A ka tek ju evlijaullah?

0

10986344_698827410236355_1325518174_n

Një ditë u nisa për në punë, i hipa autobusit, por për arsye se jam mysafir në këtë vend, e pyeta një njeri që ishte pranë meje se a ndalon autobusi në Fatih. “Po! Si duket ti qenke mysafir?!”, m’u përgjigj.
“Nuk jam nga Turqia, i thashë, vij nga Shkupi”. Pa një pa dy me pyeti: “A ka tek ju evlijaullah?”
Edhe mendja edhe shpirti më heshtën…, u bllokova. O Zot, thashë me vete, ç’është kjo pyetje?

Sa e madhe por e harruar nga mendja jonë… Iu përgjigja:
“Nuk e di, me siguri duhet të ketë, por nuk e di. Te ne kjo çështje, zotëri, njëherë për njëherë nuk diskutohet, ngase janë në huti hoxhallarët dhe institucioni i fesë. Do të ishte më lehtë të më pyetje se sa ‘hoxhallarë’ kemi spiunë dhe tradhtarë të fesë, të kulturës, të vendit dhe të vakëfit. Te ne ‘hoxhallarët’ në vete mendojnë diçka tjetër, në dhomë flasin tjetër gjë, e në vende zyrtare krejtësisht diçka tjetër. Merreni me mend se në çfarë sikleti i lënë besimtarët. Edhe feja edhe besimtarët janë në azab të madh nga ‘hoxhallarët’.
Është duke na mbytur indiferenca dhe heshtja”.

Megjithëse i zhgënjyer nga ajo që i thashë, prapëseprapë më luti t’u bëj selam evlijave. I thashë:
“Po, me izën e Zotit, por do duhet të shkoj në varrezat e vjetra që t’ju bëj selam”.