A do ta dënojë Kosova Berat Buzhalën për terrorizëm?

Autor: Olsi Jazexhiu

Gazetari kosovar Berat Buzhala është kthyer në tmerrin më të madh të Kosovës së pas luftës. I zbritur nga katundi Çabiq i Klinës, Berati rrjedh nga një tribu katolike kosovare e cila është e famshme për urrejtjen e saj kundër muslimanëve. Veç lexoni disa Buzhalë në internet e keni për të parë…


Pas zbritjes në Prishtinë, Berati është kthyer në fytyrën e shpifjes, thashethemit dhe urrejtjes që shumë shqiptarë hasin në internet herë pas here nga minoriteti katolik. Ndërsa buzhalët e Çabiqit mund ti shohësh kudo nëpër internet sesi mallkojnë Turqinë, Islamin, muslimanët etj, Berati del hapur me urrejtjen e tij.

Me fytyrat e tyre komike, ca me mustaqe e ca me vesh te mëdhenj, sikur Berati, buzhalët sikur të mos ishte gazeta Express do të kishin qenë një nga shumë fise të frustruara katolike të Kosovës, të cilët sa të trembin me komentet e tyre islamofobike që të duket sikur i kopjojnë nga ndonjë libër mesjetar i Kishës Katolike, aq edhe të zbavisin kur i lexon.

Por me Beratin punët janë ndryshe.

Berati ka qenë tip shumë interesant kur ka qenë i ri. Ka qenë thyes i ligjit. Nuk e di nëse ka qënë hajn dhe kriminel, por shokët e tij tregojnë që njëherë i ka shpëtuar organeve ligjzbatuese jugosllave duke u fshehur në dollap.

Karriera e katundarit me veshë të mëdha të Çabiqit nga dollapi për në rrugët e Prishtinës ka ecur shumë që kur ai la fshatin e tij për në metropolin e Kosovës. Me gazetën Express që ai ka themeluar që pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, Berati është kthyer në një nga personazhet më të njohur kosovar. I gjendur si minoritar katolik në një det muslimanësh në Prishtinë, Berati fillimisht e nisi karrierën e tij nën krahët e të fortëve të UÇK-së. Tamam sikur krimineli Thanas Vaja që i shërbente Ali Pashait dhe bënte çdo krim për Pashanë e Janinës, edhe Berati u fut nën mëngët e Kadri Veselit, Sami Lushtakut dhe Hashim Thaçit duke e përdorur Gazetën Express si fletërrufe për të sulmuar, shpifur e denigruar kundër armiqve të bosëve të tij musliman. Berati nuk njeh din e iman, besë e burrni. Ai veç shpif e shan. Shpifësia e tij mediatike e ka kthyer atë në një nga personat me të urryer të Kosovës së re. Aq i urryer saqë Gold AG edhe i thurri vargjet e paharrueshme në këngën shqiptar ku thotë:

““Hoxhën po ma kesh ai i keshti ai Buzhala,
trus qaty paloje, ty s’ta rrok as politikën,

i vjen dita edhe vetes qen ki me dhon kritika”,

Berati ka shërbyer si mercenar mediatik me pagesë i PDK-së (disa thonë edhe i SHIK-ut të pasluftës në Kosovë) për të shantazhuar kundërshtarët e cubave kosovarë të pasluftës. Pra nëse SHIK-u i keqfamshëm kosovar i vriste kundërshtarët e tij me plumba, Berati i mbulonte me plumbat e shkrimit. Megjithatë, para një viti kur EULEX-i i Kosovës i burgosi shefin e tij, Sami Lushtakun, i cili sipas disa gojëdhënave e bëri edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, Berati u tërhoq nga politika dhe PDK-ja. Nuk dihet nëse edhe Berat Buzhala ka patur gisht në krimet e luftës të Sami Lushtakut apo jo, por që nga kjo kohë ai është përqëndruar më shumë në gazetën e tij Express.

Nga Expressi, Buzhala ka sulmuar jo vetëm armiqtë e Sami Lushtakut e PDK-së, sikur Albin Kurtin, Vetëvendosjen, etj, por edhe biznese të ndryshme kosovare, dhe në veçanti klerin musliman. Nuk ka lënë njeri pa fyer dhe sharë. Nuk ka patur respekt as për xhami e as për mufti. Me pak fjalë është kthyer në një çetnik mediatik. Ndërkombëtarët e krishterë që e pikasën talentin e tij për të fyer, shpifur e shantazhuar pa frikë e kanë përdorur si mercenar për të drejtuar operacionet e tyre diskredituese kundër Islamit kosovar. Që nga viti 2013 mesa mbaj mend unë e deri më sot, gazeta Express është kthyer në tmerrin e Kosovës, ndërsa Berat Buzhala është shndërruar në një njeri edhe më të tmerrshëm sesa vetë Lavdrim Muhaxheri. Mbaj mend sesi në vitet 2013, 2014 e me radhë kur shkoja në Kosovë dhe takoja miqtë e mi, sesi hoxhallarët dhe besimtarët e tmerruar lexonin me frikë dhe makth Expressin duke pritur se çfarë do shante e shpifte Buzhalla. Njëherë ca humoristë kosovarë edhe i bën një video ku gazetën Express e tregonin si gazetë që bënte veç për tu lexuar në hale.

Në një vend sikur Kosova ku sundon ligji i xhunglës (sikur edhe Shqipëria), Berat Buzhala ka vazhduar të shaj, fyej e mallkoj pa frikë dhe i paprekur. Me fonde të shumta, me mbrojte ligjore dhe policore dhe nga ambasadat e huaja, Berati quante hoxhallarët e besimtarët e Kosovës sharlatanë, hajdutë, shpifës, terroristë etj dhe askush nuk e dënonte. Vendet muslimane që nga Turqia e deri në Indonezi nuk i kanë shpëtuar dot gojës së egër dhe shpifarake të katolikut Buzhala. Gazeta Express është kthyer në një tabloid sensacional shpifjesh, islamofobie dhe kërcënimi. Vetë Buzhala, i cili është turpi i gazetarisë shqiptare dhe që në një vend demokratik do ishte kalbur në burg për shpifjet dhe racizmin e tij, është mburrur në Tiranë me këtë shpifografi kur tregonte që shkrimet e tija kundër muslimanëve i kanë rritur famën dhe lexueshmërinë.

Por çmenduria e Buzhalës ka arritur kulmin në datën 15 korrik 2016 kur nga profili i tij në facebook, ai ka bërë thirrje për terrorizëm kundër Turqisë. Duke dalë në mbështetje të puçistëve turq, sikur edhe Arbana Xharra dhe një seri gazetarësh palikarë të ambasadës amerikane në Prishtinë, Buzhala ka shkruar:

I ftoj qytetarët e Kosovës që po gjenden me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë.

Pra urrejtja e tij kundër muslimanëve ka kaluar nga fjalët në vepra. Nga shpifja në luftë! Ndërsa me vite ai shante xhami e imam, mufti e besimtarë, profet dhe Islam në datën 15 korrik ai ka kaluar çdo limit të fjalës së lirë. Ka nxitur e motivuar qytetarët e Republikës së Kosovës që të bëhen pjesë e një lufte kundër një vendi anëtar të NATO-s.

Kjo fjali ka mjaftuar që ambasada turke në Prishtinë ti drejtoj një letër zyrtare Ministrisë së Jashtme të Kosovës ku ka shkruar:

“Ambasada e Republikës së Turqisë paraqet komplimentet e saj për ministrinë e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin të njoftojë ministrinë e nderuar me keqardhje se pronari dhe drejtori i përgjithshëm i Gazetës Ekspress, z. Berat Buzhala, ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në facebook menjëherë pas përpjekjes për grusht shteti që u mbajt më 15 Korrik në Turqi, duke bërë thirrje për qytetarët e Republikës së Kosovës që janë në Turqi në atë kohë për të qenë në anën e grupit që ka bërë përpjekje për grusht shteti ushtarak.

Në këtë drejtim, Ambasada i referohehet Ligjit për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Shtetit të Republikës së Kosovës. Siç thuhet në nenin 3 dhe paragrafin 4 të ligjit në fjalë, “Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuale, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vite burg.

Ambasada sjell çështjen e lartpërmendur në vëmendje të Ministrisë së nderuar dhe me mirësi i kërkon kësaj të fundit për të ndërhyrë me autoritetet kompetente kosovare për të siguruar se do të ndërmerren hapat e nevojshëm në lidhje me këtë person në përputhje me ligjin. Ambasada e vlerëson nëse informohet për rezultatin në përputhje me rrethanat. Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë, përfiton nga ky rast për të ripërtërirë ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, konsideratën më të lartë.”

Me pak fjalë ambasada e Turqisë në Prishtinë, mesa duket në koordinim të plotë me qeverinë turke i kërkon palës kosovare që të zbatoj ligjin dhe dënoj me burg Berat Buzhalën pasi ai ka nxitur kosovarët që të sulmojnë shtetin turk.

Thirrja në mbështetje të grushtit terrorist të shtetit në Turqi që ka bërë Berat Buzhala në 15 korrik 2016, nuk ndryshon shumë nga thirrjet e imam Zekerija Qazimit apo e një sërë psikopatësh vehabitë kosovarë për t’ju bashkuar ISIS-it dhe sulmuar Sirinë.

Edhe pse Berat Buzhala e urren Turqinë, Islamin e muslimanët dhe vuan nga kompleksi i ‘fesë së të parëve katolikëve shqiptarë’, tek e fundit fare grushti i shtetit në Turqi ishte një akt terrorist kundër një regjimi demokratik dhe vendi anëtar të NATO-s. Dhe thirrja e Buzhalës për qytetarët kosovarë që ti bashkohen këtij operacioni terrorist, është nxitje e hapur për terrorizëm. Ligji kosovar përcakton qartë që nëse një shtetas kosovar bën thirrje për luftë dhe bashkim me grupe të armatosura jashtë vendit, personi në fjalë duhet të dënohet për nxitje të terrorizmit. Që nga viti 2013, katoliku Berat Buzhala këtë ka propaganduar nga gazeta e tij kundër bashkështetasve të tij muslimanë.

Megjithatë, tani që edhe ai vetë ka bërë thirrje për t’ju bashkuar një lufte terroriste – sikur ishte grushti i shtetit në Turqi – Berati ka thyer ligjin. Ai nuk mund të fshihet më në dollap sikur i fshihej organeve ligjzbatuese jugosllave kur ishte i ri.

Përballë krimit dhe thirrjes terroriste të Berat Buzhalës, qeveria kosovare po vihet para një testi të madh ligjor dhe diplomatik. A do të zbatojë ajo ligjin dhe burgosë një terrorist katolik përkrah imam Zekerija Qazimit dhe Sami Lushtakut – apo do të heshtë dhe trajtoj me përkëdheli islamofobin Berat Buzhala. Ndërsa në të kaluarën Buzhala ka lënduar qytetarë kosovarë dhe shqiptarë me shkrimet e tij, tani ai ka kaluar të gjitha caqet. Ai e ka futur Kosovën, vendin e tij në një konflikt diplomatik dhe sipas ligjeve kosovare por edhe ndërkombëtare ai ka kryer një krim publik.

A do ta dënojë qeveria e Kosovës Berat Buzhalën, për thirrjen e tij terroriste? A do të zbatohet ligji në Kosovë njësoj sikur kundër imam Zekerija Qazimit ashtu edhe kundër Berat Buzhalës? A do të lejojnë fuqitë e krishtera perëndimore që sot kontrollojnë Prishtinën qeverinë kosovare që të zbatoj ligjin kundër Berat Buzhalës? Apo Berati do të fshihet në dollap përsëri?

Kosova sot përballet me një detyrë të vështirë. Njeriu i lidhur me pushtetin dhe Hashim Thaçin, i përkëdheluri i ambasadave perëndimore ka kryer një akt të hapur nxitës ndaj terrorizmit.

Dashtë Allahu që drejtësia të triumfojë.
Autori: Olsi Jazexhiu

Leave a Reply