Vaji i fares se zeze – Vaji Habe Seude

0

Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër) Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.

Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve

Lahet vëndi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me vajin e kokrrës së zezë në mbrëmje, dhe lihet ashtu deri në mëngjes.

Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut

Pihet vaji i farës së zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë [si çaj, qumësht etj] sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në damarët e gjakut.

Zbardhja e lëkurës {vënde –vënde në formë pullash}

Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të kokrrës së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

Reumatizma dhe dhëmbja e shpinës

Ngrohet një sasi e vajit Habe Seude e më pas mesazhohet fort në vëndin që ndihet dhimbje {fërkimi duhet të jëtë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura}. Pihet një lugë e vogël e vajit Habe Seude tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë} për çdo ditë, për dy javë rrjesht.

Dhëmbja e kokës

Ngrohet vaji i farës së zezë pak dhe masazhohet koka [pasi janë njomur gishtat me vajin e vakët], duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të farës së zezë në mëngjes esëll për tre ditë rrjesht.

Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti

Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë pihet tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}pas buke për 15 ditë me radhë..

Cdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit [foshnjes në bark]

Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun {lat.Pimpinella anisun} dhe një lugë të vogël mjalt të farës së zezë përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrenjes së diçkaje.