Kush po ia flladit Edi Ramës

0

Shkruan Musa Lamallari

Janë zgjuar anarkistët shqiptar kundër përparimit të shtetit shqiptar, kundër aleancës së saj me Shtetet e Bashkuara. Janë zgjuar të painformuarit, të manipuluarit, lakmitarët, hakmarrësit, të papunët e “punësuar” të regjimeve të mëparshme, ca analistë me dosje kriminele, ca shkrimtarë dhe intelektual të regjimeve të lindjes së kuqe moskovite dhe shërbimeve të huaja anti-shqiptare. Janë zgjuar edhe të humburit e 23 qershorit, strukturat kriminale në humbje të institucioneve te brishta në Shqipëri dhe Kosovë, është zgjuar edhe loza e fundit e Rrahman Morinës, Isa Mustafa, mjekroshët fodull të luftës civile në Siri, mjekroshët e korruptuar të shkollave të Beogradit, të udhëhequr nga Shkëlzen Maliqi dhe sejmenët e tyre në Gazetën Express, janë zgjuar të gjithë dhe janë bërë bashkë nga jashtë dhe brenda si kalë troje kundër interesave shqiptare dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.

Shqiptaria dhe shteti shqiptar kanë mbijetuar shumë sprova, sulme, situata dhe propagandime të pakëndshme, do të mbijetojnë edhe këtë FITNE të kurdisur nga sejmenët e shkollave të Beogradit dhe pronarëve “shkërdhatë” të lidhur ngushtë, siç tha mbrëmë kryeministri Edi Rama, “me politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk e duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj duke nxjerrë nga goja gjithfarë monstruozitetesh e absurditetesh”..

Protestat e nxënësve, studentëve dhe qytetarëve shqiptar në Shqipëri janë të arsyeshme, janë një vetëdije e re për shtetin dhe funksionimin e tij, janë një rizgjim i “Rilindjes Shqiptare” se ardhmëria u takon të rinjve, që e duan një Shqipëri me “emër dhe nder” për të cilën vota plebishitare e 23 qershorit e vulosi të ardhmen e saj me Edi Ramën kryeministër për katër vjetët e ardhshme.

Ajo që më nxit të shkruaj këtë reagim, pa dyshim se janë mediat e korruptuara, pronarët dhe stafi menaxhues i tyre, si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj, ku të gjithë u deklaruan njëzëri “jo asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri”, por, në fakt, ky bashkim i të korruptuarve mediatik me zërin e arsyes të nxënësve dhe studentëve ishte kundër kryeministrit të ri shqiptar, Edi Rama, deri sa mprehën thikat t’i vërsulen pas shpine me një lloj “impeachment”, duke e portretizuar Edi Ramen si njeriun që donë të helmon popullin e vet, duke përdorur dezinformata të njëpasnjëshëm në hapësirat e tyre mediatike, duke ngritur tensione thuajse jemi para helmimit kimik, para vdekjes kolektive dhe duke paraqitur aleancën tonë me SHBA-të një aleancë të dështuar dhe jo aleancë të besimit të ndërsjellët dhe partneritetit.

Çfarë absurditeti?

A nuk janë neveritëse edhe protestat e hoxhallarëve dhe priftërinjve kur i sheh se ngrihen kundër asgjësimit të armëve kimike të kasapit, e të birit të kasapit Asad, duke u falur dhe lutur si hipokrit rrugëve me kalldrëme të sheshit të Tiranës, që shteti shqiptar të mos ia asgjësoi armët kimike vrastarit dhe kriminelit Asad, që kryekëput është gjuha dhe dora vrastare e Putinit në qytetin e zbritjes së hazreti Isaut apo Jezu Krishtit?

Pse të gjithë këta nuk bëhen kurrë bashkë kur në pyetje është korrupsioni, gjakmarrja dhe hasmëritë shqiptare, pse nuk bëhen bashkë kundër dhunës në familje, kundër mafias urbane, kundër krimit të organizuar, kundër keqinterpretimit të fesë, kundër bashkësive të korruptuara fetare, kundër prostitucionit, kundër padrejtësive tjera qytetare, kundër personave që zbehin rrugën e këtij kombi drejt bashkimit. Pse?

A thua jemi aq naiv e të mos shohim të vërtetat tjera lakuriq? Sa e sa protesta ka të nxënësve, studentëve, punëtorëve, nënave dhe nuk bëhet bujë dhe as që jepen si lajme në mediat e tyre?

Kur jemi këtu, ka një dallim, sikurse ka dallim siç jemi të ndarë e të rraskapitur në pesë shtete. Pak më mirë mund të themi se është në Shqipëri, pak më keq në Kosovë dhe më keq se KEQ nuk mund të jetë për shqiptarët në Maqedoni.

Nuk dënoj protestën e të rinjve, por më vije keq se forcat e errëta, duke pasur ndikim mediatik u përpoqën ta shfrytëzojnë protestën e të rinjve kundër qeverisë Rama kur ai po godiste krimin e organizuar, kur po mbyllte kazinot, e të tjerat me radhë, që janë ngushtë të lidhura% 20me disa media në Shqipëri dhe jashtë saj. Ata edhe me JO-në e Edi Ramës nuk do të ndalen, do të vazhdojnë të punojnë kundër tij, sa herë që ky godet mbi bizneset e forcave të errëta dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Ata nuk do të ndalen, nuk do të vlerësojnë zgjuarsinë, pjekurinë dhe diplomacinë e Edi Ramës, përpjekjet e tij për ta rilindur Shqipërinë si shtet modern dhe për t’i shtuar asaj aleatë tjerë krahas aleatit tonë më të madh Shteteve të Bashkuara, por do të mundohen të hulumtojnë gjilpëra në kashtë, deri sa disa do të fusin edhe teori konspirative në debate televizive sa të thonë se tërë këtë rrëmujë e bëri vet Edi Rama për t’i thënë JO asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri.

Kalin e Trojës Edi Rama e ka brenda mureve të qeverisë, i sillet rreth e përqark. Deri sa i kanë propozuar këshilltar nga Kosova të tipit të Shkëlzen Maliqit, e disa të tjerë, që nuk kanë as fuqi morale e as kombëtare, por që mbijetojnë çdo regjim dhe qeveri dhe mbeten aktuale me shkollën e shejtanit “krijo mjegulla në kohën e duhur”.

Unë ju garantoj se mjekra e Shkëlzen Maliqit do të mbijetonte edhe sheriatin e mjekrës së Fuad Ramiqit. Por, shyqyr Zotit, që nuk ka raporte të këtilla lokale dhe ndërkombëtare për maskarenjtë me mjekra!

Sot është 16 nëntori, kur kryeministri, Edi Rama, javë më parë, pat njoftuar se me këtë datë në Prizren do të mbahet mbledhja e parë mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës. Në vend që të përshëndetet nga forcat politike në Kosovë, ajo refuzohet, politizohet, pasi gara elektorale për Prizrenin mes Ramadan Mujës dhe Eqrem Kryeziut na paraqitet si interes kombëtar, e jo bashkimi i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Çfarë maskarallëku bën loza e Rrahman Morinës, Isa Mustafa? Prandaj, nuk është çudi, pse akoma pallati i Adem Jasharit thirret “Boro e Ramiz” në Prishtinë.

Tani, një ditë pas refuzimit të Edi Ramës për asgjësimin e armëve të vrastarit Asad në Shqipëri, nuk do të kemi as mbledhjen e paralajmëruar mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Rrugën tonë po e ngushtojmë vetë, hapin tonë po e ngadalësojmë vetë, kurse bashkimin e kemi pak më larg e shumë të vështirë. Kemi shumë punë për të bërë, por si?

Kur e kujtoj këtë moment të  Edi Ramës, më kujtohet qeveria e Fan Nolit pa përkrahje ndërkombëtare, pa aleatë, që nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj, edhe pse sot është më ndryshe dhe Shqipëria është aleate e NATO-s, megjithatë u lëshua një shans e mirë për përshpejtimin e disa proceseve tjera, që mua më kthen në botimin e librit tim të parë “2001 Fundi i Botës”, ku as vet s’di si kam mundur të përshkruaj në vitin 1994 rrëmujën e racës së sotme të politikanëve pa din e iman në shqiptari, siç i quajti mbrëmë kryeministri Edi Rama.

Janë dy etapa 2001 – 2008 dhe 2008 – 2015 të shkruara në librin tim, është një Ummet, një popull, që është i ndarë padrejtësisht në pesë shtete. Numrat e viteve tregojnë vet dhe jemi ka e përjetojmë etapën e dytë, deri në fund të saj na ndajnë vetëm dy vite.

“Por nëse do të ndalemi në termin Ummet, do ta shihni si një shpëtim të idealizuar që kalon dy etapa, e para 2001 – 2008, sidomos për rastin tonë specifik (me troje më shumë jashtë se brenda), zgjidhja e çështjeve nacionale (tokësore apo të popullsisë) dhe supremaci bashkimi i trojeve shqiptare në një Shtet, dhe e dyta 2008 – 2015, kur gjithë çka tjetër, sistemi qeverisës, standardi ekonomik, aleatet, shkencat politike dhe shoqërore (arsimi, historia, kultura, etj.), sigurimi shtetëror (kaptina e Pendës) dhe ushtria (kaptina e Hekurit) etj., në hartimin e një ideje për Ummet, janë në funksion të tij. Nuk duhet të ndodhë e kundërta: Ummeti ne funksion të sistemit për monopolizim në tri fusha: politikë, ekonomi dhe fe. Në shërbim të racës së kabilit: forca, paraja dhe feja.”

Ja disa shenja se ku e nisi mbrëmë Edi Rama:

“…e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri.”

“me politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk e duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe që kanë humbur shtigjet e privilegjeve…”

Për mua Edi Rama është Imami i Shqiptarisë, është në të kuqen eskatologjike për të rilindur Shqipërinë me punë konkrete dhe jo me folklor ndejash.

GO AHEAD EDI RAMA