Ibrahim en-Neha’i (~47-96H)

0

Ebu Imran, i emëruar poashtu Ebu Ammar, Ibrahim ibn Jezid ibn el-Eswed ibn Amr ibn Rebia’ ibn Harithe ibn Sa’d ibn Malik ibn en-Neha’, fekihu (juristi islam), vendasi i Kufës, njëri ndër imamët më të famshëm, njëri prej tabi’inëve. Ndonëse ai e ka parë dhe vizituar Aishen (r.a.), nuk ekzistojnë hadithe (transmetime) të ketë dëgjuar ky prej saj.

Ai vdiq në vitin 95 ose 96 pas hixhretit, në moshën 49 vjeçare. Disa thonë që ishte 58, por e para është më korrekte. Kur iu afrua vdekja Nehai’ut, ai ishte ishte i shqetësuar, i brengosur rëndë, dhe dikush i patë thënë për këtë gjë, e ky iu drejtua duke i thënë: “Ku ka rrezik më të madh sesa ky në të cilin gjendem tani?! Jam duke pritur një të dërguar që të vij prej Zotit tim, për të më njoftuar mua (për vendin tim) ose për xhenet ose për xhehenem! Pasha Allahun do të kisha dëshirë që të rrija kështu siç jam (në agoni), duke më ngurruar (dalja e shpirtit) në fytin tim (në një dorëshrim tjetër verifikohet: në krahërorin tim), deri në ditën e gjykimit (sesa të ballafaqohem me një rrezik të tillë)”.

Nëna e tij, Muleike, e bija e Jezid ibn Kais en-Neha’ije, ishte motra e el-Eswed ibn Jezid en-Neha’iut (2), kështu që ky i fundit është dajë i Ibrahimit (r.a.) – I është ngjitur mbiemrit fjala Nekha’i që domethënë t’i takosh en-Nekha’-së, një degë e madhe e fisit Medh’hixh, në Jemen. Emri i en-Neha’-së është i Xhesr ibn Amr ibn Ul-leh ibn Halid ibn Malik ibn Uded; ai është thirrur me “el-Nekha”, sepse ai është larguar shumë prej popullit të tij (inteha’a min kawmihi). Nga i njëjti fis kanë dalur një numër i madh i njerëzve të shquar.

Është thënë rreth gjenezës së tij diçka tjetër, por kjo që e thamë këtu është korrekte; këtë e kam marrë (bartur) prej “Xhemheretu en-Niseb” të Ibn el-Kelbijut.

Nga: Fjalori Biografik i Ibn Halikanit (vd. 681 H), Wefejatul ‘Ajan we Enbau Ebnai Zeman, vëll. 1.

 

© ehli-suneti.com