Macron: Imamët tonë të trajnohen në Al Az’har për të siguruar stabilitet dhe shtetësi.

0

Imami i Madh: Paqja është thirrja e parë e Al Az’har që garanton mbrojtjen e jetës së pafajshme dhe të gjakut.

Macron: Ne duam që ti trajnojmë të gjithë imamët tonë në Al Az’har për të siguruar stabilitet dhe shtetësi.

Imami i Madh përshëndeti presidentin Francez, zonjën e parë dhe delegacionin e tij shoqërues, duke theksuar se vizita e tij është një vizitë e veçanet dhe e rëndësishme duke pasur parasysh lidhjet kulturore dhe historike që lidhen në mes të Al Az’har dhe Francës e cila është nga të deleguarit të Al Az’harit në Francë të cilët janë bërë simbole të mendimit dhe të kulturës në Egjipt prandaj ne jemi të etur për vazhdimin dhe konsolidimin e këtyre marrëdhënieve.

Gatishmëria e Al Az’har për të mbështetur Francën nëpërmjet një programi
për të trajnuar imamët për të luftuar ideologjinë terroriste, si dhe dhënien e bursave për studentët francezë për të studiuar në Al Az’har që Franca të jetë një qendër për shpërndarjen e mendimit mesatar dhe paqësor në Evropë.

Imami i Madh theksoi se paqja është mesazhi i parë i Islamit të vërtetë, i cili është i vetmi garantues i mbrojtjes së jetës dhe gjakut të pafajshëm, duke theksuar se Al Az’har është i gatshëm për të ndihmuar dhe për të shpëtuar çdo kënd që jetojnë kudo në botë të mos vritet në emër të fesë, ne jemi duke punuar edhe  ndërtuar urat e dialogut me Perëndimin, institucionet kryesore fetare.

Nga ana e tij, presidenti francez ka shprehur lumturinë e tij për t’u takuar me Imamin e madh i cili është simboli më i madh islamik, dhe rolin e tij të rëndësishëm në kundërshtimin e të gjitha formave të dhunës dhe terrorizmit, punë të përhershme për të ndërtuar ura të dialogut ndërmjet feve, dhe kërkimin e tij për të ringjallur shkencën dhe njohuritë islame, duke shprehur aspiratën e tij për të rritur bashkëpunimin me Al Az’har dhe në koordinim me të, për të promovuar vlerat e shtetësisë, bashkëjetesës dhe stabilitetit në shoqërinë franceze, dhe për t’u përballur me rrymat ekstremiste që tërheqin myslimanët e rinj në Francë.

Presidenti shprehu dëshirën e tij që të gjithë imamët dhe predikuesve në Francë të trajnohen në Al Az’har Al-Sharif, dhe se studentët francezë të marrin edukim fetar në Universitetin Al Ez’her që të jetë një garanci e stabilitetit dhe respektit për rregullat e shtetësisë, duke theksuar rëndësinë e rivendosjes së marrëdhënieve kulturore midis Al Az’har dhe Francës përmes granteve dhe marrëdhënieve akademike në mes të shkëmbimit të dy palëve.

Artikulli paraprakAkademia për Rehabilitimin dhe Trajnimin e Imamëve
Artikulli tjetërJa kush ishte projektuesi i ISIS-it dhe strukturave të saj?
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).