E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve

0

V. Pasthënje

  1. Biografia e autorit: Ahmed ibn Zejn ibn Ahmed Dehlan el-Mekki është dijetar i medhhebit shafij.Ishte jurist i sheriatit – fakih dhe historian që është dëshmuar si dijetar në lëmi të shumta. Ka kryer funksionin e muftiut të Mekkes të lavdishme. Ka bartur titullin e nderit shejh’ul-islam. Është i lindur në Mekke në vitin 1304 hixhrij. Pas vetes la vepra të botuara që janë në qarkullim, ndër të cilat veçojmë:
    – El-Ez’haru’z-zineti fi shehri metni elfijjeti,
    – Tarihu duveli islamijjeti bi’l-xhedavivi’l-merdijjeti,
    – Fet’hu’l-xhevadu’l-mennani ale’l-akidet’il-musemmati bi fejdi rrahman,
    – Derru’l-sunnijjeti fi reddi ale’l-vehabijjeti,
    – Nehlu’l-atshani ala fet’hi’-rr-rrahmani,
    – Fi texhvidi’l-kur’ani
    – Hulasatu’l-kelami fi umera’i bedeli’l-harami,
    – El-Futuhatu’l-islamijjeh etj.
    – Nga veprat e tij është edhe ky libërth mbi fitnen vehabite për të cilën shpresojmë se lexuesit e ndershëm do të kenë dobi, kurse All-llahu i di qëllimet e të gjithëve.
    – Kjo vepër është botuar në vitin 1978 në Stamboll nën mbikqyrjen e Husejn Hilmi ibn Seid Istambullit.
  2. Tevessul konsiderohet që dikush ta lexojë e drejtojë duanë All-llahut xh. sh. dhe në të ta përmendi Pejgamberin Muhammedin a. s. ose ndonjë pejgamber ose evlija tjetër me shpresë se All-llahu xh. sh. do t’i përgjigjet duasë së robit të tij për shkak të mëshirës dhe bereqetit të Tij ndaj robit të përmendur në dua. Kjo mënyrë e duasë ka mbështetjen e vet në hadithet e Pejgamberit të All-llahut. Të parët që këtë dëshiruan ta largojnë nga mësimi islam janë vehabijt.
  3. Tevhid është besimi në një Zot – njësia që përfshihet në maksimën La ilahe il-la’ll-llah.
  4. Da’va është thirrja në islam. Deri diku i përfgjigjet termit misionarizëm.
  5. Libri quhet Es-sevarik’ul-ilahijje fi reddi ale’l-vehabijje, Damask, 1997.
  6. Pejgamberi i rrejshëm i cili u paraqit në epokën e Resulull-llahut kurse pësoi nga ana e Halid ibn Velidit në kohën e sundimit të Ebu Bekrit r. a..
  7. Huxhre quhen lokalet ku është varrosur Muhammedi a. s.
  8. Te shqiptarët i njohur si Mehmet Ali Pasha, me prejardhje shqiptare. Përkthyesi.
  9. Shkëputje nga vepra ‘Kejfe huddimet hilafe’ (Si është rrënuar hilafeti) nga autori prof. Abd’ul-kadim Dhel-lum, fq. 13 – 19.
  10. Po këtë vit Karagjorgje ngriti kryengritjen kundër Turqisë. Ky është fakt se Anglezët mirë i kanë sinkronizuar kryengritësit serbë dhe vehabitë për masakrimin e muslimanëve dhe rrënimin e hilafetit dhe shtetit musliman. Për këtë arsye vehabitët qenë tradhtarët më të mëdhenj të islamit.
  11. (Sirisë, Palestinës, Libanit e Jordanit, përkthyesi))
  12. Gënjeshtër e madhe vehabite.
  13. Studimi mbi lëvizjen vehabite është sizhe i shkurtuar i punimit të M. H. Shendubit, i cili me këtë temë ka mbrojtur temën e diplomës në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Libanit. Punimi ende s’është botuar por ka vlerë.
  14. Ky është mendim i prof. Abdulmeteala es-Said it në librin e tij El-Muxheddidune fi’l-islami”, botimi II, Kairo, 1962, fq. 437.
  15. Ali Tantavi, Muhammed Ibn Abdu’l-vehhab, vëllimi I, Damask, 1961.
  16. Vehabitët ‘kuburit” e quajnë çdo njeri që e viziton varrin dhe sipas tyre në varr sillen jokorrekt, në kuptim nëse bën lutje në varre apo si thonë ata se kaburitët u luten të vdekurve në varre. Sipas mendimit apo supozimit të ulemasë islame normale, vehabijt pa të drejtë i kanë quajtur kuburitë njerëzit që u bënin vizitë të rëndomtë varrezave (mezareve).
  17. Ali tantavi, Muhammed Ibn Abdu’l-vehhab, vëll. I, Daru’l-fikr, 1961. Përndryshe, shejh Ali tantavi është nga Siria dhe në kohë të gjatë jetoi në Arabinë saudite.
  18. Emin Seid, Tarih’ud-dewleti’s-saudijjeh.
  19. Ibid., fq. 105 – 106.
  20. Ibid., fq. 106 – 107.
  21. Muhammed Hamid el-Fekkij, Etheru da’vet’il-vehabijjeti, fq. 93.