Rrëfimi i nënës: „Djali im s’jeton më, për shkak të vaksinës“

0
NE, KUJT IA BESOJMË JETËN E FËMIJËVE TANË?

 

„Jam Lençe Danilova, nëna e një fëmije që ndrroi jetë „falë“ vaksinës MMR, vitin e kaluar. Ishte vetëm 5 vjeç.

Të nderuar prindër, djali im quhej Tomçe, dhe, deri në vitin e tij të parë, ai ishte një fëmijë shumë i shëndoshë dhe, përveç një ftohje (gripi) nuk kishte sëmundje tjetër, serioze. Pas marrjes së vaksinës MMR, filloi t’i bjerë hemoglobina, që vazhdimisht i ishte te 100. E çoja n’kontroll te mjekët, i përshkruanin shurup, e kështu në vazhdimësi për 3 vitet e tij „të fundit“, kur ai filloi të ankohej për dhimbje stomaku, që po i bëheshin gjithnjë e më të forta. Ata na rekomanduan një eho, e që (urgjentisht) të dërgohet në Klinikën e Fëmijëve.

Më 23 maj 2012, filluam analizat dhe na thanë se Tomi kishte një tumor në gjëndrën mbiveshkore d.m.th. neuroblastoma.

I pyesja sa herë zotërinjtë me mantela të bardhë, si e nga çfarë (shkaku) ndodhi kjo? E imagjinoni përgjigjen e tyre: ndoshta, në fillim të shtatzënisë keni pirë antibiotikë ose pilula gjumi. Çfarë marrëzie, çfarë absurditeti!

Lufta jonë me tumorin e keq zgjati deri më 22 mars 2014. Pastaj trupi i tij i lodhur, trupi i Tomit tim të vogël, nuk mund të përballonte më, sëmundja fitoi. Ai mbijetoi dy operacione, kimioterapi, nga të cilat mori pankreatit, dhe për 40 ditë nuk mund të pinte ujë, e lëre më ushqim.

Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe ne e kontaktuam drejtoreshën e klinikës së fëmijëve, Dr. Sofijanova për ndihmë. Ajo erdhi, e pa fëmijën dhe na premtoi se kur ai të përmirësohej pak, ashtu që të mund të udhëtonte, ajo personalisht do të bënte që Tomin ta dërgonin me helikopter në Gjermani. Ishte muaji gusht, dhe fëmija e mori pak veten. Ne e kërkuam zonjën mjeke e shqetësuar (për neve), por ajo nuk ishte askund – kishte ikur, kishte shkuar në pushime. E t’jeni të sigurt, se Tomi im për ta është vetëm një tjetër Tamara, për të cilën askush nuk ka ditur gjë deri më tani. E sa të tjerë ka – Zoti e di.

Familja jonë nuk ndaloi së kërkuari ilaçin, nuk ndaluam kërkimin për shpëtim nga dëshpërimi që na kaploi. Shkuam (dhe) në Kroaci. Eh, ju të dashurit e mi, atje (nga) mjekët flisnin pak më hapur për vaksinat – e gjithë sëmundja „moderne“ e fëmijëve sot. Pasi ua rrëfeva të gjithë gjendjen që nga fillimi e deri në atë kohë, dyshimi i parë dhe i menjëhershëm u deklarua – pasojë e vaksinës. Pastaj fillova të hulumtoja. Dhe vetëm kur lexova përbërjen e vaksinave, unë u bëra keq, rashë përtoke. Pyesja veten: ne, kujt ia besojmë jetën e fëmijëve tanë?“

(Здравје со Игла Не Влегува, „Синот не е повеќе со нас заради вакцината“, ZdravjesoIglaneVleguva.com: Skopje, 19 maj 2015, https://bit.ly/2H2SwuO; https://skopje1.mk/archives/19663)

|Ленче Данилова|