Vaji i fares se zeze – Vaji Habe Seude

0

Impotenca

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rrjesht.

Hemoroide

Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

Guti { cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit}

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.

Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë

Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të farës së zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

Mjekimi duke mos u thinjur para kohe

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka me sapunin e farës së zezë më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë. Përsëritet ky veprim për disa javë.

Kolla e thatë

Një lugë çaji me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes dhe darkë pas buke, përzihet 2 herë në ditë. Bëjini masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e farës së zezë.

Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë

Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë çaji me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.

Gripi dhe të zërit e hundës

Një pikë të farës së zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet brëndësia e hundës. Kjo ndihmon për ato të cilët vuajnë nga gripi dhe dhëmbja e kokës të shkaktuar nga të ftohti.

Dhëmbja e dhëmbit

Gjysëm luge me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.
Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen psiqike dhe atë të mestrunacioneve.
Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më lartë.

Vini re: Vaj i farës së zezë [Habe Seude] përdoret përr gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk këshillohet pirja e tij, por këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut kofshëve etj