Vritet Hazbi Idrizi – kryetari i Komunës së Bogovinës

Banorë të fshatit Bogovinë njoftuan për Albafonika se para dy ore është plagosur kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.

E përditësuar:
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe zëdhënësin e SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, i cili deklaroi se Hazbi Idrizi nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve.

Ndërsa drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi e ka konfirmuar vdekjen e kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Autori i vrasjes ka qenë ish-punonjës i komunës, ndërsa jozyrtarisht mësohet se deri tek vrasja ka ardhur pas një zënke midis tyre. Ndërsa lidhur me motivet mësohet se ka pasur konflikte edhe më parë mes tyre, sidomos për vend pune, por kjo deri tani nuk konfirmohet nga ana e autoriteteve komunale.

Zyrtarë të Komunës së Bogovinës, apelojnë deri tek qytetarët e Komunës së Bogovinës që ta ruajnë gjakftohtësinë që policia ta zbardhë plotësisht rastin.

Apel familjes Idrizi dhe Abazi që të ulen tensionet e mundëshme sepse nuk i shërben askujtë, rasti i ndodhur nuk duhet të përsëritet askund por as edhe në komunën tonë.

Policia menjëher ka dalë në vend ngjarje dhe po punon për zbadhjen e rastit, ku sot mbet i vrarë Hazbi Idrizi dhe u vetvra Qani Abazi.

Leave a Reply