Ja kush ishte projektuesi i ISIS-it dhe strukturave të saj?

0

“Haxh Bekri” …. Një oficer i inteligjencës Irakiane i cili e projektoi  strukturën e organizatës terroriste ISIS.

Pas lirimit të tij nga burgjet  amerikane, ai kontribuoi në krijimin e ISIS-it dhe në zhvillimin e planeve strategjike. Ai njihej ne organizate me emrin Haxh Bekri ….. ra në duart e organizatave të tjera terroriste në rrethinat e Alepos.

Oficerët e shkarkuar nga autoritetet amerikane në Irak pas rënies së Bagdadit kanë kontribuar në zhvillimin e strukturës organizative të ISIS-it, planit strategjik dhe zonave të përqendrimit. Një nga ata që kontribuuan në ndërtimin e strukturës së organizatës, duke tërhequr skemat në fushat e ekzistencës dhe mjetet e mbledhjes së parave, ishte Semiir al Khalifavi, i njohur si aktivisti „Haxh Bakri“, i cili arriti te ketë një ndikim të jashtëzakonshëm brenda organizatës, në mes të një kujdesi të thellë për të mos u zbuluar emri i tij dhe veprimtaria e tij para vdekjes së tij, dhe zbulimin e sekreteve të tij nga inteligjenca gjermane.

Kolonel në inteligjencën e Sadam Huseinit

Pas largimit të tij nga shërbimi ushtarak, pas dekretit të administratorit amerikan në Irak, Paul Bremer, për të shpërndarë ushtrinë dhe inteligjencën e Irakut në vitin 2003, Semiir al Khalifavi, një oficer i inteligjencës së mbrojtjes ajrore gjatë epokës së presidentit Saddam Hussein, u tërhoq nga idetë që dukeshin të çuditshme për veshët e tij e që qarkullonin në shumicën e xhamive në Irak, pas pushtimit amerikan të Irakut, para se të përfshihej nën flamurin e „Teuhid dhe Xhihad“ të udhëhequr nga  „Abu Musab el Zarkawi“, pasi u takua „Zarkawi “ me te dhe dhjetëra oficerë të pushuar nga puna.

Semiri, emri i të cilit njihet si „Haxh Bakri“, luajti një rol të rëndësishëm në ekzekutimin e shumë veprimeve të dhunshme kundër selisë së ushtrisë amerikane dhe institucioneve ndërkombëtare. Ai u arrestua dhe u dënua me burg në Camp Buka dhe Abu Ghraib ndërmjet viteve 2006 dhe 2008.

Në kampin e tij të ndalimit, Haxh Bekri u njohur me dhjetëra oficerë që do të jenë pjesë e një grupi të fshehtë që do të jetë bërthama e organizatës pas largimit të tij nga kampi, i cili do ta ringjallë atë, veçanërisht pasi Zarkawi u vra në vitin 2006 pas një Sulmi ajror të SHBA-së. Për të zgjeruar kufijtë e organizatës, përmes udhëtimit, në fund të vitit 2012 në Siri, veçanërisht në qytetin Tel Refaat në veri të Aleppos ku grupet militante ishin të përqendruara.

Sipas dëshmisë së gazetarit irakian Hashim al Hashimij në revistën „Der
Spiegel“ gjermane, Bekri u llogarit në anën e ideve nacionaliste dhe
jo në anën e ideve islamiste dhe se ai kishte një shkallë e lartë të
inteligjencës, ashpërsisë dhe aftësisë në logjistikë.

Përvoja e tij ushtarake e mëparshme dhe informatat mbi dosjet e këtyre organizatave gjatë viteve të tij të punës siguruan aftësinë për t’i tërhequr këta elementë tek organizata nën udhëheqjen e tij dhe për të hartuar një plan për këtë grup dhe për të vendosur detyra për secilin individ në bazë të rëndësisë së shtetit islamik duke fituar zonën më të madhe të mundshme të tokës. Pastaj kjo do të merrej si platformë për të pushtuar Irakun.

Projektuesi i Strukturës së ISIS-it: «Celulat Spiune» episodi më i rëndësishëm

Pas udhëtimit të Semiir Haxhi në Siri dhe suksesit të tij në bashkimin e shumë grupeve militante nën flamurin e ISIS-it, filloi të dizajnonte strukturën e organizatës, planin e tij strategjik dhe detyrat e secilit individ brenda saj, duke e vendosur objektivin kryesor prapa të gjithë kësaj zgjerimin dhe përvetësimin sa më shumë hapësirë ​​të mundshëm të tokës.

Njohurit e tij të sigurisë dhe përvoja e tij e inteligjencës u pasqyruan qartë në strukturën e organizatës. Ai projektoi qelizat spiun që ishin të lidhura me departamentin e inteligjencës së organizatës. Funksionet e tij përfshinin monitorimin e të gjithë individëve për të përcaktuar nëse ka ose jo ndonjë lidhjeje jashtë organizative në një përpjekje për të parandaluar çdo përpjekje për të depërtuar në organizatë nga elementë të jashtëm.

Rolet e këtyre qelizave gjithashtu përfshinin grumbullimin e sa më shumë
informacioneve për qytetet e synuara, përkatësinë e tyre politike, natyrën e krizave me të cilat përballen, numrin e xhamive në qytet, identitetin e imamëve të tyre, numrin e grave të tyre dhe fëmijëve, sipas dokumenteve të reja të siguruara nga revista gjermane “Der Spiegel Exclusive”.

Përveç kësaj, Bekri u emërua emir i çdo këshilli rajonal me detyrën e vrasjes, rrëmbimit, gjuetisë, komunikimit dhe dekriptimit, si dhe emërimin e një emiri tjetër për të mbikëqyrur pjesën tjetër të princave „nëse ata nuk i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë adekuate“. Në fillim të vitit 2014, Haxh Bekri u vra në zonën rurale të Aleppos nga grupe islamike që luftonin kundër organizatës terroriste ISIS.

Autor : Zuhdi Hajzeri

Artikulli paraprakMacron: Imamët tonë të trajnohen në Al Az’har për të siguruar stabilitet dhe shtetësi.
Artikulli tjetërXhihadi në Islam ……. ndërmjet iluzionit dhe të vërtetës
zuhdi_hoxha
Zuhdi Bedri Hajzeri eshte i lindur ne vitin 1984. Pas shkollimit ne Madresen Alauddin ne Prishtine ka perfunduar - Universiteti Al Ez’her në Kajro Egjipt, dega Komentim i Kur’anit. - Në përfundim Master Komentim i Kur’anit në “Universiteti Amerikan i Hapur” Kajro. - Ndjek mësimet Master Shkenca të Sigurisë Universiteti FAMA. - Imam nga viti 2010 në Xhaminë “TAHTALI” në Pejë. - Redaktor në Portalin “ FolTash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit nga viti 2015. - Anëtar i Asociacionit Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit në Kajro. - Anëtar i Qendrës Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës Gjermani&Holandë. - Anëtar i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës . - Anëtar i UGA ( Uniteti Global Alban). - Çmimin ndërkombëtar “ Misionar Ndërkombëtar i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, Guvernator Dr.Shefki Hysa (akredituar nga UN, EU, USA, NATO), Akademia Universale e Paqes në Botë nga Kombet Bashkuara Dr. Madhu Krishan President i Universitetit të Kombeve të Bashkuara për Paqen Globale dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore. - Certifikuar në trajnimin me temë: “Siguri Kombëtare “ nga Europe Training Institute ( Drejtor Ekzekutiv Ermal Jauri) dhe Shoqata George C. Marshall Center, Shqiperi ( Kol.Dr. Dritan Demiraj).