Zogu dhe burri me mjekër

0

Rrëfehet se në kohën e profetit Sulejman a.s, një zog e kishte marrë etja. Ai kërkon një burim uji dhe pas një lodhje të gjatë e gjen, por pranë tij kishte shumë burra, gra e fëmijë të cilët freskoheshin nga burimi. Zogu priti sa të largohen të gjithë, nga frika se mos ndonjë fëmijë i gjuan me gur dhe e vret. Pasi u larguan, tek burimi ia behu një burrë tjetër me mjekër. Zogu e pa dhe me vete mendoi:“Ku duket njeri i mirë. Gjithë ajo mjekër është treguese e dëlirësisë dhe pastërtisë së zemrës nga ligësia. Mjekra është simbol i urtësisë dhe mençurisë. Do të zbres të shuajj etjen, se njerëz të tillë nuk lëndojnë askënd.“ Dhe menjëherë fluturoi dhe zbriti tek burimi për të shuar etjen. Por akoma pa zhytur sqepin e tij në ujë, një gur e qëlloi në kokë dhe i mori njërin sy. Zogu, i tmerruar fluturoi dhe vajti menjëherë tek profeti Sulejman, të cilit iu ankua për gjëmën që i kishte ndodhur, pikërisht nga burri me mjekër. Profeti Sulejman urdhëroi menjëherë ushtarët e tij që ta gjejnë dhe t’ia sjellin burrin në fjalë. Kur e sollën, Sulejmani a.s e pyeti:“Përse ia nxore syrin zogut? A kishe ndonjë hall që veprove ashtu?“ Burri u përgjigj:“Jo.“ Atëherë profeti Sulejman urdhëroi që ti nxirrej njëri sy ashtu siç ia kishte nxjerrë njërin sy zogut.“ Në çast zogu thërriti:“Jo.. Jo o profet i Zotit! Mos ia nxirrni syrin!

Në vend të syrit, i hiqni mjekrën se ëshë ajo që më mashtroi dhe e besova.“