Vaji i fares se zeze – Vaji Habe Seude

0

Forcimi i mishrave të dhëmbëve

Shpërlarja e gojës me lëngun e farës së zezë të përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

Në raste nervozizmi

Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor dhe ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe [kollë të thatë].
Kundër paralizëz faciale dh tetanozit
Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

Kolla dhe asma

Fërkoni me vajin e farës së zezë kraharorin dhe shpinën , pini 3 herë në ditë nga një lugë të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

Këputja dhe dembelizmi

Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete menjëherë.
Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar
Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier, pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rrjesht.

Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës

1/4 kg fara Habe Seude
1/4 kg mjalt Habe Seude
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esell për çdo ditë për një muaj rrjesht.

Të vjellat e shpeshta

Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.