që për të arritur qëllimet e tyre që të vetëshpallen si shpëtimtarë të ummetit, gjithnjë po investigojnë pikat më alergjike të çështjeve islame. Po ngacmojnë islamin dhe muslimanët pikërisht në ato pika ku dijetarët e mirëfilltë islamë dhe muslimanët kanë pasur respekt për njëri tjetrin, për mendimin e tjetrit, sepse ata kanë qenë të vetëdijshëm se aty reflektohet madhështia e Islamit. Pra, mendoj dhe jam shumë i bindur se këto nuk janë spontane apo çështje rutinore, por thjesht janë elaborate të përgatitura nga kuzhinat e të tjerëve, që prekin në segmentin më të ndjeshëm të muslimanëve, që është uniteti dhe bashkimi i muslimanëve. Krejt me qëllim të shpalosjes së të vërtetës në vazhdim do të mundohemi të sjellim mendimet e dijetarëve islamë nga Ehli sunneti dhe argumentet e tyre rreth çështjes së dhikrit me xhematë, duke shpresuar se edhe muslimanët shqipfolës të kuptojnë të vërtetën.

Argumentet për ligjësimin e dhikrit.

Se dhikri si shtyllë e ngritjes së identitetit të besimtarit islam është formë e ligjësuar dhe e normuar në të gjitha kohër, vërtetojnë shumë argumente autentike islame. Lidhje me këtë Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik thotë:

وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ

“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre”[2]

Ibni Kethiri në tefsirin e tij, gjatë shpjegimit të këtij ajet kur’anor thotë: Pra, o Muhamed ulu dhe qëndro me ata që e përmendin Allahun xh.sh., që sjellin shehadet (thonë lailahe il-lall-llah,, falënderojnë Allahun, pra thonë elhamdulil-lah dhe atyre që bëjnë tesbih, pra thuan subhanall-llah dhe që thonë All-llahu ekber. Qëndro me ata që kërkojnë dhe luten te Allahu xh.sh. mëngjes e mbrëmje, pavarësisht se janë të varfër apo të pasur, të dobët apo të fuqishëm[3]. Shpjegim të ngjashëm i jep edhe Imam Ibni Xherir Et-Taberiu në tefsirin e tij[4].

Pastaj ajet kur’anor ku All-llahu xh.sh. thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا ، وَسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا

“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje[5]. Përmes këtij ajeti kur’anor All-llahu i Gjithëfuqishëm i fton besimtarët islam që sa më shumë të angazhojnë gjuhët e tyre me dhikr, sepse angazhimi i gjuhës me përmendjen e All-llahut xh.sh. përveç vlerësohet dhe fiton shpërblime te Allahu xh.sh. në anën tjetër e ndalon njeriun nga fjalët e liga dhe përgojimet. Përkujtimi dhe të përmendurit e Allahut xh.sh. nuk ka kohë të kufizuar, por bëhet në mëngjes e mbrëmje dhe mes tyre, pra në çdo kohë.

Pastaj ajeti tjetër Kur’anor ku thotë:

إِنَّ الْمُسْلِمِينَ وَالْمُسْلِمَاتِ وَالْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَالْقَانِتِينَ وَالْقَانِتَاتِ وَالصَّادِقِينَ وَالصَّادِقَاتِ وَالصَّابِرِينَ وَالصَّابِرَاتِ وَالْخَاشِعِينَ وَالْخَاشِعَاتِ وَالْمُتَصَدِّقِينَ وَالْمُتَصَدِّقَاتِ وَالصَّائِمِينَ وَالصَّائِمَاتِ وَالْحَافِظِينَ فُرُوجَهُمْ وَالْحَافِظَاتِ وَالذَّاكِرِينَ اللَّهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتِ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا

“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”.[6] Pastaj ajet tjetër kur’anor ku thotë:

فَإِذَا أَفَضْتُمْ مِنْ عَرَفَاتٍ فَاذْكُرُوا اللَّهَ عِنْدَ الْمَشْعَرِ الْحَرَامِ وَاذْكُرُوهُ كَمَا هَدَاكُمْ وَإِنْ كُنْتُمْ مِنْ قَبْلِهِ لَمِنَ الضَّالِينَ

E kur të largoheni prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur”.[7] Pastaj ajeti:

فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلَا تَكْفُرُونِ

Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim).”[8] Pastaj ajet:

الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَاماً وَقُعُوداً وَعَلَى جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَذَا بَاطِلاً سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

“Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit![9]

Një prej karakteristikave të dijetarët i dhanë theks të veçantë mënyrës së argumentimit përmes këtyre ajeteve kur’anore, pranë se ato janë mjaft të qarta për lejimin e dhikrit me xhematë, është edhe vetë fakti se Allahu xh.sh. sa herë që e përmedë dhikrin në këto ajete e përmendën në formën e shumësit, e kjo ka urtësinë në vete.

Përveç ajeteve kur’anore, në favor të argumenteve për ligjësimin e dhikrit, kemi edhe shumë hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. e në mesin e tyre është edhe hadithi kudsij i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë; i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

 عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِنَّ لِلَّهِ مَلَائِكَةً يَطُوفُونَ فِي الطُّرُقِ يَلْتَمِسُونَ أَهْلَ الذِّكْرِ فَإِذَا وَجَدُوا قَوْمًا يَذْكُرُونَ اللَّهَ تَنَادَوْا هَلُمُّوا إِلَى حَاجَتِكُمْ قَالَ فَيَحُفُّونَهُمْ بِأَجْنِحَتِهِمْ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا قَالَ فَيَسْأَلُهُمْ رَبُّهُمْ وَهُوَ أَعْلَمُ مِنْهُمْ مَا يَقُولُ عِبَادِي قَالُوا يَقُولُونَ يُسَبِّحُونَكَ وَيُكَبِّرُونَكَ وَيَحْمَدُونَكَ وَيُمَجِّدُونَكَ قَالَ فَيَقُولُ هَلْ رَأَوْنِي قَالَ فَيَقُولُونَ لَا وَاللَّهِ مَا رَأَوْكَ قَالَ فَيَقُولُ وَكَيْفَ لَوْ رَأَوْنِي قَالَ يَقُولُونَ لَوْ رَأَوْكَ كَانُوا أَشَدَّ لَكَ عِبَادَةً وَأَشَدَّ لَكَ تَمْجِيدًا وَتَحْمِيدًا وَأَكْثَرَ لَكَ تَسْبِيحًا قَالَ يَقُولُ فَمَا يَسْأَلُونِي قَالَ يَسْأَلُونَكَ الْجَنَّةَ قَالَ يَقُولُ وَهَلْ رَأَوْهَا قَالَ يَقُولُونَ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا رَأَوْهَا قَالَ يَقُولُ فَكَيْفَ لَوْ أَنَّهُمْ رَأَوْهَا قَالَ يَقُولُونَ لَوْ أَنَّهُمْ رَأَوْهَا كَانُوا أَشَدَّ عَلَيْهَا حِرْصًا وَأَشَدَّ لَهَا طَلَبًا وَأَعْظَمَ فِيهَا رَغْبَةً قَالَ فَمِمَّ يَتَعَوَّذُونَ قَالَ يَقُولُونَ مِنْ النَّارِ قَالَ يَقُولُ وَهَلْ رَأَوْهَا قَالَ يَقُولُونَ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا رَأَوْهَا قَالَ يَقُولُ فَكَيْفَ لَوْ رَأَوْهَا قَالَ يَقُولُونَ لَوْ رَأَوْهَا كَانُوا أَشَدَّ مِنْهَا فِرَارًا وَأَشَدَّ لَهَا مَخَافَةً قَالَ فَيَقُولُ فَأُشْهِدُكُمْ  أَنِّي قَدْ غَفَرْتُ لَهُمْ قَالَ يَقُولُ مَلَكٌ مِنْ الْمَلَائِكَةِ فِيهِمْ فُلَانٌ لَيْسَ مِنْهُمْ إِنَّمَا جَاءَ لِحَاجَةٍ قَالَ هُمْ الْجُلَسَاءُ لَا يَشْقَى بِهِمْ جَلِيسُهُمْ

 “Vërtetë Allahu xh. sh. ka engjëj  të cilët frekuentojnë rrugëve dhe kërkojnë (hulumtojnë) ata që bëjnë dhikr, e kur e gjejnë një popull (grup) njerëzish që përmendin Allahun (bëjnë Dhikr), thirrin (duke e thirrur njëra tjetrën); ejani, këtu është ajo që e kërkoni. Tha: me krahët e tyre i rrethojnë (mbulojnë) ata që e përmendin Allahun xh.sh. dhe ngritën palë palë deri në qiellin e kësaj bote. Tha: Në këtë rast Allahu xh.sh. i pyet, edhe pse Ai e din më mirë se ata. Çfarë thotë robi im?. Tha: Engjëjt thonë; Ata thonë “subhanall-llah- pastrojnë njësinë tënde nga çdo e metë, të madhërojnë Ty duke thënë Allahu ekber-Allahu është më i madhi, të falënderojnë Ty duke thënë elhamdulil-lah-falënderimi i takon vetëm Allahut. Allahu xh.sh. thotë: A më kanë parë robërit e mi ? Melekët përgjigjen. Jo pasha Allahun, nuk të kanë parë !. (Pejgamberi a.s.)Tha. Allahu xh.sh. thotë: Si do të qëndronte puna me ta sikur të më kishin parë Mua? Engjëjt thonë; Sikur ata të kishin parë Ty, sigurisht se edhe më shumë do të kishin bërë ibadet-adhurim, edhe më shumë do të kishin thënë subhanall-llah, elhamdulila dhe Allahu ekber. Allahu xh.sh. i pyet engjëjt; Çfarë kërkojnë nga Unë ? Engjëjt thonë; Po kërkojnë xhenetin. Allahu xh. sh. i pyet; A e kanë parë xhenetin ? Melekët përgjigjen. Jo pasha Allahun, ata nuk e kanë parë xhenetin. Allahu xh.sh. i pyet; Çka do të kishin bërë sikur ta kishin parë xhenetin? Engjëjt i thonë: Sikur ata ta kishin parë xhenetin do të ishin edhe më të kujdesshëm për të, do ta kishin kërkuar edhe më shumë, do tu shtohej edhe më shumë dëshira për të. (Pejgamberi a.s.)tha: Allahu xh.sh. thotë; Prej çka kërkojnë mbrojtje ?. Tha; Engjëjt thonë: kërkojnë mbrojtje nga zjarri i xhehenemit. Allahu xh. sh. i pyet engjëjt. A e kanë parë ata xhehenemin ?. Engjëjt përgjigjen; Jo vall-llahi nuk e kanë parë. Allahu xh.sh. sërish pyet. Çka do të kishin bërë sikur ta kishin parë ?. (Pejgamberi a.s.)tha. Melekët thonë; Sikur ta kishin parë xhehenemin, sigurisht do të ishin larguar sa më shumë prej tij dhe do të ishin frikuar edhe më shumë prej tij. (Pejgamberi a.s.)tha; Allahu xh.sh. thotë: Ju jeni dëshmitarë se vërtetë Unë ua fala atyre mëkatet. (Pejgamberi a.s.)tha: Një melek prej melekëve i habitur thotë: O Zoti im, në mesin e tyre është filani, i cili nuk është prej tyre (atyre që e përmendin Allahun), porse ai aty ka prezantuar për ndonjë interes të tij. Allahu xh.sh. tha: Ata janë kuvendar dhe me të tillë nuk dëmtohet mexhlisi i tyre.[10]

Pastaj hadithi tjetër i transmetuar nga Enesi r.a. i cili thotë: Vërtetë i Dërguari Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Hadithi tjetër;

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ ، قَالَ : قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : “ مَا مِنْ قَوْمٍ اجْتَمَعُوا يَذْكُرُونَ اللَّهَ لَا يُرِيدُونَ بِذَلِكَ إِلَّا وَجْهَهُ ، إِلَّا نَادَاهُمْ مُنَادٍ مِنَ السَّمَاءِ : قُومُوا مَغْفُورًا لَكُمْ ، قَدْ بُدِّلَتْ سَيِّئَاتِكُمْ حَسَنَاتٍ

Transmetohet nga Enesi b. Maliki r.a. i cili ka thënë: i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: nuk ka ndonjë popull që të jenë tubuar dhe e përmendin Allahun xh.sh. e me këtë përmendje nuk kanë për qëllim tjetër përveç dashurisë së Allahut xh.sh., e vetëm se ka për ti thirrur një thirrës nga qielli duke u thënë: ngrihuni të falur jeni, të këqijat tuaja (mëkatet) janë shndërruar në vepra të mira[11]

Në një hadith tjetër të transmetuar nga Abdullah b. Amri i cili thotë: i thash: O i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. Çka është shpërblimi i mexhliseve të dhikrit? Tha: shpërblimi i mexhliseve të dhikrit  është Xhenet, Xheneti”[12]

Pastaj hadithi tjetër ku transmetohet nga Enesi r.a. i cili ka thënë: I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

وَعَنْ أَنَسٍ  رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ : قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: إِذَا مَرَرْتُمْ بِرِيَاضِ الْجَنَّةِ فَارْتَعُوا “ قَالُوا : وَمَا رِيَاضُ الْجَنَّةِ ؟ قَالَ : “ حِلَقُ الذِّكْرِ

“Kur të kaloni pran kopshteve të xhenetit, ndaluni pak, pushoni aty! Të pranishmit thanë: cilët janë ato kopshte të xhenetit? Tha: Mexhliset e dhikrit[13]

Të gjitha këto argumente autentike islame që i përmendëm dhe shumë argumente tjera që nuk i përmendëm në këtë rast, janë bindëse për ligjësimin e dhikrit, andaj nuk mbetet ndonjë zbrazësi që të dyshohet në ligjësimi e dhikrit, përveç nëse dëshirojmë të shpalosim huti dhe fitne. Ky është edhe konsensusi i dijetarëve islamë.

Çka kuptojmë nga hadithi.

Dijetarët islam, duke studiuar në detaje argumentet autentike islame bënë përpjekje maksimale që nga çdo argument të përfitojnë dobitë maksimale apo edhe mesazhet që dalin prej tij, qofshin ato detyrimore apo alternative. Ajo që përfitojmë nga ky hadith janë shumë çështje, por që ne do të përmendim disa prej tyre.

 -I-

Ky hadith është një nga fundamentet e pa kontestuar që ligjëson mexhliset e dhikrit, vendet ku tubohen besimtarët islam për të përmendur Allahun xh.sh.. Këto Mexhlise Pejgamberi a.s. i ka quajtur kopshte të xhenetit që gjenden në rruzullin tokësorë. Në hadithin e transmetuar nga Enes b. Maliku r.a. ka thënë: “Kur të kaloni pran kopshteve të xhenetit, pushoni” Të pranishmit pyetën: Cilat janë ato kopshte të xhenetit o i dërguari i Allahut ?. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) tha: “Mexhliset ku përmendet emri i Allahut” Ahmedi dhe Maliku.

Ky argument si dhe shumë të tjerë, është një dëshmi e fuqishme mbi të cilën dijetarët islam në mbarë rruzullin tokësorë e edhe në trevat tona mbështetën veprimet e tyre mbi mexhliset e dhikrit, e veçanërisht mexhliseve që në popullatën tonë quhen Kelime i tevhid. Jo vetëm që mendoj por jam shumë i bindur se ata të cilët kanë logjikë dhe gatishmëri për të pranuar dhe kuptuar këtë hadith si dhe transmetimet tjera të kësaj lëmie, do të gjenden te ky veprim dhe asnjëherë nuk i ndahen këtij veprimi. Hadithi në fjalë, përmendë nocionin “kavmun” popull apo grup njerëzish, e kjo të len të kuptosh se bëhet fjalë edhe për format e dhikrit individual e edhe atë grupor apo të organizuar. Këtë më së mirë e vërteton fundi i hadithit, kur një prej engjëjve në mënyrë të çuditshme pyet Allahun xh.sh. se në mesin e tyre është edhe Filani, i cili në këtë mexhlis gjendet jo pse është prej atyre që e përmendin shumë Allahun, por për ndonjë interes tjetër, e Allahu i përgjigjet se ky mexhlis falet si i tërë pa copëtime, dhe pa seleksionime. Pra kjo na jep të kuptojmë se bëhet fjalë për formë të organizuar të dhikrit. Gjithashtu na sinjalizon se kërkesat (lutjet-duat) e parashtruara në mënyrë individuale janë më me pak gjasa për pranim se sa kërkesat (duat) grupore.

Pra, mendoj se me këtë u mbyllet goja dhe u shteret zëri atyre që gjithnjë po pretendojnë se Kelimetu tevhidi na qenka një bidat i ndaluar dhe myslimanët duhet të heqin dorë prej saj! . Nëse edhe më tutje pas këtyre argumenteve vazhdojnë me aludimet e tyre atëherë qartë na bëhet me dije se ata nuk kanë për qëllim tu shërbejnë as islamit e as muslimaëve, porse kanë krejtësisht qëllime tjera, e në këtë rast besimtarët islam duhet të distanciohen prej tyre.

 -II-

Nga argumentet tjera autentike e dimë se çdo njeri, besimtar apo pabesimtar përcillet nga engjëjt të cilat regjistrojnë të gjitha veprimet dhe sjelljet e njeriut qofshin të mira apo këqija. Mirëpo në këtë hadith nuk bëhet fjalë për këtë lloj të engjëjve, porse bëhet fjalë për engjëj tjerë jashtë këtyre me obligime konkrete. Pra bëhet fjalë për engjëj që Allahu xh.sh. i quan “engjëj frekuentues” që bredhin e që misioni i tyre është i specifik nga të tjerët, pra këta kanë për detyrë të përcjellin veprimet e ekskluzive të besimtarëve islam, me investigimet e tyre të gjejnë vendet, individët e edhe mexhliset e dhikrit ku përmendet Allahu xh.sh në fomra të ndryshme. Me qenë se Pejgamberi a.s. në këtë hadith engjëjt i përmend në shumës, për numrin e tyre e din vetëm Allahu xh.sh. porse një gjë është e qartë, se askush dhe asnjë mexhlis i dhikrit nuk mund të shpëtojë nga përkujdesja e tyre. Ndoshta urtësia e shumësit është se sa më i madh do të jetë numri i tyre aq më begatshëm dhe më i fuqishëm do të jetë edhe mexhlisi i dhikrit. Këto engjëj, përveç se kanë për detyrim të gjejnë mexhliset e dhikrit, ata kanë për detyrim edhe të mbrojnë këto mexhlise me krahët e tyre ashtu si e potencon hadithi. Pastaj qëndrimi i tyre në këtë mexhlis për të bërë lutje, normalisht jo për veten e tyre, sepse engjëjt nuk bëjnë mëkate e as gabime sepse veprojnë vetëm ashtu si urdhërohen nga Allahu xh.sh., por për besimtarët në përgjithësi dhe për ata që gjenden në atë mexhlis në veçanti, është një privilegj dhe nder i veçantë që Allahu xh.sh. ia dhuroi vetëm qenies njeri. Po ashtu një çështje tjetër që na sinjalizon hadithi është edhe fakti se këta engjëj, ditën e gjykimit do të jenë dëshmitarë për besimtarët islam, dhe për dhikrin e tyre para Allahut xh.sh.

 -III-

Nga hadithi vërehet se Allahu xh.sh. i pyet engjëjt për veprimet e besimtarëve islam në mexhliset e tyre. Pyetja që u parashtrohet engjëjve nga ana e Allahut xh.sh. nuk nënkupton se ato e informonin Allahun xh.sh. për gjëra të reja, sepse Allahu e dinte më mirë se ato, ngase ai është Dijetari absolut edhe i sekreteve.

Urtësia e pyetjes së engjëjve nga Allahu xh.sh. shpalosë vlerën e qenies njeri ndaj engjëjve. Kjo njëkohësisht është edhe një argument bindës për melekët, të cilët lajmin nga Allahu xh.sh. për krijimin e njeriut në sipërfaqe të tokës dhe emërimin e tij mëkëmbës në te, e kishin pritur me një habi dhe dëshpërim, ngase ato mendonin se kjo krijesë do të bëjë çrregullime dhe gjakderdhje e nuk do të madhërojnë Allahun xh.sh, dhe se ato mendonin se mjafton falënderimi dhe madhëromi i tyre që i bëjnë Allahut xh.sh., andaj edhe këtë qëndrim të tyre e arsyetuan duke thënë; “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë !” El Bekare:30 Në këtë qëndrim të tyre Allahu xh.sh. iu përgjigje duke u thënë: “Unë di atë që ju nuk e dini!”El Bekare:30.

Pra, përgjigja dhe sqarimi që Allahu xh.sh. ua dha melekëve në këtë rastë është, se ju e dini vetëm këtë që po e thuani, kurse Unë di edhe atë që ju nuk e dini. Pra ju vetëm dini se nga njerëzit do të ketë gjakderdhës dhe çrregullues, porse Unë di edhe atë se nga njerëzit do të ketë falënderues dhe lavdrues, dhe gjëra tjera që ju nuk i dini, e për këtë do të bindeni më vonë. Andaj, kur Allahu xh.sh. i pyet Melekët për çështj për veprimet e njerëzve, nuk i pyet që të informohet prej tyre, por që praktikisht t’ua tregojë urtësinë e krijimit të njeriut që engjëjt nuk e dinin në fillim kur deshi Allahu të Krijojë njeriun. E tani Melaiket të cilat fillimisht kishin shprehur dozë të dyshimit për vlefshmërinë e krijimit të njeriut, tani pikërisht ato do të jenë dëshmitarë për adhurimin, falënderimin dhe madhërimin që ia bënë njeriu Krijuesit të tij. Ato do të jenë dëshmitarë se besimtarët e devotshëm islam që pa ndërprerë adhurojnë, falënderojnë dhe madhërojnë Allahun xh.sh. janë më të lavdruar dhe më të vlefshëm se melekët. Gjykohet kështu ngase Melekët janë krijesa të cilat nuk posedojnë epshin dhe dëshirta apo lirinë e zgjedhjes, ata veprojnë vetëm ashtu si urdhërohen për dallim nga njeriu i cili ka epsh, dëshirë, interese të ndryshme, posedon alternativën e zgjedhjes në veprim dhe mos veprim dhe jeton në botën e sprovimit. Si i tillë njeriu ballafaqohet me sfida të ndryshme në jetën e kësaj bote, por nëse ia arrinë q me bindje të triumfojë mbi epshet de dëshirat shtazarake e satanike duke iu nënshtuar falënderuar dhe madhëruar Allahun xh.sh., atëherë pa dyshim arrinë nivelin e qenieve më të dashura dhe më të mëshiruara te Allahu xh.sh.. E kjo thjeshtë vërtetohet përmes veprimeve të përdithshme detyrimore dhe atyre alternative që vërtetojnë se besimtari islam tërësisht në çdo kohë dhe vend është nnë lidhje të ngushtë me Krijuesin e tij duke e falënderuar dhe lavdruar.

 -IV-

Në hadith përmendet mexhlisi ku përmendet Allahu xh.sh., mexhlise këto të vlerësuara te Allahu xh.sh., si mexhlise të begatshme, bereqetshme dhe të plleshme, andaj edhe Allahu xh.sh. i përforcon me engjëj këto mexhlise, dhe se fundi i këtyre mexhliseve përfundon me faljen e mëkateve të atyre që gjenden në këtë mexhlis. Kjo na jep të kuptojmë se mexhliset ku bëhet humbje e kohës, mexhliset dëfrime dhe ndalesa, mexhliset ku ka përgojime, nënçmime, fyerje, shpifje nuk janë mexhlise të besimtarëve islam. Besimtari kënaqet vetëm në ato mexhlise ku freskohet zemra dhe shpirti i tij, e ato janë mexhlise të dhikrit.

 -V-

Nëse hadithin e kundrojmë nga aspekti akaidologjik, vërejmë se besimtari Islam të gjitha këto veprime që i bënë të ngritura mbi bazën e bindjes dhe besimit të shëndoshë ndaj Allahut xh.sh. dhe pa e parë Atë, beson në begatit e xhenetit edhe pse nuk i ka parë, beson në ndëshmikimin e xhehenemit pa e parë. Angazhimi me veprime detyrimore të përditshme si namazi, apo vjetore si agjërimi dhe zeqati, apo jetësore si haxhi, si dhe largimi nga kënaqësit e përkohshme të kësaj bote, për tu ulur, pushuar dhe kënaqur në mexhlisin e dhikrin, janë cilësi ekskluzive të besimtarëve të devotshëm dhe këtë mund ta përballojë vetëm ai i cili ka besim të pastër, stabil dhe të fuqishëm. Andaj edhe shpërblimi nga Allahu xh.sh. pikërisht për këtë është i madhë.

 -VI-

Gjithashtu nga hadithi nënkuptohet edhe një send që sipas islamit ka peshë të madhe e që është se mexhliset e dhikrit janë mexhlise të hapurapër të gjithë, dhe në to nuk mund të pengohet askush që dëshiron të marrë pjesë në të. Këtë e vërtetonë pjesa e hadithit kur Allahu xh.sh. dëshmon pra engjëjve se tani më i ka falur pjesëmarrësit e mexhlisit të dhikrit, dhe befas një nga Melekët sqaron një çështje se në këtë mexhlis ishte prezent edhe filani, i cili në këtë mexhlis gjendej për ndonjë interes tjetër e jo se ishte nga ata që bëjnë dhikr. Allahu xh. sh. i përgjigjet se anëtarët e ktij mexhlisi janë për adhurim, dhe ato mexhlise nuk mund ti dëmtojë ndonjë anëtarë, përkundrazi edhe ai do të jetë pjesëmarrës i sevabeve të këtij mexhlisi. Kjo na jep të kuptojmë, se edhe të tillët që gjenden në këto mexhlise kanë besim dhe iman,  porse zemrat e tyre në një moment mund të kenë rënë në gaflet, dhe përmes këtij mexhlisi freskohet edhe zemra e tyre me dëshirën e Allahut . Pra, nuk bëhet fjalë për pabesimtarët, sepse jobesimtari nuk mund të qëndrojë në këtë mexhlis, ashtu si në këtë meshlis nuk ka vend edhe aleati i tij i përhershëm që është djalli.

Në fund po e përfundoj me një hadith tjetër të  transmetuar nga Enes r.a., nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë: Allahu xh.sh. botën tjetër i urdhëron Melekët duke u thënë:”Nxirrni nga zjarri i xhehenemit ata që një ditë më përmenden Mua, dhe mu frikuan në një moment” Termidhiu.

Në fund, përfndojmë me mesazhin islam që besimtari islam të bëjë përpjeke maksimale që sa më shumë të përmendë Allahun xh.sh. në të gjitha kohët dhe vendet. O Zoti ynë, na bënë prej atyre që gjuhët e tyre të përmendin pa ndërprerë dhe na bënë prej atyre që zemrat e tyre janë gjithnjë të freskëta me dhikrin Tënd.

A m i n.


[1] Muhamed Revas Kal’axhi dhe Hamid Sadik Kunejbi, Mu’xhem lugatul fukaha, arabisht –anglisht f.214, botimi i dytë daru en-nefais 1988 Bejrut-Liban/

[2] Suretu El kehf: 28

[3] Ismail b. Omer b. Kethir el Kureshij Ed-dimeshkij, Tefsir Ibni Kethir, tefsir suret el kehf, 5/152  Daru Tibe, 2002.

[4] Muhamed b. Xherir Et-Taberiu, tefsiru et-Taberij,

[5] Suretu El Ahzab : 41

[6] Suretu El Ahzab : 35

[7] Suretu El bekare : 198

[8] Suretu El Bekare : 152

[9] Suretu Ali Imran : 191

[10] Sahihul Buhari. Ngjashëm me këtë hadith gjejmë edhe te koleksionet tjera të haditheve si te Imam Muslimi, Nisaiju etj, por me ndonjë dallim shprehimor.

[11] Ahmed b. Hanbeli

[12] Ahmed b. Hanbeli

[13] Termidhiu