Mashtrimi, Vetëmashtrim dhe Fashizmi në Maqedoni

0

Mashtrimi, Vetëmashtrim dhe Fashizmi në Maqedoni

1.

A e ka njohur Tirana dhe Prishtina zyrtare shtetin e Maqedonisë? U pajtuam, apo nuk u pajtuam me këtë fakt kjo është kështu: Të dyjat e kanë njohur shtetin e Maqedonisë në kufijtë aktual. Në fillim të viteve 90 tri parti kryesore LDK, PPD dhe PDSH të dalura pas shembjes se komunizmit manifestuan pajtueshmëri të plotë për çeshtjet kurciale të një interesi gjithëkombëtar, që u përkufizua si: thyerje e komunizmit dhe demokratizim i Shqipërise, pavarësi për Kosovën, status shtetformues për shqiptarët në Maqedoni dhe të drejta autonome për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc dhe Mal të Zi.

Prej atëherë çka ka ndryshuar te shqiptarët? Pas 18 vjetëve, numër shumë simbolik, prapë na paraqiten tre 6-she, Kosova në vitin 2008 njihet si shtet i pavarur nga shtetet më të fuqishme në botë. Pavarsinë e saj e garantojnë miqtë tanë në SHBA, por edhe ne vet si shqiptar me urtësi politike dhe sakrifica e kemi merituar qe ta kemi përkrahjen e tyre. Tani Kosova po konsilidohet si shtet me kufijt e saj të njohur ndërkombëtarisht, me gjitha vështirësit në planin e brendshëm: me një ekonomi të rraskapitur, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe funksionimin e shtetit të së drjetës. Qytetarët e Kosovës, si popull më i ri dhe më optimist në Evropë, me ndihmën e miqëve perëndimor dhe Turqisë do t’ia dalin me sukses për ta ndërtuar të ardhmen e tyre.

Shqipëria sot është anëtare e NATO-s dhe po ecen shpejtë. Themelet e shtetit shqiptar po forcohen ditë për ditë dhe Kryeministri shqiptar me parrollën “Shqipëria po ndryshon” ka bërë fiksim të vetin që Shqipërise t’ia kthejë nderin, kurse shqiptarëve nëpër botë krenarinë kombëtare. Kemi rrugën e Kombit, do ta kemi rrugën e Arbërit, dhe shumë rrugë tjera lidhëse, rritjen e turizmit, investimet në energjetikë, agrokulturë dhe një Shqipëri digjitale dhe me internet në çdo familje shqiptare. Pas rrëmujës dhe puçit të dështuar të 21 janarit 2011 edhe lideri opozitës ka nis një koncept të ri politik për një Rilindje Kombëtare, ku preokupim partia e tij do ta ketë rritjen e standardit të qytetarit shqiptar dhe jo betejat e mërzitshme të deritashme politike me çdo kusht në pushtet.

Atehere, ku jemi ne shqiptarët e Maqedonisë? Pse ne nuk e realizuam kërkesën tonë politike: element shtetformues, të barabartë në mesin e të barabartëve. Pse dhe me fajin e kujt? Pse vetëm ne ngecëm? Pse kjo vonesë kaq e madhe, pasi dihet se shqiptarët e Maqedonisë kanë sakrifikuar për themelimin e shtetit shqiptar dhe çlirimin e Kosovës. Kontributi jonë është i pakontestueshëm. Në aspektin organizativ, gjatë gjithë historisë së shqiptarëve, Maqedonia ka qenë vatër e shqiptarizmës si në aspektin kulturor, ekonomik dhe sportiv. Me emrat e shqiptarëve nga Maqedonia sot emërtohen sheshe dhe institucione në Shqipëri dhe Kosovë. Alfabeti me 36 shkronja shqip u zyrtarizua në Manastir. Të vetmit shqiptar me çmimin nobël me përmasa botëror janë nga Maqedonia, nënë Tereza dhe Ferid Muradi. Medalja e parë e art Olimpike shqiptare vjen nga shqiptari i Maqedonisë, Shaban Terstena. Restauranti më i mirë nga 100 restaurantet e botës është i kuzhinerit Rene Rexhepi me preardhje shqiptare nga Maqedonia, konkretisht Tetova. E shumë personalitete tjera që ja kemi dhënë kombit. Ndaj shqiptarët e Maqedonisë kanë se me çka të mburren, me plot të drejt duhet të ndjehemi krenar. Askush nuk guxon të luan me fatin tonë. Kush prek në fatin tonë, do të dënohet pamëshirshëm nga i gjithë kombi shqiptar.

Shqiptarët nga Maqedonia kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë aktivë edhe në diasporë dhe do t’i përgjigjen çdoherë thirrjeve të Atdheut.

Ata në Shqipëri dhe Kosovë na kanë lakmi, mund të na kenë edhe inati, ndonjëherë, në momente të caktuara mund edhe të na përdorin si instrument politik për interesat e tyre. Por, duhet të vendojmë dorën në zemër, nuk na kanë përdorur neve as Tirana e as Prishtina, sikurse i kanë përdorur sërbët në Kroaci, Bosnje dhe sot në Kosovë politika zyrtare e Beogradit.

Atëherë, në këto dy dekada, çka ka ndodhur me neve që nuk kemi mundur t’i realizojmë të drejtat tona me ardhjen e pluralizmit politik në Maqedoni? Nga viti 1944 dhe gjer më vitin 1990, në sistemin kushtetues të Maqedonisë, shqiptarëve i është imponuar njëanshëm statuti me termin “kombësi” në vendin e vet ku janë formuar historikisht dhe kulturalisht nëpër mijëvjeçar, kurse ne vitin 2001, në të ashtuquajturën Marrëveshje e Ohrit transkriptohet po ai statut i pandryshuar ku shqiptarëve u imponohet një emër tjetër “bashkësi etnike” dhe jo pupull. Retorika politike se MO është “marrëveshje reciproke historike” nuk është tjetër veçse mbijetesa e mashtrimit maqedonas për dominim politik, ekonomik dhe kulturor dhe për “përfaqësuesit” shqiptar është vetëmashtrim për të dominuar vetëm në trojet e tyre etnike, por jo edhe në shtet.

Nga kjo na del qartë se shqiptarët janë të mashtruar nga përfaqësuesit e tyre. Ata ende nuk janë popull, nuk janë bartës të sovranitetit të plotë në Maqedoni. “Shoqëria në Maqedoni mbetet thellësisht e ndarë në linja etnike, ndërsa dy grupet kryesore etnike, shqiptarë dhe maqedonas jetojnë paralelisht përballë njëri tjetrit pa interaksione midis tyre. Kjo koekzistencë paralele vërehet kryesisht në arsim, media, partitë politike dhe në sferat e tjera të jetës”. Ky konstatim nuk është i imi, por i Këshillit të Evropës në Strasburg. Atyre në KE, në SHBA nuk u intereson dhe nuk mirren me preambulla nacionaliste të maqedonasve, gjithashtu nuk u intereson as nacionalizmi mashtrues si koncept ekstrem i djathtë shqiptar në Maqedoni. As dëshirat folklorike të Aleancës Kuq e Zi, kurse edhe me pak harxhojnë kohë të mirren me hartat gjeografike të Koço Danajt për një Shqipëri natyrale. Ata Maqedonin e shohin si nje shtet të njohur ndërkombëtarisht në kufijt aktual, por e trajtojn si një shtet me dy grupe kryesore etnike dhe të tjerë, një shtet multinacional dhe multikonfisional ku qytetarët e saj, grupet e vogla etnike duhet të trajtohen të gjithë njëlloj, pa ekskluzivitete dhe pa standarde të dyfishta.

Presidenti Ivanov ka filluar të jep shenja se duhet të jetë i të gjithëve, ka pasur ca kontakte, ca nisje, duhet të përshendetet dhe të inkurajohet çdo nisje qëllimire. Kam fjalën takimin e tij me akademikët shqiptar. Nuk është e moralshme të dëgjojmë nga personat, që duhet të jenë pas grilave, se Ivanov nuk është president i shqiptarëve. Bojkotimi i fjalimit të tij nga PDSH dhe RDK tregon histerin e konceptit të djathtë ekstrem shqiptar në Parlament. Ky koncept eksponohet të na shes edhe një herë atdhetarizëm, një patriotizëm të harxhuar, që deri dje përfaqësuesit e këtij koncepti ishin në aleancë me vojvodat e VMRO-s. Pasi edhe vet Ivanov vjen nga kjo provinencë politike, kjo histeri e tyre bëhet edhe më e neveritshme.

Kryeministri i Maqedonisë është i të gjithëve, pra, edhe i shqiptarëve, por asnjëherë Kryeministrin nuk e kemi parë të jetë prezent në organizimet e ministrave të BDI-së, qoftë edhe atëherë kur flitet për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë. Lideri i BDI-së duhet të dal para opinionit dhe të na tregojë marrëveshjet e tij gojore me Kryeministrin maqedonas. Nëse nuk është kërkuar posti i Kryeministrit të vendit, atij të Parlamentit, atëherë çfarë koncesione ka marr për këto poste. Nëse koncesionet janë bërë me qëllim që në trojet etnike shqiptare të sundojnë sherifat e tij, atëherë, logjika e shëndoshë e njeriut thotë: ky është mashtrimi maqedonas dhe vetëmashtrimi për përfaqësuesin shqiptar, që në vend se të ulet si i pari i Parlamentit, ai ka zgjedhur ulësen e katundit në Reçicë. Ky veprim është gabim, duhet të ndërpritet kjo praktikë, nëse themi se Maqedonia është shtet edhe i shqiptarëve. Duke ndejtur ulur në Reçicë, kjo edhe më pak na jep shpresa të besojmë se Maqedonia është shtet demokratik, ndaj shpresat kanë filluar t’i humbin jo vetëm shqiptarët, por edhe maqedonasit. Por, nga ky konstatim, një është e sigurt, sistemi unitar po mbahet gjallë nga përfaqësuesit shqiptar për të sunduar mbrapsht në tokat shqiptare dhe asesi nga pala maqedonase. Nëse partizimi i institucioneve të shtetit, dominimi politik i Gruevskit me popullizëm mbi opozitën e tij vlenë për maqedonasit, kjo nuk vlenë edhe për shqiptarët në pafundësi.

Nëse krejt këtë që thash për Ali Ahmetin nuk ju ka pëlqyer, atëherë kjo që do ta them tani është tjetër, ndoshta do të ju pëlqejë krejtve: partia e Ali Ahmetit është opozitë në pozitë dhe ballafaqohet me një kocept politik ekstrem të djathtë, që quhet VMRO. Ky pozicion i Ali Ahmetit është imponuar, jo nga faktori i huaj, por nga koncepti i djathtë ekstrem shqiptar, që në vitin 2006 u futën në qeveri me më pak deputetë dhe në zgjedhjet e parakohshme i gjuanin me topa shtabet zgjedhore të BDI-së, deri sa edhe vet Ali Ahmeti u ba cak i sulmeve për atentat. Paramendonie, nëse ky koncept ka në disponim instrumentin e shtetit për disiplinim të shqiptarëve, do t’i shihni edhe xhamitë me simbole ekstreme të djathta si reaksion të një nëpërke: Shyqyr Zotit, që një xhami doli nga dora e fashizmit fetar-vehabit! Prapë, unë se kam obligim me ju treguar në detaje!?

Në kushtet e sotshme, në zemër të Evropes, një mentalitet i këtillë, siç është i palës maqedonase, për dominim pa bazë, fuqi dhe resurse njerzore, pa përkujdesjen e sinqertë të grupeve tjera etnike, me probleme rreth identiteti, emrit, gjuhës, ky mashtrim që u servohet shqiptarëve mund të shndrrohet një ditë në vetëmashtrim me konsekuenca të padëshirueshme edhe për maqedonasit. Ndaj llogaritja është bërë gabim, pasi mashtrimi nuk jeton gjatë askundi, kurse vetëmashtrimi t’i humb të gjitha.

Mashtrimi, vetëmashtrimi nuk kanë filluar me Ali Ahmetin. Ai i ka gjetur aty nga ata që u instaluan para tij me vetëmashtrim në qeveri. Politika e tij nuk është edhe pa rezultate. Kryesorja kemi “Jaw – Jaw”, fjalë shumë e bukur e Churchill. Po mundohen ta realizojnë marrëveshjen e Ohrit, nuk është edhe aq keq. Aty ku është keq, ka problem me keqmenaxhim. Ndërsa faji është kolektiv pse ne nuk ngritemi si qytetar të parandalojmë kur dikush then ligjin në pjesët shqiptare dhe respekton me devotshmëri në pjesët maqedonase. Aty duhet të korrigjohet partia e Ali Ahmetit. Kurse edhe me shpejtë duhet ta denoncojë fashizmin vehabit që përdorin partinë e tij për deformimin e vlerave të trashëgimisë sonë fetare dhe kulturore. Këta fashist vehabit kanë përdorur më parë edhe partinë e Menduh Thaçit. Ndaj në këtë betejë Ali Ahmetit i duhen gjitha partitë shqiptare, ndryshe tjetërkush do të lëvron arat shqiptare. Tjetra është vetëm krizë ekonomike. Ajo sot është edhe në Evropë. Mjafton që partiakët e tij, pjesa dërmuese, nuk shajnë, nuk vërsulen vullgarisht as nëpër forume të internetit, as nëpër kafe dhe çajtore. Mbi të gjitha, nuk vërsulen me kallash mbi evenimente kulturore artistike të shqiptarëve, siç ishte Nota Festi 2006. E në këto sjellje duhet të korrigjohet partia e PDSH-së. Prandaj nuk e shoh të udhës ta sulmojë në këtë fazë liderin e BDI-së, që është opozitë në pozitën maqedonase, që përfaqëson një koncept ekstrem të djathtë, që rrugëve dhe mureve e tregon fytyrën e vet fashiste. Do të ishte edhe jo e ndershme, pasi Ali Ahmeti ka ardhur në Maqedoni një vjet pasi unë jam shpërngulur në Britani dhe jetoj në Londër. Kurse mashtrimi, vetëmashtrimi, në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë, ka filluar kur në qeveri u instaluan komunistët e konvertuar në social-demokrat: LSDM. Ata sot po e paguajnë një çmim shumë të madh për këtë mashtrim.

Ajo çka mund ta lidhi Branko Cervenkovskin dhe Menduh Thaçin, është afera e armëve e vitit 1994 dhe shkatrrimi PPD-së si lëvizje dhe instalimi i konceptit të djathtë ekstrem shqiptar në Maqedoni. Pasi konceptet politike të Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit jane koncepte që mund të bashkëjetojnë vetëm me vojvodët e ekstremit të djathtë fashist të tipit të Nikolla Gruevskit.

Këta dy, nëse vërtetë e kanë për komb, duhet të ndryshojnë konceptet e tyre, duhet të tejkalojnë vetveten për një opozitë pa numra se kush është më i madh, ose më i vogël, ku edhe partia e Ali Ahmetit dhe krejt tjerat, edhe shoqatat e ndryshme, me theks të veçant shoqata e veteranëve të luftës, rinia studentore, duke përfshirë këtu edhe diasporën shqiptare, duhet të jenë në Opozitën e Bashkuar dhe për herë të parë Mashtrimit maqedonas të instaluar nga Crvenkovski në vitin 1992 t’i jepet një Ofertë serioze për Maqedoninë.

Kjo dikujt mund t’i duket e pamundshme, por kjo është e realizueshm vetëm me ndonjë zarf të ambsadorit amerikan. Kur mundet Kosova, mundemi edhe ne! Le të na udhëheqin në këtë Opozitë të Bashkuar dy femra shqiptare: Teuta Arifi dhe Mirrushe Hoxha. Tejkalonie vetveten, janë shumë më të respektuara nga shqiptarët si komb dhe nga miqtë tanë Perëndimor. Tekefundit më mirë gratë, ngase ne burrat jemi bërë gazi i botës! Kur e them këtë, ju krejt do gëzoheni, më përjashtimi të fashistëve vehabit, që duhet të jenë preokupim i klasës politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo nëpërkë ska edhe çka na duhet në Opozitën e Bashkuar, sepse moti e kanë shitur shpirtin te nëna e tyre Rusi. A ju kujtohen fjalët e pleqëve “hoxhollart e rusisë”. E kjo është kjo kohë. A ju kujtohet edhe fjala se në xhehnem “është një mulli që bluan koka hoxhollarësh”. Tash e kam më të qartë pse të dyjat janë folur përpara, por akoma më të qartë ma bëri ambasadori Rus për investimet kapitale në Maqedoni.

Nëse ndalemi në numra do të shihni se nga zgjedhjet e fundit VMRO nuk ka me shumë se 38 për qind të votuesve që kanë votuar dhe në këtë përqindje janë edhe grupe tjera etnike, kurse kjo përqindje nga elektoratit i përgjithshëm është edhe më e vogël, por kanë në duar tre pushtetet në Maqedoni.

Ndaj kur vij në Shkup, qoftë edhe për një mallëngjim të thjesht familjar, festiv, me miqë, shokë e dashamirë, dëgjoj fjalë: “A paska ardhur ky i Londrës, me cilën parti është?” Ky është mjerimi ynë, ku nuk dua ta shoh veten, shqiptarët, njerëzit në përgjithsi. Çka më intereson mua të dij për gazdallarët e kafeve apo restauranteve, cilës parti apo grupi i takojnë, shikoj shërbimet, komoditetin tim si qytetar të mprehet leht me fytyra të gëzuar dhe jo të hasmëruar deri në pafundësi. Nga kjo zymtësi që ka kapluar dhe skamja, me shumë të drejtë më ka prekur imagjinatën dhe ndaj kam vendosur të shkruaj, pasi rrugëve të Shkupit, Tetovës, Prilepit degjova parrolla fashisoide të cilat ishin bërë ushqim ditor i zagorisë së partisë së VMRO-s në emër të tifozllikut të kontrolluar nga policija e Gruevskit.

Fashizmi kurrë nuk i ka sjellur të mira shoqërisë, ai ka sjellur vetëm konflikte dhe luftra. Kurse neve shqiptarëve na ka sjellur humbje territoresh. Këtu unë mund ta pëlqej Ali Ahmetin se organizoi konflikt të kontrolluar në vitin 2001 për t’i larguar fashistët e VMRO-s nga institucionet e shtetit. Sot nuk është ajo kohë, por mund të përseritet ndryshe. Por ajo ndryshe, vetëm si i pari i Parlamentit, do ta ketë më lehtë të mbrojë interesat kombtare. Nga Reçica, na duket se ende është në mal, kurse shqiptarët na dalin si popull fisnor qe i pari i fisit flet në emër tonë më përfaqësuesit e shtetit.

Të luftosh fashizmin tënd dhe të huaj është detyrë fisnike për çdo shqiptar. Eshtë detyrë edhe kombtare dhe fetare. Ndaj, në këtë faze, konceptin fashist të përfaqësuar rrugëve nga e djathta ekstreme e Gruevskit, por edhe çfarëdo fashizmi tjetër, qoftë edhe si ky vehabit, unë me votën time si qytetar në emër të Opozitës së Bashkuar, ku ne krye janë Teuta Arifi dhe Mirrushe Hoxha, kam për t’i futur në kantën e bërrllogut. Por, nëse na refuzohet ky bashkim, atëherë lufta kundër fashizmit maqedonas dhe vehabit do të bëhet imperativ shumë shpejtë!

Vazhdojmë të kthehemi në Bing Bang… Kur u ndal procesi me Mashtrim dhe Vetëmashtrim dhe do të ndalem unë në këtë shkrim për hirë të unifikimit të klasës politike shqiptare për realizimin e popullit shtetformues në Maqedoni.

Kur munden anglezët me mbretneshën, pse ne s’mundemi me Teuta Arifin dhe Mirrushe Hoxhën në një Opozitë të Bashkuar!

shkruan: Musa Lamallari